20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Cilat janë vajzat e xha Gorioit? Zbuloni domethënien e veprimeve të secilës

prej tyre.

Anastasi de Resto dhe Delfina, gruaja e bankierit De Nusingen janë bijat e

Xha Gorioit. Të dyja bukuroshet faktikisht kanë hequr dorë nga plaku i tyre,

i cili u ka dhënë atyre gjithçka. Mes dy motrave ekziston një rivalitet sepse

ndryshe nga kontesha Anastasia, baroneshën Delfina nuk e pranojnë në

shoqërinë e lartë. Për një ftesë në shtëpinë e vikonteshës De Bosean, kjo grua

është gati të bëjë çdo poshtërsi.

Këto dy psikologji dëshmojnë realitetin e shthurjes së familjes në periudhën e

Restaurimit në Francë, realitet i cili tregon se dashuria për babain përkthehet

në kambiale apo përfitime materiale e sociale, kurse mungesa e dashurisë

ndërmjet motrave shpreh thelbin egoist të gjithsecilës si pasojë e shterpësisë

së tyre shpirtërore dhe mungesën e dashurisë për tjetrin, që vjen si pasojë e

mungesës së një vizioni njerëzor mbi jetën. Gjithë shthurja e familjes është

në fakt degjenerimi i shoqërisë. Degradimi i këtyre vajzave vjen pikërisht si

pasojë e materializimit të ndjenjave.

• Ku qëndron thelbi banditesk i Votrenit, por dhe i Rastinjakut? Cila është

drama morale dhe ajo sociale e këtij momenti? Argumentoni qëndrimin tuaj.

Viktorina Tajfer banon në pension, sepse atë nuk dëshiron ta njohë i ati, një

bankier i pasur. Ajo ka një vëlla. Sipas Votrenit mjafton ta zhdukësh atë nga

skena, që situata të përmbyset dhe Viktorinës i takon të mbetet e vetmja

trashëgimtare. Asgjësimin e Tajferit të ri Votreni e merr përsipër vetë, ndërsa

Rastinjaku duhet t’i paguajë atij dyqind mijë franga, “një pikë ujë në det”

krahasuar me milionat që do të përfitojë ai. Djaloshi është i shtrënguar të

pranojë që ky njeri i tmerrshëm ka thënë në një formë të vrazhdë, të njëjtën

gjë që i ka rekomanduar vikontesha De Bosean. Duke e ndierë instinktivisht

rrezikun e një marrëveshjeje të tillë me Votrenin, ai vendos t’i fitojë zemrën

Delfina de Nusingenit.

Këtu kemi dy anë të medaljes banditeske: anën kriminale-Votreni dhe

kriminalo-amorale- Rastinjaku. Krimin me të vërtetë do ta kryejë Votreni, po

në këtë rast edhe Rastinjaku është bashkëfajtor në krim dhe jo vetëm ndaj

këtij krimi fizik, por edhe ndaj një veprimi çnjerëzor që do të kryejë karshi një

vajze të paplotësuar në jetë. Thelbi i Rastinjakut në këtë rast është

meskiniteti dhe frika. Arsyeja pse ai zgjedh të mashtrojë Delfinën, është frika

nga Votreni dhe jo sepse e mendon ndryshe.

• Zbuloni raportin e Xha Goriot me të bijat dhe dhëndurët e secilës.

Shpjegoni arsyet pse ka ndodhur kështu.

Rastinjaku vendos t’i fitojë zemrën Delfina de Nusingenit. Në këtë ndërmarrje

atë do ta ndihmojë xha Gorioi, i cili i urren të dy dhëndurët dhe i fajëson ata

për të gjitha fatkeqësitë e vajzave të tij. Eugjeni njihet me Delfinën dhe

dashurohet me të. Ajo i përgjigjet po ashtu dashurisë së tij, sepse ai i ka bërë

asaj një shërbim të madh, duke fituar shtatë mijë franga. Gruaja e bankierit

nuk arrinte të paguante një borxh dhe i shoqi, duke i përvetësuar asaj

shtatëqind mijë frangat e pajës, e kishte lënë atë pa asnjë grosh. Gjendja e

Anastasisë është edhe më e keqe: duke shpëtuar Maksim de Trajin nga një

burgim i gjatë, ajo i ka lënë peng Gobsekut të gjitha brilantet e familjes dhe

këtë gjë e ka marrë vesh i shoqi, konti De Resto.

77

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!