20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- çështjet dhe idetë mbështetëse- Konica e interpreton fjalinë e famshme të

rigjetur, të shkruar para dy mijë e katërqind vjetësh, që mundimet i ka si t’i

kishte shkruar për kohët e reja dhe me hidhërim stigmatizon njeriun e

pasuruar nga lufta ose “ndonjë salepçi mbret që rrëmben fuqinë në rrëmujë e

sipër edhe, i dehur nga triumfi, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjah – se natyra e

njeriut nuk ndërron”. Konica përfundon, se arti duke zbuluar të vërtetën e

kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjitha kohëve. Ai e portreton Eskilin

krijues, jo me mjeshtërinë elegante të Euripidit, as lirizimin e lulëzuar të

Sofokliut, po me një madhësi fisnike si t’artistëve që punuan mermeret e

Partenonit; duke e krahasuar me Shekspirin e Hamletit e të Lirit. Prometheun

e lidhur e njeh si kryevepër të tij, nga ato që kanë mbetur, dhe lëndën e saj e

jep shkurt e esencialisht: Prometheu gjysmëperëndi ua tregoi zjarrin

njerëzve; për këtë u dënua i lidhur në një shkëmb të egër të Detit të Zi, derisa

të pendohej; po ai me kryelartësi nuk i përkulet padrejtësisë. Konica e

vlerëson dramën kështu: “Është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzisë,

është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij”.

- nxjerrja e përfundimeve;- Përfundimi origjinal i esesë së Konicës për

Prometheun e lidhur të Eskilit, nëpërmjet figurave e paradokseve, tregon lirinë

e fuqinë e esesë ku shpërthen dija e talenti i Konicës në gjuhë, trajtë e formë,

dhe funksionalizohet, si bartje e mendimit te lexuesi për veprën letrare, duke

u identifikuar me këtë vepër dhe duke e dashur deri në adhurim, madje duke

e provuar këtë adhurim nëpër përvojat jetësore e njerëzore të mijëvjeçarëve.

Më në fund, është artikuluar këtu, drejt e më tepër i figuruar ideali i Konicës

si ideal i çdo artisti që të krijojë dhe të dijë se vepra e madhe jeton nëpër kohë

duke u shoqëruar bashkë me autorin, ashtu si vijnë bashkë në kohën tonë

nga Antika Eskili autor e Prometheu i lidhur, hero i veprës së tij. Është këtu ai

pëlqimi përfundimtar i autorit me veprën, madje i heroit idealistik me

autorin, me artistin që do të jetë simbolizim i krijuesit, origjinarit, në

konceptin krijues kritik të Konicës; një simbolizim i artistit të flijuar për të

vërtetën dhe për njerëzit. Në këtë vështrim eseja Prometheu i lidhur është ese

për krijuesin letrar që duke u subjektuar ngrihet në nivel të heroit; natyrisht

se në shfaqjet më sublime krijuesi përfundimisht e mat botën me vetveten!

- aktualiteti i tezës dhe metodologjia;- Është e jashtëzakonshme se si në

mënyrë krejt të ngjashme do t’i afrohet Eskilit, Ismail Kadare decenie më

vonë; ngjashmëria është e habitshme, Eskili është i njëjti aty, po si përsëriten

situatat shpirtërore e rrethanat shoqërore të autorëve tanë dhe në shoqërinë

tonë. Po, të kthehemi te eseja e Konicës!

Konica e interpreton fjalinë e famshme të rigjetur, të shkruar para dy mijë e

katërqind vjetësh, që mundimet i ka si t’i kishte shkruar për kohët e reja dhe

me hidhërim stigmatizon njeriun e pasuruar nga lufta ose “ndonjë salepçi

mbret që rrëmben fuqinë në rrëmuj e sipër edhe, i dehur nga triumfi, vërtit

kërbaçin dhe kërkon gjah – se natyra e njeriut nuk ndërron”. Konica

përfundon, se arti duke zbuluar të vërtetën e kohës së vet zbulon të vërtetën

e të gjitha kohëve. Ai e portreton Eskilin krijues, jo me mjeshtërinë elegante

të Euripidit, as lirizimin e lulëzuar të Sofokliut, po me një madhësi fisnike si

t’artistëve që punuan mermeret e Partenonit; duke e krahasuar me

Shekspirin e Hamletit e të Lirit.

- përdorimi i mjeteve lidhëse;- përdorimi i që, ose, se, po, dhe, jo, as etj.

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!