06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

nëpërmjet vetorëve të dy vetave të para, gjë që ka shërbyer si një mjet ridondance për të

vënë në dukje sa më shumë remën (shih & 6), atëherë mund të anohet -natyrisht me

rezervë- nga mendimi që pikërisht këtu është shfaqur më parë kjo dukuri. Në një rast të

tillë do të pranohej gjithashtu edhe një farë ndikimi mbi rimarrjen e kundrinave të

shprehura me anë të vetorëve të vetës së tretëTF16FT.

9. Edhe në rumanishte rimarrja e kundrinave është një dukuri mjaft e përhapur. Në

gjendjen e sotme të asaj gjuhe p.sh. kundrinat e shprehura me anë të përemrave vetorë të

dy vetave të para rimerren rregullisht nëpërmjet formave të patheksuara gjegjëse, jo

vetëm kur janë të vendosura para foljes kallëzues, por edhe kur vendosen pas sajTF17FT. Në

rastet e tjera, d.m.th. kur kundrinat nuk shprehen nëpërmjet vetorëve të dy vetave të

para, rimarrja e tyre mund të jetë e detyrueshme, fakultative apo e pamundshmeTF18FT. Por,

ndryshe nga ç'ka ndodhur në gjuhën shqipe (shih & 4), në rumanishte rimarrja e

kundrinës së zhdrejtë nuk është përgjithësuarTF19FT.

Nga një shqyrtim i kujdesshëm i rregullave dhe vërejtjeve të parashtruara në GLR I,144-

147, mund të arrihet në përfundimin se edhe në atë gjuhë rimarrja apo mosrimarrja e

kundrinave është kushtëzuar nga të njëjtët faktorë, që u vunë në dukje për këtë dukuri në

gjuhën shqipe (shih && 6-7). Me fjalë të tjera, rimarrja e kundrinave të shprehura

nëpërmjet formave të theksuara të përemrave vetorë të dy vetave të para edhe në

rumanishte përftohet, kur ato përfaqësojnë remën e kumtimit, ndërsa në rastet e tjera kjo

dukuri sintaksore, me sa duket, përftohet atëherë kur kundrinat shprehin temën e

kumtimit.

10. Dukuria në shqyrtim në dakorumanishte, pas gjithë gjasash, nuk është fort e

hershme. Është e vërtetë se gjurmë të rimarrjes së kundrinave ndeshen qysh në shkrimet

e vjetra rumune të shekullit XVI, por, me sa duket, në këto shkrime ajo nuk del

shpeshTF20FT. Gjithashtu, në dakorumanishte dukuria në shqyrtim nuk është zhvilluar me

ritme aq të shpejta si në shqipe dhe maqedonishte (shih & 4 dhe & 13) dhe, me sa duket,

edhe në aromunishte. Kështu, në shkrimet rumune të shekullit XVIII ajo nuk paraqitet e

konsoliduar mirë. P.sh., sipas të dhënave, që jep Saramandu (1966), del se në shkrimet

rumune të shekullit XVIII kundrina e zhdrejtë e shprehur nëpërmjet emrash përdoret e

dyfishuar me anë të formave të patheksuara të përemrave vetorë të vetës së tretë

kryesisht kur ndodhet para foljes kallëzues. Por edhe në këtë topikë ajo ndeshet rrallë.

Nga 346 shembuj, që autori ka marrë në shqyrtim, vetëm në 32 raste kundrina e

zhdrejtë del e paravendosur. Edhe në këto 32 raste ajo rimerret nëpërmjet formave të

patheksuara përemërore vetëm 18 herë, d.m.th. pak më shumë se në gjysmën e rasteve.

Kurse në 314 rastet e tjera, në të cilat kundrina e zhdrejtë është përdorur pas foljes

T16T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986,597 v.

T17T Shih GLR I,145 v.

T18T Shih GLR I,145 v.

T19T Shih GLR, I,146, ku pohohet se rimarrja e kundrinës së zhdrejtë të vendosur pas foljes kallëzues

“është fakultative, kur është shprehur nëpërmjet një emri personi (të pajisur me nyjë shquese ose joshquese,

qoftë emër i përgjithshëm ose i përveçëm), nëpërmjet një përemri të pacaktuar ose mohor”.

P.sh.: Tata i-a strîns ciobanului mîna (Sadoveanu). Cînd te duci la µcuol£, spune domnului institutor

(Calinescu). A imprumutat µi altora cartea. Le spuse unora c£ e plecat. Po aty pohohet gjithashtu se

“nuk anticipohet kundrina e zhdrejtë e vendosur pas foljes”, kur shprehet me një emër sendi (Shih

edhe && 10-12).

T20T Shih Asan: 1961,99 v.

123

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!