06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

bashkëtingëlloresh, krahas kundërvënies e pazëshme ~ e zëshme, ekzistonte edhe një e

pazëshme e aspiruar (ph,kh, th )TF30FT.

Në greqishte të vjetër theksi nuk ishte i ngulitur; ai mund të binte mbi njërën nga tri

rrokjet e fundit të fjalës. Për më tepër, ai mund të lëvizte edhe nga njëra rrokje në tjetrën

në format e ndryshme flektive të së njëjtës fjalë dhe mund të binte edhe mbi mbaresat

rasoreTF31FT. Theksi i greqishtes së vjetër “deri në kohën pasklasike” ishte muzikorTF32FT.

10. Për sa i takon strukturës morfologjike, vlen të vihen në dukje disa dukuri të vjetra të

ruajtura si edhe ndonjë risi e përftuar qysh në atë fazë, kur mund të flitet ende për

greqishte të vjetër.

Në sistemin emëror bie në sy ruajtja e sistemit tri gjinish të trashëguar nga një fazë e

hershme i.eTF33FT. Gjinia asnjanëse në greqishte të vjetër ruhet mirë në tërë sistemin emëror,

d.m.th. jo vetëm tek emrat, por edhe tek përemrat dhe mbiemrat. Në fazën më të

hershme janë ruajtur edhe gjurmë të numrit dual, dukuri kjo që është mënjanuar herët në

gjuhët i.eTF34FT. Edhe lakimi në tërë sistemin emëror në përgjithësi ruhet mirëTF35FT.

Greqishtja e vjetër, ashtu si shumica e gjuhëve i.e., parapëlqente që përcaktorët e emrit

t'i paravendoste. Edhe nyjën shquese ajo e ka të paravendosur. Kjo nyjë, që paraqitet e

lakueshme për të tri gjinitë dhe për të dy numratTF36FT, është shfaqur mjaft herët në atë

gjuhë, të paktën qysh nga shekulli II para e.r.TF37FT

11. Edhe në sistemin foljor të greqishtes së vjetër janë ruajtur një varg dukurish të

trashëguara nga një fazë e lashtë i.e., natyrisht me ndryshimet e përftuara në bazë të

ligjësive të evolucionit të asaj gjuhe në rrjedhë të kohës. Midis dukurive të trashëguara

i.e. të asaj gjuhe mund të përmenden: apofonia kualitative në të kryerën sintetikeTF38FT,

augmenti e- dhe reduplikimi në kohët e së shkuarësTF39FT, si edhe kundërvënia aspektore

trishe midis formave “kohore” të së tashmes, të aoristit dhe të së kryerës (perfektit

sintetik). Një kundërvënie e tillë trishe ishte shtrirë në të gjitha mënyrat: dëftore,

lidhore, dëshirore dhe urdhërore. Madje, kjo kundërvënie trishe ishte shtrirë edhe tek

format e paskajores. Në sistemin foljor të greqishtes së vjetër ishte zhvilluar edhe

T30T Për më shumë hollësi shih shën. 48.

T31T P.sh.: ho ánthropos ~ tou anthrópou ~ t-n anthr®pon “njeriu ~ i njeriut ~ i njerëzve”.

T32T Për më shumë sqarime shih Rix: 1976, 41 v.

T33T Shih më hollësisht për këtë sistem tri gjinish Demiraj: 1972,79 v.

T34T Në greqishte duali është zhdukur herët, sidomos nëpër kolonitë. Tek Homeri ai del shpesh, por, sipas

Jesperesenit: 1958,206, duket se përdorimi i dualit tek ai është “një arkaizëm i përdorur për qëllime

poetike”.

T35T Në një fazë më të vjetër në atë gjuhë dalloheshin formalisht rasat emërore, gjinore, dhanore, kallëzore,

thirrore dhe rrjedhore.

T36T Madje, në një fazë më të vjetër, kur dëftori anaforik, nga i cili u përftua nyja shquese, përdorej ende

me vlerë përemërore (si p.sh. tek Homeri), ndeshen ende forma të dualit.

T37T Shih Meillet: 1930,183 v., ku pohohet: “Sapo ndeshesh në ndonjë prozë, letrare ose epigrafike, të

çfarëdo dialekti, aty e gjen nyjën normalisht në përdorim. Megjithatë, në të folmet periferike

përdorimi është ende i dobët; mbishkrimet më të vjetra qipriote nuk e kanë gjithnjë nyjën atje ku ajo

del zakonisht; ende në shekullin II para Krishtit në mbishkrimet pamfiliane [në Azinë e Vogël] mezi

shfaqet nyja. Kështu, nyja është përftuar në të gjitha dialektet pas fiksimit të gjuhës epike, pra, pas

ndarjes së greqishtes në dialekte të dallueshme”.

T38T Është fjala për kundërvënien e tipit tréph-- ~ te-troph-a “rrit ~ kam rritur” etj.

T39T Është fjala për format e tipit leíp-- ~ é-lip-on “lë~lija” dhe tréph-- ~ té-troph-a.

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!