06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

KREU III

GJENDJA E SOTME GJUHËSORE

NË GADISHULLIN BALLKANIK

1. Siç u vu në dukje në II/1, Gadishulli Ballkanik me pozicionin e tij gjeografik si një

urë ndërlidhëse midis Evropës dhe Azisë së vogël qysh nga kohët e hershme e deri në

Mesjetën e vonë është bërë arenë dyndjesh nga popuj të ndryshëm, gjë që ka bërë që

nga kohë në kohë të ndryshojë edhe gjendja e tij gjuhësore. Natyrisht në ndryshimin e

gjendjes gjuhësore të këtij gadishulli një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe vetë

evolucioni i gjuhëve, që janë folur këtu gjatë periudhave të ndryshme historike.

Si pasojë e këtyre dy faktorëve Gadishulli Ballkanik paraqitet sot si një trevë, ku brenda

një sipërfaqeje relativisht të kufizuar fliten një numër jo i vogël gjuhësh të ndryshme,

duke përfshirë këtu edhe një gjuhë jo-i.e., turqishten. E po të krahasohet gjendja e sotme

gjuhësore e këtij gadishulli me atë të periudhës antike (shih kreun II), bie menjëherë në

sy se përveç greqishtes (së re) dhe shqipes, që janë vazhdueset e greqishtes së vjetër

(shih & 12), përkatësisht të ilirishtes (shih && 5-6), gjuhët e tjera janë zhvilluar këtu si

pasojë e pushtimeve, përkatësisht e dyndjeve të popujve gjatë periudhash të ndryshme

historike. Kështu p.sh. rumanishtja është përftuar nëpërmjet romanizimit të dakëve të

vjetër (shih & 16); bullgarishtja (e maqedonishtja) dhe serbokroatishtja dhe sllovenishtja

janë zhvilluar pas dyndjeve sllave të shekujve VI-VII në Ballkan, kurse turqishtja është

shfaqur këtu pas pushtimeve të perandorisë osmane (shekujt XIV-XV).

Në Gadishullin Ballkanik fliten edhe gjuhë të tjera nga grupe më të vogla popullsish, si

gjuha e romëve (e gabelëve), armenishtja etj. Prania e këtyre gjuhëve lidhet me lëvizjet

paqësore të bartësve të tyre në periudha relativisht të vona.

Lidhur me gjendjen e sotme gjuhësore të Gadishullit Ballkanik do pasur parasysh se

pothuaj në të gjitha trevat e këtij gadishulli ka “ishuj gjuhësorë” të ndryshëm, që janë

pasojë e shpërnguljeve të masave pak a shumë të gjera popullsish nga një vend në tjetrin

për arsye ekonomike ose politike. Mjafton të përmendim këtu praninë e disa fshatrave

greqishtfolës në Shqipërinë e JugutTF1FT, ose të disa fshatrave me origjinë sllave në pjesën

lindore të ShqipërisëTF2FT. Të kihen parasysh, nga ana tjetër, katundet shqipfolëse të

Greqisë (shih shënimin 9), të SerbisëTF3FT, të BullgarisëTF4FT etj.

T1T Sipas

T2T Sipas

T3T Kështu

T4T Në

vjetarit të Republikës së Shqipërisë (1990), faqe 35, numri i greqishtfolësve në Shqipëri arrinte

në 58.758 vetë.

atij Vjetari, f. 35, numri i maqedonasve në Shqipëri arrinte në 4.700 vetë.

p.sh. në katundet e Jabllanicës, Preshevës e Bujanovcit (Serbi) më 1971 kishte rreth 66.000

shqiptarë (shih Krasniqi: 1979,38).

fshatin Mandricë të Bullgarisë më 1951 kishte 1.000 shqiptarë (shih Beci: 1982,31).

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!