06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

afër, larg folësit apo pa dallim pozicioni); kníga-va, -na, -ta (=libr-i afër, larg folësit apo

pa dallim pozicioni).

Në maqedonishte, ashtu si në bullgarishte, është përftuar edhe e ashtuquajtura mënyrë e

ritregimit (shih shënimin 75).

Në maqedonishte janë përftuar dy dialekte kryesore: dialekti përndimor dhe dialekti

lindorTF89FT.

28. Dukuritë ballkanike kryesore të maqedonishtes janë po ato që u vunë në dukje për

bullgarishten, me përjashtim të zanores ë (shih & 25). Por duhet pasur parasysh se

ndonjë nga këto dukuri në maqedonishte paraqitet me një intensitet më të madh sesa në

bullgarishte. Kështu p.sh. rimarrja e kundrinave nëpërmjet formave të patheksuara të

përemrave vetorë në maqedonishte është përgjithësuar më shumë (shih VIII/14).

29. Serbokroatishtja

Kjo gjuhë flitet kryesisht në Republikan e Serbisë, në atë të Kroacisë, të Bosnje-

Hercegovinës, të Malit të Zi etj. Sipas statistikave të vitit 1981, në Jugosllavi kjo gjuhë

flitej nga rreth 18.310.000 vetëTF90FT.

Edhe serbokroatishtja, siç u vu në dukje në & 21, është një gjuhë sllave jugore. Ajo

është përftuar nëpërmjet evolucionit të gjuhës së folur nga fiset sllave, serbe dhe kroate,

të vendosura në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik pas shekullit VI të e.r.

Sllavizimi i trevave të pushtuara nga ato fise sllave ka filluar herët dhe ka vazhduar deri

vonë. Emrat serb dhe kroat dokumentohen për herë të parë në sllavishten e vjetër

kishtareTF91FT në trajtat Srëbinë dhe Hrëvate, që pas metatezës së lëngëtoreve (shih & 24,

shën. 77) kanë dalë në trajtat Sërb- dhe Hërvat-.

Serbët dhe kroatët gjatë historisë së tyre në truallin ballkanik u janë nënshtruar

ndikimeve të ndryshme. Serbët kanë qenë kryesisht nën ndikimin e Perandorisë

Bizantine dhe të kishës ortodokse, kurse kroatët kanë qenë kryesisht nën ndikimin e

botës romane perëndimore dhe të kishës katolike të Romës. Si rrjedhim, midis serbëve

dhe kroatëve janë përftuar ndryshime jo vetëm në çështjen e besimit fetar (të parët janë

ortodoksë, ndërsa të dytët janë katolikë), por edhe në të folmet e tyre, sidomos në

fjalorTF92FT. Ndryshim të dukshëm ka edhe në mënyrën e shkrimit të tyre; serbët përdorin

alfabetin qirilik, kurse kroatët përdorin alfabetin latin.

Shkrimet e para në serbokroatishte i takojnë periudhës pas shekullit IX (shih & 23).

Shkrimi i kësaj gjuhe mori një hov më të madh pas shekullit XII, kur u themelua i pari

shtet serbTF93FT. Kjo gjuhë vazhdoi të shkruhet mbi baza dialektore deri në shekullin XIX,

kur Vuk KaraxhiçiTF94FT hodhi bazat e një gjuhe letrare serbokroate të përbashkët, të

mbështetur në të folmen e Bosnjës, që bën pjesë në dialektin shtokav (shih & 30).

T89T Shih Koneski: 1967/1,12.

T90T Për përbërjen demografike të Jugosllavisë, sipas statistikave të vitit 1981 (gjithsej 26.000.000 banorë)

shih Der Fischer Welt almanach 1990, f. 323.

T91T Deri në shekullin VIII nuk ka të dhëna historike për këto dy fise sllave (shih Schaller: 1975,69).

T92T Në fjalorin e kroatishtes ka më shumë ndikime nga gjuhët perëndimore (sidomos nga italishtja), kurse

në serbishte ka më shumë huazime nga greqishtja, turqishtja etj.

T93T Është fjala për shtetin e themeluar nga Stefan Nemanja nga fundi i shekullit XII.

T94T Vuk Karaxhiçi lindi në vitin 1787 në një katund serb të Bosnjës dhe vdiq më 1864 në Vjenë. Është

autor i një gramatike dhe i një fjalori të gjuhës popullore serbe dhe mbledhës i njohur këngësh

popullore. Konsiderohet si themelues i gjuhës së sotme letrare serbokroate.

56

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!