06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

frengjishtenTF43FT etj. Por me përjashtim sidomos të spanjishtes dhe në një farë mase edhe

të italishtes (shih shënimet 42,41), kjo dukuri sintaksore në gjuhët e tjera romane nuk ka

pasur ndonjë zhvillim të dukshëm. Megjithatë, ndikimi latin mbi gjuhët ballkanike në

këtë rast nuk do të përjashtohej, në rast se dukuria në shqyrtim në gjuhët romane

perëndimore do të ishte aq e vjetër, sa të ngjitej deri në kohën, kur mund të bëhet fjalë

për latinishte vulgare, çka duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur. E si një

dëshmi e tërthortë për këtë mund të shërbejë jo vetëm zhvillimi i pabarabartë i kësaj

dukurie në gjuhët romane perëndimore, por edhe shfaqja dhe zhvillimi relativisht i vonë

i saj në rumanishte (shih & 10);

22. Lindja dhe zhvillimi i një dukurie të tillë në gjuhët ballkanike nuk mund të

shpjegohet si diçka që ka ndodhur rastësisht. Shfaqja e kësaj dukurie këtu duhet të jetë

kushtëzuar nga një a më shumë faktorë gjuhësorë. E një gjë e tillë duhet menduar, edhe

sikur të pranohej pa rezervë që zanafilla e kësaj dukurie në gjuhët ballkanike i detyrohet

ndikimit latin. Dhe, në të vërtetë, nuk ka si të mendohet që një gjuhë të ndikojë mbi një

tjetër në shfaqjen e një dukurie, në rast se gjuha e ndikuar nuk e ka ndier dhe nuk e

ndien nevojën për një dukuri të tillë. Prandaj, edhe po të pranojmë mendimin që dukuria

në shqyrtim në gjuhët ballkanike është përftuar si një zhvillim i brendshëm i këtyre

gjuhëve, edhe po të pranojmë supozimin që ajo të jetë shfaqur “nën ndikimin e

latinishtes vulgare ballkanike”, mbeten gjithnjë për t'u sqaruar se cilët kanë qenë

faktorët e brendshëm gjuhësorë, që e kanë mundësuar lindjen dhe zhvillimin e saj në

gjuhët ballkanike në përgjithësi, ose në këtë apo atë gjuhë ballkanike në veçanti. Prandaj

kjo çështje ka tërhequr me të drejtë vëmendjen e mjaft studiuesve, sidomos kohët e

fundit. Këtu nuk po ndalemi në paraqitjen e të gjitha mendimeve të shprehura për këtë

dukuri në gjuhë të veçanta. Këtu do të përmendim vetëm disa prej tyre, dhe pikërisht

mendimin që e shpjegon rimarrjen e kundrinave të shprehura nëpërmjet emrash si

njëfarë “mbipërcaktimi” të kundrinës, mendimin që e shpjegon këtë dukuri si një mjet,

që ka shërbyer për të zhdukur homoniminë midis formave të kundrinave dhe formave të

disa gjymtyrëve të tjera të fjalisë, si edhe atë që sheh tek kjo dukuri një nga pasojat e

gjymtyrimit aktual të fjalisë.

Shpjegimin e parë e gjejmë tek Boissin (: 1950) për shqipen dhe te gjuhëtarë të

ndryshëm për rumanishten. Shpjegimin e tretë, me paraqitje të ndryshme, e gjejmë tek

një varg gjuhëtarësh, nga të cilët mund të përmenden Demiraj (: 1975), Buchholz (:

1977), Barry (: 1975) për shqipen dhe tek disa gjuhëtarë të tjerë për rumanishten,

bullgarishten dhe maqedonishten. Kurse shpjegimin e dytë e gjejmë gjithashtu tek një

numër jo i vogël gjuhëtarësh sidomos për bullgarishten e maqedonishten e ndonjëherë

edhe për rumanishten e për shqipen. Në paragrafët ndjekës po i shqyrtojmë shkurt këto

shpjegime, duke u ndalur kryesisht tek disa gjuhëtarë.

23. Boissin (: 1950,80) midis kundërvënieve thjesht formale e shquar ~ e pashquar në

gjuhën shqipe përmend edhe: “VI. Një kundërvënie me anë “mbipërcaktimi”...: a) Pas

dëftorit; b) pas “një”; c) Kam dardhë dhe i kam dardhët, nga njëra anë, dhe mbreti

formon kabinetin e ri dhe mbreti e formon kabinetin e ri, nga ana tjetër.

Nga sa kuptohet prej shembujve, ky gjuhëtar tek ndërtimet e tipit i kam dardhët dhe

mbreti e formon kabinetin e ri shihte një shfaqje të “mbipërcaktimit”, por ai nuk e ka

shtjelluar më tej mendimin e tij.

T43T Në frengjishte, siç na dëshmon Grevisse (: 1980,539, kjo dukuri është e kufizuar. Për frengjishten e

vjetër shih Meyer-Lübke (: 1900,III,441); shih edhe Asenova (: 1980/2).

128

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!