20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Lidhur me tërësinë e jetës, kjo do të thotë që jo gjithmonë ne jemi përgjegjës

për fatin e saj.

• Përse vdes xha Gorioi? Interpretoni fatin tragjik të tij mes detajeve dhe

ironisë.

Xha Gorioi vdes si e quan autori “Atvrasja” po atë ditë kur vikontesha De

Bosean jep ballon e saj të fundit. Pa qenë në gjendje ta përballojë ndarjen me

markezin d’Azhuda, ajo i jep fund jetës me vetëvrasje. Me t’i dhënë

lamtumirën kësaj gruaje të mrekullueshme, Rastinjaku nxiton te plaku

Gorio, i cili u bën thirrje të bijave t’i vijnë nga shtrati ku dergjej, po ai vdes

thuajse në vetmi. Babain fatkeq e varrosin me groshët e fundit studentët

Rastinjaku dhe Bjanshoni. Dy kaloshina të zbrazëta me stema, por pa të bijat

brenda, shoqërojnë kufomën në varrezën Per-Lashezë.

1. Fati tragjik është vdekja në vetmi dhe nga atvrasja.

2. Ironia: ballo e fundit dhe vetëvrasja nga dashuria

3. Është Rastinjaku ai që nxiton te Gorioi dhe jo të bijat.

4. Ai varroset me dy karroca boshe, në varrezat e fisnikërisë së Parisit.

• Zbërtheni betimin e Rastinjakut dhe thelbin e këtij personazhi.

Thelbi i betimit të Rastinjakut për të ngadhënjyer mbi Parisin mbart në

vetvete thelbin për të ekzistuar jo vetëm si frymor por edhe si qenie sociale,

por thelbi i këtij personazhi nuk është ekzistencializmi, por kompromisi për

të ekzistuar.

Diskutim i lirë

• Cilat janë konkluzionet tuaja mbi shoqërinë franceze të periudhës së

Restaurimit? Analizoni se çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon shtresat e larta e

të ulëta nga njëra-tjetra.

Sigurisht që degjenerimi social nuk ka ardhur si pasojë e zhvillimit, po e

moskuptimit të tij dhe e shpërdorimit. Kjo erdhi si pasojë e asaj se njerëzit

zgjodhën pushtetin dhe pasionin në vend të virtytit dhe dashurisë. Drama e

integritetit personal të individëve është tragjedia sociale në fakt.

• Si do ta përmblidhnit fatin tragjik të babait në raport me jetën, dy vajzat, të

huajt, si Rastinjaku e Votreni, por edhe me shoqërinë?

Fati tragjik i Gorioit në raport me jetën dhe dy vajzat qëndron pikërisht tek

shfaqja e fenomenit të atvrasjes, ndërsa në raport me natyrën është fati i

gjithsecilit. Në raport me të huajt ka të bëjë me një lloj fatalizmi të Balzakut

të shprehur në roman. Në raport me shoqërinë, ai për atë që punoi, për atë u

varros si fisnik në Per- lasheze.

• A mendoni se mesazhi i romanit është vetëm egoizmi i njerëzve në një

shoqëri? Në fakt, egoizmi i ka rrënjët e thella. Zbulojini ato në kuadrin e

degjenerimit mbarësocial.

Jo kjo nuk lidhet vetëm me egoizmin, ka të bëjë me aftësinë tonë për të

zgjedhur rrugën tonë si e duam, në fund të fundit edhe vajzat e Gorioit janë

në një farë mënyre viktima të pasionit të babait të tyre për to.

Egoizmi dhe degjenerimi mbarësocial lidhen hollë po fort në rrafshin e

përgjegjësisë morale që kemi ndaj njëri-tjetrit. Sjellja e Anastasisë për

shembull është tipike e papërgjegjshme.

80

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!