20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Të lexuarit:

• Lexoni tekstin duke u përfshirë sentimentalisht në të dhe thoni:

1) çfarë kuptuat;

Shkrimtari, artisti vlerësohet në bazën e krijimtarisë së vet.

Arti dhe letërsia nuk mund të bëjnë kompromise me vlerat materiale, sepse

mbeten në thelb vlera shpirtërore.

Sipas Folknerit sfida janë:1. tragjedia jonë që është frika e përgjithshme dhe

universale, e përballur gjer më sot.- Ai thotë e përballur, por jo e tejkaluar 2. si

dhe fakti që nuk ka më probleme të shpirtit.

Kërkimi i të vërtetës universale është thelbi i ekzistencës.

Njeriu nuk duhet të mbijetojë, por të fitojë mbi jetën.

2) cili është misioni i shkrimtarit;

Misioni i shkrimtarit sipas Folknerit është 1. të jetë novativ në idetë e veta. Ai

këtë e thotë në fragmentin : “por për të ngjizur prej lëndës së shpirtit njerëzor

diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.” 2. Shkrimtari duhet të shkruajë

për shpirtin “sepse veç për ta ia vlen të shkruash, për agoninë dhe ëmbëltinë

e shpirtit njerëzor.”

Shkrimtari duhet të shkruajë për jetën dhe ndjenjat njerëzore, sepse ato janë

rruga drejt njohjes të së vërtetës.

Zëri i poetit nuk duhet të jetë vetëm regjistruesi i njeriut; ai mund të jetë njëri

prej mbështetësve, shtylla që duhet t’i bëhet krah mbijetesës dhe

ngadhënjimit të tij.

• Bëni dallimin mes njeriut dhe veprës së tij. Zhvilloni interpretimin tuaj,

nisur nga qasja e misionit njerëzor dhe krijues.

1. E ndjej se ky çmim nuk më jepet mua si njeri, por veprës sime – punës

sime të krejt një jete në agoninë dhe ëmbëltinë e shpirtit njerëzor, jo për

lavdi, ende më pak për mbushulli, por për të ngjizur prej lëndës së

shpirtit njerëzor diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

2. Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm

sepse ai do të mbijetojë; kur të ketë kumbuar tik-taku i mbramë i fundit

të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të

përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do ketë mbetur

kumbi i një zëri: kumbi i mezindierë, i pashtershëm i njeriut, që ligjëron

ende. Shkagoj ta qas këtë mundësi. Jam i sigurt se njeriu nuk do të

mbijetojë, ai do të ngadhënjejë. Ai është i pavdekshëm, jo sepse vetëm ai,

midis krijesave, ka një zë të pashtershëm, po sepse ai ka një shpirt, një

frymë, që janë të afta të dhembin, të flijohen, të mbijetojnë.

Poetit, shkrimtarit, s’i mbetet asgjë tjetër, pos se të shkruajë për këto.

Si përfundim, njeriu jeton për të ndier (kulmon me tmerrin), kurse shkrimtari

për të dhënë artistikisht dhe me vërtetësi ndjenjat e shpirtit njerëzor,

pavarësisht nga ngjyra e tyre.

• Pasi të keni përfunduar komentin e mësipërm, analizoni thellësisht raportet

jetë-njeri, art – e panjohur.

Fjalia përcaktuese në ligjëratë: “Lypset mësuar se s’ka gjë më të vyer se sa të

ndiesh tmerr; dhe me të nxënë këtë, të tjerat harrohen përgjithnjë, pa lënë

skutë për asgjë në punishte, pos të vërtetave të moçme universale – dashurisë,

144

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!