20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Nxirrni në pah rolin e krijimtarisë lasgushiane në zhvillimin dhe përsosjen e

shumë formave të shqipes.

Jeta dhe vepra e Poradecit përbën një fat për letërsinë shqipe. Çdo shqipfolës në

mënyrë të pavetëdijshme, ka parasysh emancipuesin më të madh të lirikës

kombëtare, reformatorin që ngriti poezinë shqipe në kuota kombëtare. Mbi të

gjitha, Poradeci ka bindjen se gjuha shqipe mund të shprehë në mënyrë të plotë

gjithë spektrin emocional poetik. Ai e quan atë Ligjëratë pleqërishte; Frymë e

gojës shqiptare; Këngë e orës shqiptare; Fjala jonë pleqërishte; Kuvendi i zogut etj.

Nga këto sintagma e formula poetike poeti njeh lashtësinë e gjuhës shqipe

(Ligjëratë pleqërishte), identitetin etnik (Frymë e gojës shqiptare), aftësinë

muzikore të shqipes (Kuvendi i zogut). Në gjithë krijimtarinë e tij poeti bën

përpjekje të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Ai lektiset

pas frymës, dëlirësisë dhe bukurisë së shprehjes së kulluar të popullit, krijon e

modelon sipas gjedhesh popullore, ndaj poezia e tij është objekt arti dhe një

vlerë e çmueshme, edhe për bukurtingëllimin harmonik të jashtëzakonshëm.

Përjetimi intensiv intelektual, shpirti evropian, reflekse të kulturës së poetit, të

bashkuar me elemente të poezisë orale, mitike e kombëtare, krijojnë një përbërje

të veçantë, një armaturë nga ngrihet një vepër solide me trajta origjinale.

• Komentoni diversionin evropian të krijimtarisë së Lasgush Poradecit

nëpërmjet koncepteve të tij.

Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe

tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që

përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e

veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe

njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë

se çdoherë më parë. (Kini parasysh këtu poezinë “Shenjtëreshë” të Malarmesë).

• Diskutoni me njëri-tjetrin për përmasat evropiane të krijimtarisë së Llazar

Gushos.

Për këtë mbani parasysh qëndrimin e Çabej: “Lasgush Poradeci na hap

portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë

Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare

një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më

kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë

poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e

vetëm artit-mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka

robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në letraturën shqipe, e me shoqe të

rralla në letraturën e përbotshme. (Marrë nga: Eldon Gjikaj, Cikli filozofik në

sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Tiranë, 2010, faqe 44-45).

Analizë “Përjetësia”

* Kjo analizë është mbështetur thellësisht dhe gjerësisht në interpretimin që

studiuesi Eldon Gjikaj i ka bërë poezisë Përjetësia në monografinë “Cikli

filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit”, Naimi, Tiranë, 2010. Për

këtë arsye nuk janë cituar numrat e faqeve.

Për më tepër, sugjerohet konsultimi me burimin: Eldon Gjikaj, Cikli filozofik në

sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Tiranë, 2010

E tërë vepra e Lasgush Poradecit ku më shumë e ku më pak i dedikohet

përjetësisë. Nga pikëpamja strukturore, përjetësia shfaqet si një kusht i dyfishtë,

i varur dhe dominant. I varur sepse paraqitet si pjesë e prodhuar nga të gjitha

204

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!