20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kreu VII: Teksti narrativ

7.2 Nikollaj Gogol - “Shënimet e një të çmenduri”

•Flitni për risitë që ka sjellë novela “Shënimet e një të çmenduri” në letërsi.

Novela e N. V. Gogolit “Shënimet e një të çmenduri” (1834) paraqet cilësisht

një etapë të re të letërsisë në përpunimin e temës së çmendurisë. Çmenduria

e Poprishçinit është një shpërngulje nga bota reale në botën imagjinare, nga

bota objektive në botën subjektive. Në këtë novelë, Gogoli përforcon

motivimin social të çmendurisë së heroit të tij. Autori na paraqet çmendurinë

sociale, të lindur nga rregullimi jonormal i shoqërisë, në të cilën njeriu

shndërrohet thjesht në një zero, ndërsa shkalla e vlerave të personalitetit

njerëzor përcaktohet nga statusi i tij në hierarkinë sociale.

• Analizoni thelbin dhe aspektin romantik të çmendurisë individuale në

veprën “Shënimet e një të çmenduri”.

Ndërveprimi i ngushtë hetohet ndërmjet interpretimit që Gogoli i bën temës

së çmendurisë në novelën “Shënimet e një të çmenduri” dhe çmendurisë

romantike. Përveç kësaj, Gogoli i ka shtuar novelës edhe trajtimin romantik

të çmendurisë, duke e rikuptimësuar atë në aspektin social, me mundësinë e

paraqitjes së funksionit anormal të pushtetit autoritar. Ashtu si i çmenduri

romantik, Poprishçini e gjen lirinë tek aktet, mendimet dhe fjalët. Kështu, ai

e shpall veten mbret të Spanjës, duke u çliruar njëkohësisht nga posti i

urryer i këshilltarit titullar; ai çlirohet nga servilizmi poshtërues, që i

karakterizon nëpunësit e departamentit; së mbrami, ai çlirohet edhe nga

ndjenja skllavëruese para “shkëlqesisë së saj”, Sofisë.

• Zbuloni karakterin e çlirimit të heroit nëpërmjet çmendurisë individuale

dhe çmendurisë kolektive.

Çlirimi i Poprishçinit në roman është prapë larg të qenit i plotë. Madje edhe

në çmenduri ai vlerën e personalitetit njerëzor e sheh, para së gjithash,

brenda shkallës së hierarkisë sociale, prandaj e shpall veten mbret. Pikërisht

ky fakt e dallon Poprishçinin nga çmenduria romantike dhe vetë heroi

paraqet inversin e modelit romantik, me njeriun e jashtëzakonshëm, që, më

vlerat e tij, konsiderohet nga turma si i çmendur. Në novelë, çmenduria

individuale është pjesë e çmendurisë kolektive; një çmenduri e rendit social

dhe e pasigurisë së konvencionit ideologjik.

• Arsyetoni përdorimin e groteskut në novelën “Shënimet e një të çmenduri”.

Novela “Shënimet e një të çmenduri” si shënime, si autorrëfim i heroit,

ndeshet për herë të vetme në krijimtarinë e Gogolit. Tema e çmendurisë që

prek njëkohësisht tre aspekte: sociale, estetike dhe personale-biografike, ka

bërë të mundur përfshirjen në vepër të elementit të groteskut fantastik. Në

botën estetike iluzive të Gogolit ky grotesk nuk konfirmohet si realiteti më i

epërm; përkundrazi, te Gogoli grotesku ulet në mënyrë realiste deri te

çmenduria, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.

• Krahasoni sjelljen e Poprishçinit në raport me kolegët e tjerë. Cilat janë

shpjegimet që jep ai? Po gjykimi juaj cili është?

207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!