06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

sintetizohen arritjet e deriatëhershme në fushën e studimit të krahasuar të gjuhëve

ballkanike dhe shtrohen për diskutim e për zgjidhje një varg problemesh të rëndësishme

të kësaj disipline të re. Sandfeldi merr në shqyrtim këtu jo vetëm bashkëpërkime të

përgjithshme ose të pjesëshme midis gjuhëve ballkanike sidomos në fushën e fjalorit

dhe të gramatikës, por edhe huazimet e ndryshme leksikoreTF17FT. Kurse bashkëpërkimeve

në fushën e fonetikës u kushtohet pak vendTF18FT.

Në këtë vepër Sandfeldi, në kundërshtim me pikëpamjet mbizotëruese të deriatëhershme

(shih && 3-4), mbrojti tezën, sipas së cilës faktori kryesor për përhapjen e dukurive të

përbashkëta të gjuhëve ballkanike ka qenë greqishtja, që ishte gjuha zyrtare e

Perandorisë Bizantine dhe e kishës ortodokseTF19FT.

6. Pothuaj në të njëjtën kohë me Sandfeldin, me çështjen e dukurive të përbashkëta të

gjuhëve ballkanike u mor edhe gjuhëtari rus A. Selishçev, Des traits linguistiques

communs aux langues balkaniques: un balkanisme ancien en bulgareTF20FT. Këtu ai trajtoi,

ndër të tjera, mënjanimin e paskajores, nyjën shquese të prapavendosur etj. Për sa i

takon burimit të këtyre dukurive të përbashkëta të gjuhëve ballkanike, Selishçevi anonte

nga një teori, që të merrte parasysh sidomos kushtet historike të përbashkëta dhe

marrëdhëniet midis popujve ballkanikë. Sipas Selishçevit, disa nga këto dukuri e kanë

burimin tek substrati paragrek e paralatin dhe parasllav. Një rol me rëndësi në përftimin

e ballkanizmave, sipas tij, ka luajtur dygjuhësia e përftuar në Gadishullin Ballkanik pas

shekullit VI, d.m.th. pas ardhjes së fiseve sllave.

7. Një rëndësi të veçantë mori studimi i dukurive të përbashkëta të gjuhëve ballkanike

edhe me diskutimin e Sprachbund-it (Lidhja gjuhësore) midis anëtarëve të Rrethit

Gjuhësor të Pragës. Në të vërtetë, në këtë rast kemi të bëjmë me vazhdimin e një

diskutimi të nisur qysh më parë mbi një çështje të tillë nga H. Schuchardt-i dhe J.

Baudouin de Courtenay gjatë punimeve të Kongresit I Ndërkombëtar të Gjuhëtarëve, që

u mbajt në Hagë më 1926. Atje gjuhëtari i shquar N.S. Trubeckoi u ndal edhe në

dallimin midis “grupit gjuhësor” dhe “familjes gjuhësore”, duke vënë në dukje, ndër të

tjera:

“Çdo bashkësi gjuhësh të lidhura reciprokisht nga një numër i rëndësishëm

bashkëpërkimesh merr emrin 'grup gjuhësor'.”TF21FT

Përbrenda grupeve gjuhësore ai dalloi dy grupe të posaçme: Përcaktohen si “lidhje

gjuhësore” (Sprachbund) ato grupe të formuara prej gjuhësh, që paraqisin një ngjashmi

të shënjueshme në aspektin sintaksor, një ngjashmi në bazat e strukturës morfologjike,

një numër fjalësh të përbashkëta kulture e, nganjëherë, edhe një ngjashmi të jashtme në

strukturën fonetike; por që nuk paraqisin asnjë bashkëpërkim fonetik sistematik, asnjë

bashkëpërkim në aspektin fonetik të elementeve morfologjike dhe që nuk kanë asnjë

fjalë elementare të përbashkët. Përcaktohen si “familje gjuhësore” (Sprachfamilien) ato

T17T Shih Sandfeld: 1930, 16-99, ku trajtohen fjalë prej burimi grek, latin e roman, shqiptar, sllav, turk etj.

T18T Shih Sandfeld: 1930-12-13, 29, 55, 102,103-104,124-125,126-127,146,171,191 etj.

T19T Natyrisht këtu është fjala për ata ballkanizma, që ndeshen edhe në greqishte. Ja si shkruan ai për këtë

në vepërn e tij, f. 213 v. : “Me përjashtim të nyjës së prapme dhe të disa pikave të dyshimta... ne jemi

përpjekur të tregojmë se në më të shumtën e rasteve është fjala për veçori, që janë zhvilluar në

greqishte dhe që janë përhapur prej andej në gjuhët e tjera.” Dhe më poshtë (f. 214) ai përmend rolin e

luajtur nga qytetërimi bizantin dhe sidomos ndikimin njësues të kishës ortodokse (greke).

T20T Botuar në RES 1925/5, 35-57.

T21T Për më shumë hollësira shih Banfi: 1985,23 v.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!