06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

midis shqipes dhe rumanishtes, siç është p.sh. rasti i “nyjave të përparme” në këto dy

gjuhë (shih VI/17-21).

Në rastin e ndonjë zhvillimi paralel faktori i përbashkët nuk duhet kërkuar medoemos

tek substrati i vjetër ballkanik, sado që edhe ndikimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i

këtij në ndonjë rast nuk duhet përjashtuar patjetër. Në ndonjë rast mund të kemi të

bëjmë me faktorë kompleksë, hetimi i të cilëve sot për sot mund të paraqitet tepër i

vështirë. Sidoqoftë, në raste të tilla argumentimi shkencor, aq sa na lejojnë faktet e

disponueshme, duhet të zhvishet nga çdo qëndrim subjektivist.

Për sa i takon substratit, veprimi i tij mund të ketë qenë ose i drejtpërdrejtë, ose më fort i

tërthortë. Në rastin e fundit është fjala për ndikimin e mënyrës së të menduarit dhe të të

shprehurit të popullsisë së asimiluar gjuhësisht mbi gjuhën e mbishtresuar. Kështu

ndofta mund të shpjegohet evolucioni i së ashtuquajturës latinishte ballkanike, e cila në

mjaft pika ka qenë e diferencuar nga latinishtja në trevat perëndimore të Perandorisë

Romake. Prandaj, ndonjë dukuri e rumanishtes, si p.sh. prapavendosja e nyjës shquese,

mund të jetë pasojë e një ndikimi të tërthortë të substratit trak a dak nëpërmjet gjuhës

“nënë” të rumanishtes të mbishtresuar mbi atë substrat (shih edhe VI/15-16).

17. Një problem më vete paraqisin disa dukuri të gjuhëve ballkanike, që ndeshen edhe

jashtë Ballkanit. Të tilla janë, ndër të tjera, prapavendosja e nyjës shquese, rimarrja e

kundrinave nëpërmjet formave të patheksuara të përemrave vetorë, formimi i kohës së

ardhme me anë të foljes ndihmëse “dua” etj. Kur dukuri të tilla paraqisin një interes të

posaзëm gjuhësor, atëherë do të trajtohen në kapituj më vete. Përndryshe, do të

përmblidhen shkurt në kreun X. Në kreun XI do të trajtohen edhe disa bashkëpërkime të

posaзme midis shqipes dhe rumanishtes. Kurse në kreun XII do të trajtohen shkurt disa

bashkëpërkime midis gjuhëve ballkanike në fushën e fjalorit dhe të frazeologjisë.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!