17.12.2019 Views

LIBËR-MËSUESI-GJUHA-SHQIPE-9-

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

LIBËR MËSUESI GJUHA SHQIPE 9

Data___.____._______

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: lX

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Qyteti i fundit (ora e parë)

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe: 1. Kompetenca e komunikimit dhe e të

shprehurit; 2. Kompetenca e të menduarit; 3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë; 4.

Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës mësimore

Nxënësi:

• lexon për t’u njohur me ngjarjen dhe për ta rrëfyer me fjalët e tij;

• përcakton kohën dhe vendin ku ndodh ngjarja;

• dallon detajet me të cilat autori jep pamjen e qytetit;

• flet për imazhin që ka krijuar për dy personazhet.

Fjalët kyç: qyteti i fundit, nata e

parë, pritje, vaporë, Leka, Ana-

Maria Monti

Burimet: teksti mësimor, romani “Qyteti i fundit”, informacione Lidhja me fushat e tjera ose me

për Petro Markon.

temat ndërkurrikulare: Histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim; Kllaster; Lexim me role; Punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

-Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Duke u mbështetur në njohuritë që kanë rreth Luftës së Dytë Botërore, nxënësit diskutojnë në vija

të përgjithshme për zhvillimin e kësaj lufte dhe fundin e saj në vendin tonë. Më pas nxënësit njihen me

subjektinn e romanit.

Informacion për mësuesin:

Në romanin “Qyteti i fundit” bëhet fjalë për fundin e ushtrisë italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit

të fashizmit, në portin e Durrësit mblidhen ushtarët mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për

t’u kthyer në atdheun e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit,

shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit

të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë dhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar, Lekës, dhe

prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktime po ashtu e luftë dhe fashizmit.

Ndjenja mbizotëruese te “Qyteti i fundit” është humanizmi, dashuria për njeriun dhe për jetën.

Fabula e këtij romani vendoset në vitin e parë pas luftës (1945). Ngjarjet rrëfehen nga këndvështrimi i

fitimtarit, i cili në botëkuptim dhe në ndjenja është i ngjashëm me autorin që gjithashtu ishte fitimtar i

asaj lufte. Në roman më tepër rrëfehet për mundësitë e përtëritjes së viktimave të luftës për riaftësimin

e tyre, për rikthimin e dinjitetit të atyre që ishin shkatërruar psikologjikisht dhe moralisht nëpërmjet

vuajtjeve të pafundme dhe poshtërimeve më të rënda. Pra zëri i rrëfimtarit, në të cilin është njësuar dhe

zëri i autorit, shpreh gjerësisht humanizmin gjithënjerëzor. Më pas nxënësit flasin për jetën dhe veprën

letrare të Petro Markos.

Veprat kryesore: 1. Hasta la vista; 2. Horizont (poezi); 3. Qyteti i fundit; 4. Një emër në katër rrugë; 5.

Nata e Ustikës.

-Ndërtimi i njohurive të reja:

Lexohet pjesa me role dhe më pas nxënësit rrëfejne ngjarjen me fjalët e tyre. Nxënësit përcaktojnë

kohën dhe vendin ku zhvillohet ngjarja dhe diskutojnë për dy elementet që jep autori: nata dhe deti.

-Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Ushtrimi 3. Nxënësit ndalen në detajet me të cilat autori jep pamjen e qytetit të çuditshëm. Nëpërmjet

tyre ata tregojnë nëse qyteti ngjan me një skenë teatri apo me një qytet të vërtetë.

Ushtrimi 4. Në këtë ushtrim nxënësit flasin për gjendjen në të cilën ndodhen robërit. A ndjehen

humbës ata?

Ushtrimi 5. Cili është imazhi që krijuat për Ana-Maria Montin dhe Lekën nga takimi i parë?

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i nxënësve për aktivizimin gjatë orës së mësimit, për saktësinë dhe

argumentimin e përgjigjeve.

Detyrë shtëpie: Bëni një ese me temë: Fitimtarët e vërtetë të një lufte janë ata që dalin më njerëzorë prej saj.

108

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!