20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Thoni se ku qëndron thelbi i risisë së Ibsenit dhe si i shkonte për shtat kjo

risi zhvillimeve shoqërore të kohës.

Risitë e dramës së Ibsenit qëndrojnë në:

1. Shtrimi i çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e tij.

2. Mjeshtërinë e tij për të bindur shikuesin të kërkonte përgjigje për çështjet

e shtruara.

3. Duke zbuluar kundërshtitë dhe ndërlikimet e jetës ai i shtrëngoi shikuesit

të hiqnin dorë nga ndarja tradicionale e heronjve në pozitiv dhe negativ

dhe i bëri që ata të pranohen ashtu siç janë në tërësinë e tyre, të

ndërlikuar me të gjitha mospërputhjet me kanonet shoqërore.

4. Shquhet për vërtetësinë e karaktereve dhe të detajit artistik

5. Për thellësinë e argumentit dhe për gamën e gjerë tematike

6. Ngjiti në skenë njeriun e zakonshëm dhe e ktheu teatrin në pasqyrë të

jetës reale çka i përgjigjet aspiratës së thellë të njerëzve të kohës.

• Analizoni kompozicionin analitik në dramaturgjinë e Ibsenit.

Kompozicioni analitik ka të bëjë me nxitjen e misterit gjatë leximit të një

vepre dhe tek veprat e Ibsenit kompozicioni analitik është përdorur me mjaft

mjeshtëri. Lexuesi i veprave të Ibsenit është pothuajse gjatë gjithë procesit të

leximit në një tension të vazhdueshëm mbi një situatë të caktuar dhe për

pasojat që do të shkaktojë kjo situatë, çka e bën lexuesin më kurioz për të

lexuar dhe për të shkuar deri në fund të leximit të kësaj vepre. Kompozicioni

analitik i Ibsenit përpiqet të zbulojë tragjizmin e brendshëm, i cili fshihet

përtej perdes së qetë të realitetit. Pra analitizmi qëndron në faktin se

nëpërmjet paraqitjes me vërtetësi të veprimeve ai ka dhënë në mënyrë

racionale mënyrën e ndërtimit të jetës së karaktereve të tij artistik.

p.sh. Në dramën “Shtëpi kukulle”, zhgënjimi i plotë i Norës nga martesa e saj,

bindja për të rinisur një jetë të re për të fituar një personalitet të pavarur,

është parapërgatitur gjatë gjithë shtjellimit të veprimit.

• Arsyetoni novatorizmin e dramaturgut për nga aspekti i zgjidhjes së dramës.

Për sa i përket novatorizmit të dramaturgut lidhur me aspektin e zgjidhjes në

veprat e Ibsenit, vetë zgjidhja mbart në vetvete zbulimin e thelbit të

brendshëm të të gjithë ngjarjeve, pikërisht në kuptimin e tyre të plotë.

Novatorizmi i Ibsenit në këto drama ka të bëjë me faktin, se jo vetëm

ndërthurja e rastësishme e rrethanave, por akoma më fort vetëdijesimi mbi

gjithçka që ka ndodhur, i jep peshë zgjidhjes së konfliktit. Pikëzgjidhja e

dramës është biseda midis Norës dhe Helmerit - e para përgjatë gjithë jetës së

tyre bashkëshortore, në të cilën Nora bën një analizë të vërtetë të

marrëdhënieve të tyre

• Komentoni përshtypjen që shfaqja e dramës “Shtëpi kukulle” ka pasur në

shoqërinë e shekullit XIX.

“Shtëpi kukulle” u cilësua nga bashkëkohësit e Ibsenit si një krijim i ftohtë

por vetë autori nuk u ndal nga kjo sepse në këtë vepër ai paraqet shtrimin e

çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e tij gjë që askush nuk

kishte guxuar ta bënte më parë.

• Thoni shkurtimisht subjektin e dramës, duke u përqendruar edhe tek roli i

personazheve dytësorë në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve.

164

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!