06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

Është e vërtetë se në mjaft raste emrat e përveçëm e kanë burimin tek emrat e

përgjithshëm. Por në rastin konkret nuk dihet asgjë e sigurt për vjetërsinë e këtyre

emrave dhe të emrave të përgjithshëm gjegjës. Disa përpjekje, që janë bërë për të

zbuluar rrënjët i.e. të emrave ilirë të dokumentuar, në përgjithësi nuk i kanë kapërcyer

kufijtë e hamendjesTF74FT. Gjithashtu do pasur parasysh edhe se këta emra ilirë ne i njohim

nëpërmjet burimeve greke e latine, por nuk mund të jemi të sigurtë nëse tradita

shkrimore greke apo latine e ka pasqyruar me saktësi shqiptimin e mirëfilltë të këtyre

fjalëve nga vetë vendësit. Prandaj edhe për këtë arsye në çdo rast gjykimet duhet të

jepen me një farë rezerve.

21. Për të dhënë një gjykim sa më të mbështetur për çështjen në shqyrtim, duhet të

merren në vështrim materiale nga treva e banuar prej ilirëve të mirëfilltë. Sidoqoftë,

duhen lënë jashtë vështrimit materialet, që na kanë arritur nga venetët e Istries, sepse

tashmë është vërtetuar që ata nuk ishin ilirë dhe flisnin një gjuhë të tipit kentumTF75FT. Edhe

gjuha e mesapëve në Italinë jugore duhet marrë në vështrim me rezervë, megjithëse

mjaft gjuhëtarë kanë qenë të mendimit se mesapishtja burimisht ka qenë një dialekt ilir

dhe ishte e tipit satemTF76FT. Po të mbajmë parasysh edhe rezervat e Kati»iº-it për panonët

dhe dalmatët (shih & 19), atëherë mbetet që për më shumë siguri të mbështetemi në atë

pak lëndë gjuhësore, që na ka arritur nga ilirët e mirëfilltë, natyrisht pa përjashtuar krejt

edhe atë lëndë gjuhësore, që na ka mbetur nga të ashtuquajturit ilirë veriorë.

22. Ata që janë shprehur për karakterin kentum të ilirishtes (shih shën. 68), për mungesë

fjalësh nga fjalori i zakonshëm, janë mbështetur kryesisht në disa emra të përveçëm, si

Ves-cleves, Acra-banus, Bal-acros, Angros etj. të ilirishtes veriore, ose Genusus (emri i

lashtë i Shkumbimit), Gentius (emër njeriu) etj. Ata janë përpjekur që këta emra të

përveçëm t'i shpjegojnë nëpërmjet krahasimit me emra të përgjithshëm të disa gjuhëve

i.e. me dokumentim të hershëm, si greqishtja e vjetër, indishtja e vjetër etj. Kështu p.sh.

Ves-cleves është shpjeguar si një fjalë e përbërë, ku elementi i parë është marrë me

kuptimin “i mirë” (krahaso indishten e vjetër vasu-, greqishten eys- etj.), kurse elementi

i dytë është marrë me kuptimin “famë, lavdi” dhe është krahasuar me mesapishten klohi,

Zis “dëgjo, Zeus” dhe me shqipen quaj < kluanjTF77FT. Edhe Acra-banus është shpjeguar si

një fjalë e përbërë, ku elementi i parë acra (=akra) është krahasuar me greqishten acros

(=akros - me - ³ - burimisht qiellzore). Edhe tek emri Angros është menduar të ketë qenë

një ² (qiellzore)TF78FT.

Por, edhe sikur të pranohen si të sakta këto shpjegime, në të gjitha këto raste kemi të

bëjmë me fjalë, ku elementi tektal (³-,²-) ndiqej nga një bashkëtingëllore anësore (-1)

T7T4 Për këtë arsye këtu nuk po ndalemi më gjatë për këtë gjë.

T75T Më parë mendohej që venetishtja, e cila flitej nga fisi i venetëve në Italinë verilindore, ishte një dialekt

i ilirishtes dhe ky mendim mbështetej kryesisht në emrin e fisit Illyrion 'Enetoi, që përmend Herodoti

në I/196 të veprës së tij historike. Por Hans Krahe në “Rhein. Museum” 88 (1939) vërtetoi

përfundimisht se Heroditi në I/196 nuk bën fjalë për venetët e Italisë së sipërme, të cilët i quan

Venetët e Adriatikut ('Enetoi en t§ Adri§ - V/9), por për një fis ilir në kufirin verior të Maqedonisë;

(shih Krahe: 1955, 10 dhe A. Mayer: 1959, 174)

T76T Për karakterin satem të mesapishtes janë shprehur disa dijetarë, por disa të tjerë e kanë konsideruar atë

të tipit kentum (shih A. Mayer: 1959, 171 v. Shih edhe Hamp: 1966, 111 v.)

T77T Shih A. Mayer: 1959, 66, 125.

T78T Shih A. Mayer: po aty.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!