06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

KREU VII

FORMAT E KOHËS SË ARDHME

1. Një ndër dukuritë e përbashkëta të gjuhëve ballkanike është konsideruar me të drejtë

edhe tipi i kohës së ardhme të formuar me ndihmën e foljes “dua" (zakonisht të

ngurosur), të ndjekur nga folja themelore kryesisht në formën e kohës së tashme të

mënyrës lidhore, përkatësisht dëftore. Ky konstatim, i vënë në dukje për herë të parë

nga Kopitari (: 1829, 272) dhe më pas nga Mikloshiçi (: 1861,6)TF1FT, gjen mbështetje në

faktin e njohur që edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një dukuri të përftuar në gjuhë të

ndryshme me lidhje historike të kushtëzuara nga pozicioni i tyre gjeografik. Siç do të

shtjellohet në && 18-19, përftimi dhe përhapja e kësaj dukurie gramatikore në gjuhët e

Ballkanit kanë tërhequr vëmendjen e një vargu gjuhëtarësh, të cilët janë përpjekur edhe

ta shpjegojnë atë historikisht. Natyrisht, edhe në këtë rast mendimet dhe supozimet e

parashtruara nuk kanë qenë të njëjta dhe në një masë jo të vogël kanë qenë të

kushtëzuara edhe nga këndvështrimet e gjuhëtarëve të ndryshëm ndaj problemit të

ballkanizmave në përgjithësi.

Por, para se t'i marrim në shqyrtim këndvështrimet e ndryshme mbi burimin dhe

përhapjen e këtij ballkanizmi gramatikor, është e nevojshme që të ndalemi pak edhe në

disa konsiderata të përgjithshme mbi rrugët e të shprehurit të kohës së ardhme në gjuhët

e ndryshme i.e. në përgjithësi dhe në gjuhët ballkanike në veçanti.

2. Në përgjithësi është pranuar që format gramatikore të kohës së ardhme në të gjitha

gjuhët i.e. janë zhvillime postetnike të atyre gjuhëve. Ndonjë formë e posaçme e së

ardhmes, e trashëguar nga indoevropianishtja e përbashkët, nuk është dëshmuar

gjëkundi. Kuptimi i së ardhmes në krye të herës, me sa duket, është shprehur me anë të

kohës së tashme të mënyrës dëftore, përkatësisht të lidhoresTF2FT.

Përdorimi i kohës së tashme të mënyrës dëftore apo lidhore me kuptimin e së ardhmes,

pra, është një dukuri e trashëguar, që ndeshet, ku më shumë e ku më pak, në të gjitha

T1T Këtu

T2T Sipas

Mikloshiçi formimin e së ardhmes me ndihmën e foljes “dua” e ka përmendur si të parën dukuri

të përbashkët të serbishtes, bullgarishtes, rumanishtes, greqishtes dhe shqipes.

Brugmann-it: 1913,49, “Format, që në gjuhë të ndryshme shërbejnë si kohë e ardhme, pjesërisht

janë forma të lidhores, pjesërisht të dëftores.” Për të ardhmen e tipit më -sio shih po aty, 383 v. Sipas

Hirtit, 1934,245 v., “në indoevropianishte ka pasur disa mënyra të shpehuri për kohën e ardhme”.

Ndër këto ai përmend të tashmen e dëftores, iniunktivin, lidhoren, dëshiroren etj. Këtu nuk po ndalemi

në çështjen aq të diskutuar mbi burimin e disa formave të së ardhmes, si p.sh. të formave sigmatike të

tipit lýs- të greqishtes së vjetër etj., për të cilat janë dhënë mendime të ndryshme (shih Kuryloviç:

1964, 115).

107

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!