20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Dhimbja e autorit për situatën shprehet nëpërmjet krahasimit. Analizoni

sarkazmën që mbart ky krahasim mbi vete.

Porsi berre që bleu mishtari vemi

Mbas shkopit, t’kalamenduna ku s’dona,

Ahte t’ankueshme nëpër buzë polemi

Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona.

Nëpërmjet krahasimit me bagëtinë e imët Mjeda ka shprehur dhimbjen për

popullin e tij dhe ka dhënë sarkazmin më të cilën përballet realiteti shqiptar në

atë kohë. Nëpërmjet shkopit jep nënshtrimin dhe përdhunën që populli është

duke përjetuar dhe indirekt bën thirrje për veprim në vend që thjesht të ankohen

sepse kjo tokë do të përfundojë tragjikisht përndryshe me vaj e mjerime.

• Cila është “tragjedia e ahut” si pasthirrmë e emërzuar? Identifikoni

robërimin social e politik në varg.

Pasthirrma ah! Është emërzuar për të dhënë ironizimin e Mjedës ndaj

mënyrës se si populli i vet nuk po mund të organizohet për të fituar lirinë.

Tragjedia sociale jepet në momentin kur ai referohet një mase të madhe që

ankohet, ndërsa tragjedia politike jepet pikërisht nga mosreagimi i popullit.

• Komentoni vargun “Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona” për nga aspekti i

pamundësisë së reagimit, robërimit moral e politik dhe apatisë për t’u ngritur.

Ky varg ka në vetvete një domethënie shumë të madhe pasi autori shpreh të

gjithë vuajtjen që ka dhe e pret popullin shqiptar edhe në të ardhmen në

qoftë se nuk do të veprojë. Vargu i referohet indiferencës së popullit prandaj

dhe ai e mbart dhimbjen në një shkallë kaq të lartë me qëllim që ti

ndërgjegjësojë të shikojnë ku jetojnë dhe çfarë situate po përballonjë.

• Komentoni vargjet:

Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosi

Shpupurisin ndër vorre eshtna t’harrueme.

Me këto vargje Mjeda revokon të kaluarën e lavdishme historike të popullit

tonë me qëllim që të zgjojë ndërgjegjen kombëtare duke theksuar kështu se

shqiptarët kanë qenë një popull liridashës jo vetëm për veten e tyre por për

gjithë Evropën. Duke mitizuar figurën e Dukagjinit dhe të Skënderbeut ai

nëpërmjet shpupurisjes së eshtrave të tyre ka thënë se e gjithë toka shqiptare

është duke zier për gjendjen në të cilën ndodhet.

• A ka tone autokritike poezia? Thoni ku dhe si evidentohen këto tone.

E gjithë poezia “Liria” është me tone autokritike, kjo ndodh pasi poeti ka

dashur që njerëzit të bëheshin të ndërgjegjshëm për pozitën në të cilën

ndodhet vendi i tyre. Këto tone përdoren në fragmente si: ...Porsi berre që bleu

mishtari vemi/Mbas shkopit, t’kalamenduna ku s’dona,/ Ahte t’ankueshme

nëpër buzë polemi /Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona/.

194

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!