20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

polici); në katin e katërt, xha Gorioi, që ua ka dhënë të gjitha paratë vajzave të

tij, dhe Rastinjaku. Ka edhe nja dhjetë të tjerë që vijnë në pensionin e madam

Vokerit vetëm për të drekuar, ndër ta është mjeku i ri Bjanshoni. Pra secili

hero i romanit është epiqendër e një klase sociale të caktuar.

• Komentoni se si përthyhet bota e sendeve në roman. Zbuloni simbolikën e

tyre.

Balzaku i kushton një vëmendje të madhe botës së sendeve. Kështu, ai

përshkruan fundet e madam Vokerit dhe përshkrimet zënë disa faqe të tekstit.

Balzaku mendonte se në rrobat që veshin njerëzit ruhen gjurmët e fatit të tyre,

të cilat fërkohen pas rrobave e sendeve, ashtu sikurse i ndodh Kyvesë, që arriti

të rikonstruktojë “nisur nga thoi – luanin”, ashtu mund të rikonstruktosh gjithë

prirjen jetësore të njerëzve që i zotërojnë rrobat dhe sendet.

• Si i prezanton Balzaku personazhet e tij? Si mund ta vlerësonit këtë gjetje?

Teknika e prezantimit të personazheve të Balzakut është nëpërmjet teknikës

së përshkrimit, duke i mbetur kështu besnik shkollës realiste të letërsisë.

Përshkrimet e Balzakut marrin jetë për nga vërtetësia e përshfaqjes dhe për

nga ndërthurja që ai i bën personalitetit me shoqërinë. Në fakt, ai e sheh si

thelb të ekzistencës së individit shoqërinë ku ai jeton dhe edukohet.

Gjithashtu vlen të përmendet dhe sa besnik i ka qëndruar ai lidhjeve shkakpasojë

në roman.

• Shpjegoni fatin e Xha Gorioit lidhur me atë të vajzave. Analizoni raportin

etër e bij në shoqëri. Nga buron egoizmi i fëmijëve, si mendoni?

Figura dhe fati i xha Gorioit në raport me vajzat duhet parë minimalisht në

dy aspekte: detyra atërore dhe detyra e një babai të verbuar nga dashuria për

vajzat. Xha Gorioi e ka kryer detyrën atërore të sigurisë dhe dashurisë ndaj

vajzave të veta në mënyrën e tij. Pse ai “u keqkuptua” nga të bijat? Pikërisht

nga egoizmi i vajzave, të cilat nuk e kuptuan si duhet rolin e babait dhe nuk

ditën të vlerësojnë dhe të duan veçmas babain nga të mirat materiale që

siguron figura e tij.

• Përshkruani figurën e Gorioit në raport me shoqërinë franceze të kohës. A

mund ta konsideronit Xha Gorioin si njeri idealist?

Figura e Gorioit në fakt e tejkalon shoqërinë franceze të kohës. Ai e ka lënë

pas etjen për pasuri dhe është i përqendruar tek nevoja për dashuri dhe për

të përmbushur misionin e tij atëror në jetë dhe shoqëri. Xha Gorioi mund të

konsiderohet një figurë realiste sepse qëllimi i tij nuk është materia, por

ndjenja, dhe jo ajo romantike, por ajo e vërtetë, e shpërblyer.

Drama e palumturisë së Xha Gorioit

Ora III.

Objektiva:

a) Të analizohet kompozicioni i romanit Xha Gorioi;

b) Të ilustrohen me shembuj tiparet e kompozicionit të veprës.

84

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!