20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nora fsheh një enigmë të thellë: tetë vjet më parë ajo ka falsifikuar

nënshkrimin e të atit të vdekur për t’i marrë borxh një zotërie vendas,

Krogstadit. Nora e ka bërë këtë falsifikim që të paguajë shërimin e të shoqit,

të sëmurë rëndë. Asgjë nuk i ka treguar të shoqit dhe është e gëzuar që e

fshehta e saj është një dëshmi e përkushtimit të saj në dashuri. Kështu Nora

është e bindur se ka bërë më të mirën për jetën e burrit të saj dhe më të

mirën për familjen e saj pa menduar për vlerësimin e mjeteve por thjesht

duke u kënaqur që ka shpëtuar jetën e Helmerit.

• Karakterizoni figurën e Torvald Helmerit në kontekstin e moralit puritan

dhe karrieristit.

Me të mësuar mbi borxhin e Norës, burri nis të shqetësohet, sepse në atë

kohë të moralit puritan, çdo familje e virtytshme mund të bëhej objekt

thashethemesh, intrigash dhe skandalesh. Përveç kësaj, Torvaldi lufton të

mos i humbë posti i tij si drejtor banke.

• Ku është shoqja e jetës në këtë moment për të? Interpretoni fjalët e burrit

drejtuar së shoqes pasi ai merr vesh të vërtetën.

Torvaldi bisedon me gruan e tij si me një kriminele të vërtetë. “O, çfarë

zhgënjimi i tmerrshëm! Gjithë këto tetë vjet... ajo, gëzimi im, krenaria

ime...paska qenë një mashtruese, ordinere... O, çfarë humnere e paanë

pisllëku dhe intrige!” Gruaja, si të thuash, pushon së ekzistuari për të. Pra në

këto momente Nora nuk ekziston më për Helmerin, e vetmja gjë që ka rëndësi

është që ai të gjejë një mënyre që të dalë nga kjo situatë, që të shpëtojë nga

fjalët e të tjerëve dhe të shpëtojë karrierën e tij. Ai nuk bën gjë tjetër veçse

mendon për veten e tij dhe fyen e ofendon Norën.

• Gjykoni sjelljen e Torvaldit ndaj Norës në momentin që ai i heq asaj fëmijët.

Torvaldi gatitet ta shmangë Norën nga edukimi dhe kontakti me fëmijët. Ai

tregohet mizor duke i hequr asaj ata, sepse më të vërtetë mendonte se ajo

sipas tij mund të mos kishte ndikim të mirë tek fëmijët por askush nuk

mund ti japë fëmijëve dashurinë që vetëm ajo mund t’ia ofrojë, dashurinë e

nënës. Në këtë kontekst Ibseni nëpërmjet figurës së Torvaldit ka dhënë edhe

patetizmin e figurës maskiliste për shoqërinë e asaj kohe.

• Komentoni momentin: “Torvaldi qetësohet, por Nora nuk është më ajo që ka

qenë”. Analizoni qartësimin dhe rifitimin e dinjitetit.

Torvaldi qetësohet sepse ai mendon se shpëtoi karrierën e tij por Nora është e

qartë për gjithçka, tashmë ajo merr një vendim për të rifituar dinjitetin e saj

të cilin ajo e kishte sakrifikuar për dashurinë që nuk ekziston më.

• Shtjelloni konceptin e dinjitetit njerëzor nëpërmjet sjelljes vendimtare të

Norës.

Nora me vendimin e saj dënon çdo gjë, shoqërinë, ajo braktis dashurinë

hipokrite dhe të pashpërblyer dhe vendos të përqendrohet tek dinjiteti i saj si

idealin kryesor për të cilin ajo do të luftojë tani e mbrapa.

• Argumentoni konceptin e fasadës dhe të thelbit të lumturisë e njeriut në

dramën “Shtëpi kukulle”.

Fasada në dramën “Shtëpi kukulle” ishte e gjithë familja e Helmerave e cila

ishte e ndërtuar mbi hipokrizinë, egoizmin dhe gënjeshtrën. Fasada më e

madhe ishte martesa e tyre dhe lumturia e shtirur, e cila kurrë nuk kishte

ekzistuar por që Nora ishte përpjekur gjithmonë të stimulonte dhe të besonte

171

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!