06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

gjinore dhe që në të gjitha këto përdorime paraqiten me reduktime të mëdha fonetike në

krahasim me format gjegjëse të përemrave dëftorë, janë pa dyshim më të hershme se ato

të rumanishtes. “Nyjat e përparme” të kësaj gjuhe, sidomos ato të tipit cel (cea, cei,

cele), janë relativisht më të vona. Në këtë përfundim arrihet, po të mbahet parasysh jo

vetëm fakti që ato nuk janë bërë pjesë të pamungueshme të mbiemrave dhe të rasës

gjinore (shih & 15), por edhe fakti tjetër që ato paraqiten më pak të reduktuara

fonetikisht. Vërejtja e fundit vlen sidomos për “nyjat e përparme” të tipit cel (cea, cei,

cele, celor), që nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të rëndësishëm fonetik në krahasim me

format gjegjëse të përemrit dëftor acel (acea, acei, acele, acelor) “ai (ajo, ata, ato,

atyre”)TF27FT. Me sa duket, ato kanë marrë vlerën e “nyjës” pas periudhës së

protorumanishtes.

Disi më të vjetra duken “nyjat e përparme” të rasës gjinore al (a, ai, ale, alor). Por edhe

këto nuk janë aq shumë të vjetra. Ato duhet të jenë përftuar midis shekujve XII-XIVTF28FT.

Në këto rrethana, nuk ka si të vendoset një lidhje historike e drejtpërdrejtë midis shqipes

dhe rumanishtes as në krijimin e “nyjave të përparme” të tyre. Pra, edhe në këtë rast,

ashtu si në rastin e nyjave të prapme (shih VI/14-15), kemi të bëjmë me një zhvillim

paralel të përftuar nën trysninë e evolucionit të strukturës gramatikore të ngjashme të

tyre.

19. Siз u vu në dukje në VI/14,16, në gjuhën shqipe dhe në rumanishte është zhvilluar

prej kohësh prirja për t'i prapavendosur përcaktorët e pavetëmjaftueshëm të emrit. Kjo

prirje në gjuhën shqipe duhet të jetë mjaft e vjetër. Për këtë dëshmon jo vetëm

prapavendosja e hershme e nyjës shquese (shih VI/8), por edhe një varg të dhënash të

tjera, nga të cilat po përmendim këtu vetëm paranyjëzimin e mbiemrave.

Në & 17 u vu në dukje se zanafilla e “nyjave të përparme” të shqipes duhet të jetë më e

hershme se kontaktet e kësaj gjuhe me sllavishten e Ballkanit. Që këtej nuk mund të

mos nxirret përfundimi se prirja për prapavendosjen e mbiemrave që u paranyjëzuan,

duhet të jetë më e hershme se paranyjëzimi i tyre. Dhe në të vërtetë, në daз të pranohet

teza e atyre gjuhëtarëve, sipas të cilëve nyja e prapme e emrit në shqipe është përftuar

nëpërmjet anticipimit të nyjës së përparme të mbiemrit ndjekës, në daз të pranohet teza

e përkundërt, sipas nesh më e drejtëTF29FT, prirja për prapavendosjen e zakonshme të

mbiemrave në këtë gjuhë del relativisht mjaft e vjetër. Ajo del më e vjetër sipas tezës së

parë, sepse, që të lindte nyja e prapme e emrit nëpërmjet anticipimit të nyjës së

përparme të mbiemrit ndjekës, duhej që ky të përdorej rregullisht pas emrit që

përcaktonte. Por edhe sipas tezës së dytë, paranyjëzimi i mbiemrave del mjaft i

hershëm, qysh në periudhën parasllave të shqipes (shih & 17)TF30FT.

Edhe për rumanishten mund të pohohet se prirja për prapavendosjen e zakonshme të

mbiemrave dhe të rasës gjinore është më e vjetër se paranyjëzimi i tyre.

20. Shqipja dhe rumanishtja kanë dukuri tipike të përbashkëta edhe në sistemin foljor.

Është fjala për përdorimin e pjesores së shkuar pas foljesh pavetore me vlerën e një

paskajoreje (p.sh. shqip: do bërë/duhet bërë, rum. trebuie fЈcut; khs. frengj. il faut

faire), si edhe për krijimin e disa formave të pashtjelluara mbi bazën e kësaj pjesoreje të

prirë nga disa pjesëza me origjinë kryesisht parafjalore: shqip: me, pa, duke, për etj.;

T27T Shih ILR II, 235.

T28T Shih Coteanu: 1969, 137.

T29T Shih për të gjitha këto Demiraj: 1986, 308 v. 329 v.

T30T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 534 v.

163

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!