06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

pozicion fonetik, ku, përveз bashkëtingëlloreve të ndryshme ndeshet edhe fundorja -e;

khs. djalë i mirë, vajzë e thjeshtë, lule e bukur, gjethe e gjelbër etj.TF25FT

Si morfemë gramatikore zanorja e patheksuar -ë del si formante e numrit shumës të

emrave të tillë si: javë, mollë, shqiptar-ë, bullgar-ë etj.TF26FT, ose si mbaresë vetore tek disa

forma foljore, si: la-sh-ë, qe-sh-ë, tha-sh-ë etj., të hap-ë, të shko-j-ë etj., ose si element

përbërës i mbaresave vetore, si: ha-më, pi-më, ha-në, pi-në etj., ësh-të, tho-të, të je-të, të

tho-të etj. Edhe në këtë rast zanorja fundore -ë është përftuar kryesisht nëpërmjet

reduktimit të një zanoreje tjetër në rrokje të patheksuarTF27FT.

Zanorja -ë- në gjuhën shqipe ndeshet edhe në rrokje të patheksuara brenda fjalës (pas

ose para theksit), si p.sh.: lëpjйtë, lëshoj, përpiqem, bibël, letër, vegël etj. Në mjaft raste,

sidomos në pozicion pas theksit, shfaqja e kësaj zanoreje është bërë me rrugë

analogjike. Me rrugë fonetike ajo është përftuar nëpërmjet reduktimit të ndonjë zanoreje

tjetër vetëm në fjalët e trashëguara si edhe në huazimet nga greqishtja e vjetër dhe

latinishtja. Kurse në huazimet sllave bie në sy se në përgjithësi zanoret e patheksuara në

rrokjet para theksit janë ruajtur të pareduktuara në mbarë shqipen, si p.sh.: zakуn, kulбз,

lopбtë, nevуjë, kastravйc, potkъa, krahнnë, зudнt, godнt, nuhбt, sundуj etj.TF28FT

E po të kemi parasysh këtë rrethanë, atëherë mund të arrihet në përfundimin se terminus

post quem non për shfaqjen e zanores së patheksuar ë në gjuhën shqipe (me rrugë

fonetike) duhet marrë periudha para depërtimit të sllavizmave në këtë gjuhë, d.m.th.

periudha para shekullit VIII të e.r. Kurse caku ante quem non për shfaqjen e kësaj

zanoreje është vështirë të argumentohet në mënyrë sa më bindëse. Ky cak nuk mund të

jetë më i vonë se periudha, kur a-ja e gjatë e patheksuar fundore është shndërruar në -ë

në gjuhën shqipeTF29FT. Sidoqoftë, ky cak kohor duhet të jetë disa shekuj më i hershëm se

fillimi i depërtimit të sllavizmave në gjuhën shqipe.

Në mjaft raste tek fjalët e vjetra (të trashëguara ose të huazuara) të shqipes ë-ja e

patheksuar, sidomos në fillim dhe në trup të fjalës, me kohë ka rënë fare. Mjafton të

sjellim këtu nja dy shembuj nga huazimet latine: amicus > + ëmik > mik: altare > ëlter

(e dokumentuar) > lter: benedicere > + beëkonj > b§konj, etj.

Gjatë shekullit të fundit është zhvilluar prirja për mënjanimin e -ë-së fundore të

patheksuar, sidomos në të folmet veriore, si p.sh.: m-ll < mollë, nўn < nanë etj.

16. Në dialektin jugor të gjuhës shqipe është shfaqur edhe një zanore ë në rrokje të

theksuar. Është fjala për ë-në e përftuar nga një a- ose e-, e ndodhur para

bashkëtingëlloreve hundore -n,-m ose -nj. P.sh. të krahasohen gegërisht zг-zan-i, e ama,

banj, p©, pen-i etj., dhe toskërisht zë, zër-i, e ëma, bënjTF30FT, pë, për-iTF31FT etj. Lidhur me

T25T Shih për këtë Demiraj: 1986,165 v.

T26T Shih Demiraj: 1986,230 v.

T27T Shih Demiraj: 1986,685,880 etj.

T28T Për ndonjë rast përjashtimor shih & 17.

T29T Këtu është fjala për fundoren e emrave femërorë me temë në -¢, si edhe për mbaresën e rasës emërore

dhe kallëzore shumës -¢ të emrave asnjanës. Në të dy rastet evolucioni -¢ > -ë është relativisht mjaft i

vjetër (shih Demiraj: 1986,163 v.)

T30T Në rastet e tipit la-nj, sha-nj, tha-nj etj. mbaresat vetore -nj,-n (khs. la-nj ~ la-n) nuk mund të jenë

shumë të hershme. Ato janë shtuar me rrugë analogjike, pasi kishte ndaluar evolucioni -a- > -ë- para

bashkëtingëlloreve hundore (shih Demiraj: 1986,128 v., 763).

T31T Të kihet parasysh se evolucioni -e > -ë ka ndodhur kryesisht para hundores -n; rastet e tipit ëmër për

emër, pënj për penj janë shumë të kufizuara si për nga numri ashtu edhe për nga shtrirja nëndialektore.

65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!