20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Brodskij: Ekzistenca e letërsisë nënkupton ekzistencën në nivelin e letërsisë –

dhe jo vetëm moralisht, por edhe leksikisht.- Pra autori përzgjedh në universin e

fjalëve të një gjuhe. Jo vetëm moralisht i referohet përgjegjësisë së shkrimtarit

për të zgjedhur më të mirat e fjalëve dhe për t’iu larguar zhargonit.

Montale: Nëse një vepër muzikore ia lë ende njeriut mundësinë e zgjedhjes

ndërmjet rolit pasiv të dëgjuesit dhe rolit aktiv të ekzekutuesit, vepra letrare –

sipas shprehjes së Euxhenio Montales, është një art dëshpërimisht semantik

– e dënon njeriun vetëm me rolin e ekzekutuesit. Pra sipas Montales arti nuk

duhet të jetë sistem shenjash, por ai duhet të përfshijë në simbiozë artistin,

përjetuesin, dëgjues/lexuesin. Në qoftë se art mbetet sistem shenjash sipas

Montales nuk kemi më artist sepse e dënojmë njeriun (artistin) vetëm me

rolin e ekzekutuesit.

Ndryshimi mes dy shkrimtarëve është se Brodskij ruan idenë e artistit, pa e

përfshirë lexuesin aty, por kujdes se ai nuk thotë që nuk kanë asnjë lidhje.

Montale përfshin edhe përjetimin në misionin e artistit.

Pra përkufizimi i ngjizjes së ligjërimit mund të jetë: Ligjërimi artistik u përket

të gjithë, në mënyrën se si ne zgjedhim të jemi aktorë të tij. (krijues, lexues,

përjetues etj.)

• Komentoni shprehjen “automatizimi gjithnjë në rritje i shoqërisë” në

kontekstin aktual për nga pikëpamja sociale dhe estetike.

Në këtë rol (rolin për të zgjedhur) mendoj se njeriu duhet të hyjë shumë më

shpesh sesa në rolet e tjera (pra këtë gjë, individi e kryen rëndomë). Përveç

kësaj, më duket se ky rol, si rezultat i bumit populacionist (i shpërhapjes së

madhe të mundësisë për të zgjedhur) dhe lidhur me të, automatizimi

gjithnjë në rritje i shoqërisë (zhvillimi i teknologjisë), d.m.th., në kushtet

gjithnjë në rritje të izolimit të individit (nevoja për individin zëvendësohet nga

nevoja për makinerinë automatike, çka e tëhuajëson rolin e tij në shoqëri),

bëhet gjithnjë e më i pashmangshëm.

Nga pikëpamja sociale, kjo funksionon për shoqëri shumë të zhvilluara si

Japonia, US, vendet e Evropës Veriore, nga pikëpamja estetike nuk ndodh një

gjë e tillë, sepse kultivimi shpirtëror i individit është i pavarur nga zhvillimet

sociale të shoqërisë, ndikimi pra është më i pakët, jo se nuk ekziston.

• Shpjegoni universalizmin e qëndrimit të Brodskijt në shprehjen: “Libri është

më i sigurt se sa një mik apo e dashura”. Po ju si mendoni?

Nuk mendoj se di për jetën më shumë nga ç’di çdo bashkëmoshatar i imi, por

më duket se në cilësinë e bashkëbiseduesit, libri është më i sigurt se sa një

mik apo e dashura.

Kushti që vendos Brodskij: në cilësinë e bashkëbiseduesit.

Universalizmi i shprehjes qëndron në raportin e pafundëm që ekziston mes

leximit dhe individit, kjo do të thotë që procesi i të lexuarit nuk është

asnjëherë shterues, sepse është gjenerues në çdo hap të tij. Ky është një

raport dualist joshterues që krijohet përmes lexuesit dhe veprës letrare,

pikërisht sepse thellësia e të kuptuarit të veprës nga ana e individit ndihmon

dhe qartëson në evidentimin e hapësirave mendore dhe shpirtërore të

pafundme që ekzistojnë brenda shpirtit të njeriut. Pra nëpërmjet të lexuarit,

individi zbulon vetveten.

120

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!