20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Liria, 2001, Giorgio Camnasio

• Cili është konteksti i realizimit të poemës? Cilat janë raportet realitetpoetikë

në të?

Arsyetoni qëndrimin tuaj.

Konteksti i realizimit të poemës ka të bëjë me fokusimin e ideve dhe dramës

së lirisë duke iu referuar më konkretisht pushtimit të Shqipërisë nga

perandoria osmane. Megjithatë, ajo gjithashtu i referohet edhe lirisë njerëzore

dhe asaj poetike.

Poetika dhe realiteti janë në raporte shumë të ngushta në poezinë e Mjedës.

Kjo vërehet kur vetë Mjeda në vargjet e tij tregon dhimbjen që ndjen për

atdheun e tij. Ja se si e përshkruan Mjeda këtë dhimbje: ... Vaj e mjerime qët

kjo toka jonë/ Na pa emën kurrkund, pa atdhe, na jemi/... Këto janë vargjet

më të spikatura ku ndihet dhimbja e dëshira njëkohësisht për të parë

atdheun e tij të lirë.

• Si shfaqet në poemë karakteri i poetit të përfshirë në çështjen kombëtare?

Shpjegoni përqasjen tuaj.

Karakteri i poetit në poezi përshfaqet nëpërmjet vargut: lirinë e keni ju, na

hekra kemi... nëpërmjet këtij inversioni kuptimor autori ka dashur ti bëjë

thirrje gjithë popullit për tu ngritur për lirinë e atdheut. Në këtë aspekt ai

shfaq karakterin liridashës të tij por edhe angazhimin politik për çështjen

kombëtare. Në strofën e parë ai thekson nevojën e identitetit kombëtar dhe

kundërshtimin e tij ndaj robërisë.

• Si është trajtuar liria në poemën e mësipërme?

Në poemë liria është shprehur si nevojë intelektuale duke iu referuar kështu

territ dhe mjegullës që ka kapluar vendin; si liri fizike na hekra kemi, si

mungesë identiteti dhe shfaqja robërie. Nëpërmjet këtij kontrasti Mjeda jep

atë se çfarë vendi duhet të bëhet në vend të asaj se çfarë është.

• Cila është përmbajtja e sonetit të pestë? Thuajeni atë në vija të

përgjithshme.

Soneti i pestë është një thirrje e fortë që i bëhet qëndrimit ende nën zgjedhën

osmane të atdheut. Ky është fragmenti ku poeti shpërthen në dhimbje, duke

treguar vuajtjet nga jeta e përditshme e njerëzve. Mjeda e fokuson gjendjen

dramatike të atdheut të vet tek populli, duke vënë në dukje rrënimin

kombëtar. Ai revokon të kaluarën e ndritur të Skënderbeut dhe Dukagjinit

duke shfaqur kështu tipare romantike të botëkuptimit por mbi të gjitha për

të dhënë nevojën e qenies një vend i lirë.

• Komentoni poezinë, duke u nisur nga ekspozicioni me të cilin fillon ajo:

“Lirin’ e keni ju!”

Çfarë mbart kjo thirrje nga pikëpamja e autorit dhe këndvështrimi i lexuesit?

Mjeda sonetin e pestë e ka nisur pikërisht me këto fjalë “Lirin’ e keni ju!”, dhe

ai me këto fjalë ka dashur t’u hapë sytë njerëzve, se atdheu i tyre nuk mund

të çlirohet vetë por vetëm n.q.s bashkohet i gjithë populli në një i vetëm. Kjo

është pikërisht thirrja e racionalizuar që poeti u bën njerëzve. Nga pikëpamja

e autorit ky apostrof përmban thirrjen e lirisë, që populli të kuptonte

rrënimin e pafundmë që vjen nga robëria. Ndërsa nga këndvështrimi i

lexuesit kjo fjali mbart kuptimin e “zgjimit” të popullit në aspektin e fitimit të

dinjitetit që të jep liria.

193

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!