06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

edhe vëmendjen e indoevropianistit të shquar gjerman A. SchleicherTF4FT. Por dukuritë e

përbashkëta të gjuhëve të Ballkanit filluan të bëhen objekt studimi sistematik sidomos

pas botimit të monografisë “Die slavischen Elemente im Rumunischen” të Franc

MikloshiзitTF5FT. (: 1861).

Në këtë monografi vihen në dukje një numër dukurish të përbashkëta të gjuhëve të

Ballkanit dhe pikërisht: 1) Formimi i kohës së ardhme me anë të foljes “dua” në

serbishte, bullgarishte, rumanishte, në greqishte të re dhe në shqipe. 2) Zhdukja e

paskajores dhe zëvendësimi i saj me lidhoren në bullgarishte, në greqishte të re, në

shqipe dhe në rumanishte e pjesërisht edhe në serbishte. 3) Përdorimi i së njëjtës formë

rasore për gjinoren e dhanoren në bullgarishte, rumanishte dhe shqipe. 4) Prapavendosja

e nyjës shquese në bullgarishte, rumanishte dhe shqipe. 5) Prania e zanores ë në

bullgarishte, rumanishte dhe shqipe. 6) Rimarrja e kundrinave nëpërmjet formave të

patheksuara të përemrave vetorë në bullgarishte, rumanishte, në greqishte të re dhe në

shqipe. 7) Formimi i numërorëve 11-19 nëpërmjet një parafjale të ndërfutur midis

numërorit të vogël dhe numërorit dhjetë në rumanishte, shqipe dhe në gjuhët sllaveTF6FT.

Burimin e këtyre dukurive të përbashkëta të gjuhëve të Ballkanit, në përgjithësi,

Mikloshiзi (f. 8) është i prirur ta kërkojë tek “elementi i lashtë autokton” dhe shton “...

dhe ne besojmë që ai element të ketë qenë i afërt me shqipen e ditëve tona, të cilën ne e

konsiderojmë si vazhduesen e ilirishtes...”

Po në këtë monografi (f. 8v.) Mikloshiçi ka vënë në dukje edhe disa bashkëpërkime

leksikore midis shqipes dhe rumanishtes, duke renditur një numër fjalësh, “që ndeshen

vetëm në këto dy gjuhë, ose këtu ato përdoren me një kuptim të veçantë, ose paraqisin

disa veçori fonetike, të cilat vërehen edhe në elementin e tyre latin.TF7FT

Edhe në punime të tij të tjera Mikloshiçi ka trajtuar çështje, që në një mënyrë a në një

tjetër lidhen me problemet e ballkanologjisë. Mjafton të përmendim këtu tri studimet e

tij kushtuar gjuhës shqipeTF8FT, si edhe studimin e tij Mbi ndikimin e turqishtes në

strukturën gramatikore të gjuhëve të Evropës JuglindoreTF9FT etj. Prandaj Mikloshiçi është

konsideruar me të drejtë jo vetëm si themelvënësi i sllavistikës moderne, por edhe si një

ndër pionierët e ballkanologjisë.

3. Veprimtaria e gjerë shkencore e Mikloshiçit do të ketë ushtruar një ndikim jo të vogël

edhe në krijimin e Komisionit Ballkanik pranë Akademisë së Shkencave të Austrisë, i

T4T August

T5T Franc

T6T Shih

T7T Ndër

T8T Është

T9T Über

Schleicher (1821-1868) është autor i disa veprave, ndër të cilat edhe Compendium der

vergleichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen (1861-1862). Në një vepër kushtuar

gjuhëve të Evropës (1850) ai përmend edhe bashkëpërkimin e rumanishtes, shqipes dhe bullgarishtes

në prapavendosjen e nyjës shquese.

Mikloshiçi (1813-1891), profesor i filologjisë sllave në Universitetin e Vjenës (qysh nga viti

1848) dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Austrisë (qysh nga viti 1851), është autor i disa

veprave të rëndësishme, ndër të cilat një vend të veçantë zë kryevepra e tij Vergleichende Grammatik

der slavischen Sprachen në katër vëllime (1852-1875)

Mikloshiç: 1861, 6-8.

këto mund të përmenden: avull: abur, brez: brîu, buzë: buz£, gropë: groap£, gurmaz: grumaz,

gushë: guµ£, mal: mal, (më fort në kuptimin breg lumi), përrua: pîrîu, vatër: vatr£ etj. (shih edhe

X/3-10).

fjala për Albanische Forschungen: I. Die slavischen elemente im albanischen mit einer

Einleitung (1870); II. Die romanishen Elemente im Albanischen (1870); III. Die Form entlehnten

Verba im Albanischen (1871).

die Einwirkung des Türkischen auf die Grammatik der südosteuropäischen Sprachen (1889).

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!