20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kuptimi direkt i poemës është tregimi i një udhëtimi fantastik në botën e

përtejme që mbaron në parajsë. Edhe kjo ka kuptimin e saj alegorik.

Udhëtimi i Dantes përfaqëson procesin ku shpirti i njeriut ringjallet. Njeriu

pasi të njohë mëkatin dhe të pastrohet me anë të pendesës mund të arrijë

përsosmërinë morale. Alegoria ka kuptime politike: Pylli i errët =>çrregullim

politik; 3 kafshët=>3 fuqi të mëdha.

6.2 Letra e Tatjanës, Pushkin (1799-1837)

Ora I

Objektiva:

a) të kuptohen figurat e Tatjanës dhe Onjeginit në raport me njëri-tjetrin

dhe në raport me shoqërinë;

b) Të kuptohen figurat e heronjve tanë në raport me letërsinë romantike;

c) Të lexohet fragmenti dhe të diskutohet mbi të.

• Flisni për Pushkinin dhe rolin e tij në letërsinë ruse të shekullit XX dhe të

mëpastajme.

Pushkini ishte krijuesi i rusishtes letrare bashkëkohore. Tematikat e poezisë

pushkiniane janë shtrimi i çështjeve rrënjësore e të mprehta të shoqërisë,

kuptimi i qenies dhe ekzistencës, tema e vdekjes dhe e pavdekësisë, shpëtimi

shpirtëror, pastrimi moral dhe mëshira.

• Cila është panorama që na ofron romani në vargje “Eugjen Onjegini”?

Komentojeni atë në kuadrin e realitetit rus dhe atij mbarë evropian të shek XIX.

Romani në vargje “Eugjen Onjegin” krijon imazhe të jetës dhe përbërjes

shpirtërore të heronjve romantikë. Paraqet prirjen dhe evolucionin e autorit

dhe të aristokracisë provinciale. Duke u njohur më shumë me veprën

dallojmë qartë mënyrën e jetesës, jetën kulturore, sociale, të inteligjencies

dhe salloneve ruse të cilat ekzistonin gjatë shekullit të XIX. Ashtu siç thuhet

edhe në vepër, rrethi letrar i Onjeginit është shumë i gjerë gjë që tregon se

nëpërmjet librave të ndryshëm që ai ka lexuar, është njohur me shumë veçori

të ndryshme të jetesës evropiane perëndimore dhe këto njohje kanë

depërtuar në shtresat dhe në arketipin patriarkal të jetës ruse.

• Krahasoni kultivimin letrar të Onjeginit me atë të Tatjanës. Vëreni

ngjashmëritë dhe dallimet.

Rrethi i leximeve të Onjeginit është shumë i gjerë dhe kjo tregon se si kultura

europiano-perëndimore ka depërtuar në shtresat dhe tipin patriarkal të jetës

ruse. Onjegini është i vëmendshëm ndaj leximeve, sepse Tatjana sapo njihet

me bibliotekën e tij, vë re se librat janë të nënvizuar me laps. Libra krejt të

tjerë lexon Tatjana. Në romanet sentimentale dashurore, Tatjana sheh një

jetë tjetër më tërheqëse, më interesante, se sa jeta monotone në atdhe.

186

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!