06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

emërore emërton zakonisht një gjymtyrë të trupit të njeriut dhe kuptimi frazeologjik, që

kushtëzohet nga konteksti, i takon të gjithë togfjalëshit. Të tillë janë p.sh.

frazeologjizmat: shqip (më) doli për hundësh, rumanisht (mi-) a eµit prin nas, greqisht

(mou) vg§ke ap' t§ mýte, bullgarisht izleze (mi) prez nosa; i heq veshin (dikujt),

rumanisht îl trag de ureche, bullgarisht dërpam ushit (na niakogo), serbokroatisht

povuçi (koga) za uvo; i kthej kurrizin (shpinën), rumanisht îi întorc spatele, greqisht

gyríz- ta n-ta, serbokroatisht okrenuti (nekome) ledja, etj.TF21FT

Një tip tjetër frazeologjizmash përbëjnë ata togfjalësha, që përdoren vetëm me kuptim të

figurshëm, duke qenë se togfjalëshat e lirë gjegjës nuk ndeshen në gjuhë. Të tillë janë

p.sh. frazeologjizmat; shqip s'ia pret koka, rumanisht nu-1 taie capul, greqisht dhen to¯

koftei to kefáli, bullgarisht ne mu ceçe glavata; doli nga fjala, rumanisht eµi din

cuvìntul s£u; greqisht vg§ke ap' to logo tou; ha dru, arumanisht mîc£ lemn, greqisht

tr®g- ksýlo, etj.

Në një tip tjetër frazeologjizmash vetëm njëra nga fjalët përdoret me kuptim të

figurshëm. Të tillë janë p.sh. frazeologjizmat: shqip i ngul sytë, rumanisht înfig ochii,

bullgarisht vpervam oçi; mblidh mendjen, arumanisht adun£-œi mintea, greqisht

mazepse ta myalá sou, bullgarisht cëbiraj si uma, etj.TF22FT

19. Në përgjithësi, frazeologjizmat në gjuhët ballkanike përdoren më fort me vlerë

foljore (shih shembujt tek & 18). Por ka edhe togfjalësha frazeologjikë me vlerë

emërore, mbiemërore dhe ndajfoljore, si p.sh.: shqip (ai do) kalë jeshil, rumanisht c£i

verzi, greqisht prasina aloga: (njeri) i hurit dhe i litarit, greqisht (anthropos) to¯

skhoinou kai to¯ paloukio¯; bullgarisht (çovek) ot kol i vëzhe; me gjysmë goje,

rumanisht cu jum£tate de gur£, greqisht me miso stoma etj.TF23FT

Për sa i takon mënyrës së ndërtimit të tyre, po kufizohemi me vërejtjen se në secilën

gjuhë frazeologjizmat ndërtohen sipas rregullsive gramatikore të togfjalëshave përkatës.

Këtu vlen të shënohet se në ndonjë rast ndeshen edhe ndërtime, që nuk janë më aq të

rëndomta në një gjuhë. I tillë është p.sh. përdorimi i parafjalës për me rasën rrjedhore

në frazeologjizmat e gjuhës shqipe të tipit i doli për hundësh, e kapi për veshi etj.TF24FT

20. Për burimin e frazeologjizmave, që ndeshen në të gjitha gjuhët e Ballkanit ose

edhe në një pjesë prej tyre, është e vështirë të jepet një mendim i argumentuar

bindshëm. Mund të mendohej që burimi i atyre frazeologjizmave, që dokumentohen së

pari në greqishte, duhet kërkuar pikërisht në këtë gjuhë, aq më shumë kur dihet se

greqishtja si gjuhë zyrtare e Perandorisë Bizantine dhe e kishës ortodokse ka ushtruar

një ndikim jo të vogël mbi gjuhët e tjera të Gadishullit Ballkanik. Por një arsyetim i tillë

nuk është i mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin që ky apo ai frazeologjizëm e ka

pikënisjen pikërisht në gjuhën greke. Një përfundim i tillë mund të pranohet për ata

frazeologjizma, që lidhen me ritet e fesë ortodokse, si p.sh. vë kurorë, greqisht vaz-

stefania, rumanisht a pune cunune; jap shpirt, greqisht paradid- to pneuma, etjTF25FT.

Për shprehjet e tjera frazeologjike me karakter ballkanik është e nevojshme të bëhen

hulumtime dhe studime të mëtejshme për të përcaktuar me saktësi se në cilën gjuhë

T21T Për më shumë shembuj shih Thomaj - Lloshi: 1967, 100 v. (me literaturë).

T22T Për më shumë shembuj dhe hollësira të tjera shih Thomaj - Lloshi: 1967, 103 v. (me literaturë).

T23T Shih Thomaj - Lloshi: 1967, 104 (me literaturë).

T24T Për përdorimin e parafjalës për me rasën rrjedhore në gjuhën shqipe shih Demiraj: 1986, 649 v.

T25T Shih Thomaj - Lloshi: 1967, 108 (me literaturë).

173

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!