06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

rruga e zhvillimit të formave foljore të mënyrës habitore në gjuhën shqipe, ato përdoren

edhe për të riprodhuar me rezervë e me dyshim fjalët e dikujt tjetër, gjë që është

përdorimi i zakonshëm për format e mënyrës së ritregimit në bullgarishte e

maqedonishte.

6. Me termin mënyra e ritregimit në këto gjuhë sllave jugore është bërë zakon të quhen

disa forma analitike homonime me ato të së kryerës dhe më se të kryerës, që Weigand-i

(BA I, 150-152) i interpreton si forma habitoreje. Por gjuhëtarë të tjerë si A. Teodor

Balan-i, L. AndreiçiniTF18FT flasin për ekzistencën e një “mënyre të ritregimit” në

bullgarishte. Po kështu mendojnë edhe Stojanovi (: 1977, 393 v.), Debraekeler-i (: 1966,

265 v.) etj. Sipas Stojanovit, nëpërmjet formave të kësaj mënyre folësi paraqit një

veprim që ia kanë treguar të tjerët, d.m.th. një veprim, në të cilin ai vetë nuk ka marrë

pjesë as e ka parë me sy. Po ky autor vë në dukje se nëpërmjet formave të kësaj mënyre

folësi shpreh dyshim, mosbesim ose mosmiratim për mendimin e të tjerëve. Ai vë në

dukje gjithashtu se me anë të këtyre formave foljore folësi shpreh edhe habi për

veprimin e ritreguar, kur atij i duket i papritur, i papandehur.

Edhe për maqedonishten pranohet ekzistenca e kategorisë së ritregimit, d.m.th.

përdorimi i formave analitike të së kryerës për të ritreguar diçka që folësi s'e ka parë

vetë me sy. Gjithashtu, e kryera në atë gjuhë përdoret edhe me vlerë habitorejeTF19FT.

7. Për sa i takon vjetërsisë së kësaj mënyre në bullgarishte, Weigand-i (BA I, 152) thotë

se në bullgarishten e vjetër dhe të mesmen nuk ka gjetur ndonjë shembull habitoreje.

Kurse Mirçevi (: 1958, 123) pohon se procesi i zgjerimit të funksioneve të së kryerës,

gjë që çoi në zhvillimin e formave të ritregimit, ka nisur qysh në shekullin XIV.

Disa gjuhëtarë si K. Conevi, K. Mirçevi, L. Andrejçini e lidhin zanafillën e kuptimit të

ritregimit dhe të mjeteve të shprehjes së tij në bullgarishte me ndikimin e gjuhës

turkeTF20FT. Ndikimin turk në këtë pikë e pranon edhe Koneski (: 1967/1, 176 v.) për

maqedonishten. Mundësinë e ndikimit të turqishtes mbi bullgarishten e maqedonishten

në këtë pikë e pranon edhe Fiedler-i (: Actes VI, 369). Por disa gjuhëtarë të tjerë si Ju.

Triponovi, Dilenskij, I. Gëlëbovi janë shprehur kundër mendimit që format e ritregimit

të kenë lindur nën ndikimin e turqishtesTF21FT.

8. Kurse mënyra habitore e shqipes, siç dihet, ka lindur nga përngjitja e së kryerës

analitike të përmbysur, të përdorur kështu për të shprehur habinë e folësit për një veprim

a gjendje të papritur, që është kryer në të shkuarën ose që është në të kryer e sipër në

çastin e ligjërimit. Format foljore të kësaj mënyre përdoren edhe për të shprehur një

qëndrim ironizues, mosmitarues, kundërshtues etj. të folësit lidhur me ndonjë pohim të

bashkëbiseduesit. Pas përngjitjes së të kryerës së përmbysur forma e re sintetike, e

krijuar në këtë mënyrë, erdh e u përdor gjithnjë e më shumë për të shprehur ndjenjat

(habinë, mospajtimin etj.) e folësit ndaj një veprimi a thënieje në çastin e ligjërimit të tij

dhe kështu e humbi dalëngadalë kuptimin e kohës së shkuar dhe përforcoi atë të kohës

së tashme, duke u shndërruar kështu përfundimisht në një formë të kohës së tashme të

një mënyre të re. Kjo dallohej shkoqur si prej kohës së kryer ashtu edhe prej kohës së

tashme të mënyrës dëftore, jo vetëm për nga ndërtimi, por edhe për nga kuptimi modal.

T18T Shih për këta vëllimin Voprosy grammatiki bolgarskogo jazyka, 1959, 315 v.

T19T Shih Koneski: 1967/1, 175 v., 1967/2, 477 v. Për këtë kategori foljore në bullgarishte, maqedonishte,

të krahasuar edhe me shqipen, shih Friedman: 1981.

T20T Shih vëllimin Voprosy gramatiki bolgorskogo literaturnogo jazyka, 1959, f. 315 v.

T21T Shih po aty, 313 v.

152

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!