06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

për gjuhën shqipe nuk është arritur në një mendim të përbashkët lidhur me pyetjen: A ka

pasur kjo gjuhë një paskajore sintetike të trashëguar nga “nëna” e saj?

Disa gjuhëtarë mendojnë se shqipja e ka pasur dikur një paskajore të tillë; madje, disa

nga ata shohin ndonjë gjurmë të paskajores sintetike edhe në shqipen e dokumentuar.

Kurse disa të tjerë mendojnë se shqipja nuk ka pasur kurrë një paskajore të tillë

sintetike. Nga të parët mund të përmenden PederseniTF29FT, JokliTF30FT, PekmeziTF31FT, XhuvaniTF32FT,

DomiTF33FT, ÇabejTF34FT etj. Kurse nga të dytët mund të përmenden Hahn-iTF35FT, Meyer-iTF36FT,

Weigand-iTF37FT, GabinskiTF38FT etj.

11. Duke i shqyrtuar mendimet e përkundërta të gjuhëtarëve të sipërpërmendur, del e

qartë se si të parët ashtu edhe të dytët nuk kanë arritur t'i argumentojnë si duhet

pikëpamjet e tyre. Kështu p.sh. mendimi që shqipja si gjuhë i.e. duhet të ketë pasur

dikur një paskajore sintetike, nuk është argumentuar, aq më shumë kur ka pasur edhe

gjuhë i.e., si gjuhët kelte (shih shënimin 1), që nuk e kanë zhvilluar një kategori të tillë

foljore. Edhe përpjekja e disa gjuhëtarëve për të parë mbeturina të paskajores së

hershme të shqipes në ndërtimet e tipit duhet bërë, do bërë, nuk arrin të sqarojë përse

këtu paskajorja del formalisht njësoj si pjesorjaTF39FT.

Por, nga ana tjetër, edhe mendimi i përkundërt që shqipja e hershme (a “nëna” e saj) nuk

ka zhvilluar një paskajore sintetike si ato të gjuhëve të tjera i.e., mbështetet vetëm në

konstatimin që një formë e tillë paskajoreje mungon në periudhën e dokumentuar të

kësaj gjuhe, e cila është një kohë relativisht mjaft e shkurtër. Gjithashtu, pohimi në

shqyrtim nuk arrin të sqarojë se si ka qenë e mundur që një gjuhë dikur pa paskajore ka

arritur të krijojë format e pashtjelluara të tipit me ba dhe për të bërë (shih && 12-13), të

cilat përdoren (sidomos e para) me funksione karakteristike për paskajoren, gjatë një

periudhe, kur në gjuhët e tjera të Ballkanit paskajorja po mënjanohej nga përdorimi.

12. Siç u vu në dukje në & 11, gjuha shqipe gjatë evolucionit të saj historik ka krijuar

formën e pashtjelluar të tipit me ba, e cila përdoret me funksione karakteristike për

T29T Në IF 12 (Anzeiger), 91-93, Pederseni ka mbrojtur tezën që paskajorja sintetike e dikurshme e shqipes

është bashkëpërputhur formalisht me pjesoren.

T30T Në “Litteris” 1927,IV, Nr. 3,207, Jokli ka shprehur mendimin se në togfjalëshat e tipit duhet bërë, do

bërë gjymtyra e dytë ka qenë paskajore.

T31T Pekmezi: 1908,194, mendon se forma e shkurtër e pjesores më -ë tek foljet me temë në

bashkëtingëllore “është një shkurtim i një paskajoreje zanafillëse sot të humbur...”.

T32T Xhuvani: 1980,260, pranon në vija të përgjithshme mendimin e Pedersenit (shih shënimin 29).

T33T Domi: 1961,67, pranon gjithashtu që shqipja duhet të ketë pasur dikur një paskajore sintetike.

T34T Çabej: 1975,55, pranon gjithashtu që shqipja ka pasur dikur një paskajore sintetike.

T35T Hahn-i: 1853,62, pohon se shqipes i mungon paskajorja, ashtu si greqishtes së re, bullgarishtes dhe

vllahishtes, por ai nuk shprehet më tej për një fazë më të hershme të kësaj gjuhe.

T36T Meyer-i: 1888,43, duke folur për formën e tipit për të bërë (shih & 13), pohon se kjo përdoret “për të

shprehur paskajoren që mungon”.

T37T Weigand-i, Ba I, f, XI, pohon se shqipes i mungon paskajorja.

T38T Gabinski: 1967, dhe në punime të tjera, është përpjekur të argumentojë se gjuha shqipe nuk ka pasur

një paskajore më të hershme se ajo e tipit me ba (shih & 12). Sipas tij, “protoshqipja paraqitet si një

gjuhë pa paskajore”.

T39T Në togfjalëshat e fundit në të vërtetë kemi të bëjmë me një bashkëpërkim me ndërtimin rumun të tipit

trebuie f£cut (shih shën. 27)

140

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!