06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

RIMARRJA E KUNDRINAVE

KREU VIII

1. Kjo dukuri sintaksore, që është përhapur ku më shumë e ku më pak në të gjitha gjuhët

ballkanike, është vështruar në përgjithësi si një ballkanizëm, sado që ajo është shfaqur

edhe në gjuhët romane perëndimore (shih & 21). Si rrjedhim, edhe kësaj dukurie

sintaksore të gjuhëve ballkanike i është kushtuar vëmendje në të gjitha veprat

sintetizuese për ato gjuhëTF1FT.

I pari gjuhëtar, që e ka përmendur këtë dukuri sintaksore të gjuhëve ballkanike, ka qenë

Mikloshiçi: 1861, (shih & 18). Por dukuria në shqyrtim e ka tërhequr vëmendjen e

ballkanistëve dhe të studiuesve të gjuhëve të veçanta ballkanike kryesisht gjatë shekullit

XX dhe veçanërisht gjatë këtyre dyzet vjetëve të fundit. Ata, në përgjithësi, janë

përpjekur jo vetëm të përshkruajnë kushtet sintaksore të shfaqjes së kësaj dukurie, por

edhe të shpjegojnë rrethanat e përhapjes së saj në gjuhët e ndryshme ballkanike.

Nga studimet e botuara tashmë është bërë e qartë se rimarrja e kundrinave është përftuar

në shqipe, rumanishte, bullgarishte, maqedonishte dhe greqishte; ajo ndeshet edhe në

disa të folme periferike serbe dhe kroateTF2FT. Por një zhvillim më të madh kjo dukuri

sintaksore ka marrë sidomos në shqipe dhe maqedonishte.

2. Në gjuhën shqipe rimarrja e kundrinës së drejtë është bërë një dukuri e përgjithësuar,

kur ajo shprehet me anë të formave të theksuara të përemrave vetorë të dy vetave të

para, pavarësisht nga topika e tyre para apo pas foljes kallëzues. Në këtë përdorim

kundrina e drejtë përfaqëson remën e kumtimit. Kurse në rolin e temës së kumtimit në

këtë rast ajo shprehet rregullisht vetëm nëpërmjet formave të petheksuara të përemrave

vetorë të dy vetave të para në rasën kallëzore: më, të, na, ju (dikur u) .TF3FT.:

Po ta vështrojmë këtë dukuri në veprat e autorëve tanë të vjetër, vëmë re se rimarrja,

përkatësisht mosrimarrja e kundrinës së drejtë të shprehur nëpërmjet përemrave vetorë

të dy vetave të para tek ata kushtëzohet, në vija të përgjithshme, nga po ato rregullsi, që

veprojnë në shqipen e sotme. Një rregullsi e tillë bie në sy sidomos në veprat e Budit.

Rastet e të shprehurit të kundrinës së drejtë në funksionin e remës vetëm me anë të

formës së theksuar të përemrave vetorë të dy vetave të para tek ata janë të kufizuara

(sidomos tek Budi)TF4FT.

T1T Vetëm

T2T Shih

T3T P.sh.,

T4T P.

Solta: 1980, nuk e ka trajtuar këtë dukuri.

Ilievski: 1973, 205.

të krahasohen a) Më merr (a merrmë) edhe mua. Unë të thirra ty dhe jo atë. b) Nëna më (të) do,

prandaj më (të) qorton.

sh. të krahasohen: Tek Buzuku: a)... mbë emënit tat muo më shelbo...; .... ti n§ na defendo...; u t° të

të lëvdonj...; u juve tue u pasunë ndë zemërë... etj. b) Zotynë t° ruon...; ...armatisi ju... etj. c) Përse ti

më nxore n gjithë së këqiashit ...; ...përse aj na vizitoi... E ata qi u munduonë, ma mos u mundonjën...

119

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!