06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

këtë dukuri mbeten për t'u sqaruar një varg pyetjesh të tilla, si: Përse një tingull i tillë në

këtë pozicion fonetik është përftuar vetëm në dialektin jugor? Shfaqja e kësaj zanoreje

në këtë dialekt është më e hershme apo më e vonë se lindja e zanores ë në pozicion

jashtë theksit? (shih & 14).

Sqarimi i këtyre pyetjeve paraqitet tejet i vështirë, për arsye se njohuritë tona për

evolucionin e sistemit fonetik të dialekteve të shqipes në periudhën parashkrimore janë

shumë të kufizuara. Kështu, arsyeja përse përftimi i zanores -ë- (në një rrokje të

theksuar) para bashkëtingëlloreve hundore vetëm në dialektin jugor mbetet e paqartë.

Ne nuk dimë p.sh. se me з'timbër shqiptohej zanorja a- para bashkëtingëlloreve hundore

në dialektin jugor në kohën që ndodhi evolucioni i saj në ë-. Ka shumë të ngjarë që -a-ja

në krye të herës nën ndikimin e bashkëtingëllores hundore ndjekëse në fillim të jetë

hundorëzuar, зka ka bërë që ajo të shqiptohej si një zanore me një timbër më të mbyllët

dhe si rrjedhim edhe me një ngritje më të lartë se a-ja e zakonshme gojore. Në të tilla

rrethana ajo ka ardhur duke u larguar gjithnjë e më shumë nga timbri i a-së së

zakonshme gojore dhe është shndërruar më në fund në një zanore të radhës së përzier

dhe të ngritjes së mesme. Por gjithsesi mbetet e paqartë përse një dukuri e tillë ndodhi

vetëm në dialektin jugor, kur dihet se hundorëzimi i zanoreve nën ndikimin e

bashkëtingëlloreve hundore ndjekëse është një dukuri aq e përhapur në dialektin verior.

17. Pas gjithë gjasash, zanorja ë- në rrokje të theksuar para bashkëtingëlloresh hundore

në dialektin jugor është shfaqur më vonë se përftimi i zanores ë në pozicion të

patheksuar në mbarë shqipen (shih për këtë & 15). Sidoqoftë, edhe shfaqja e ë-së në

rrokje të theksuar në dialektin jugor duhet të jetë një dukuri e vjetër, parasllaveTF32FT. Është

e vërtetë se një dukuri e tillë ndeshet në ndonjë huazim të vjetër sllav, si p.sh. tek emri i

katundit Shtëp№z-iTF33FT (Tepelenë). Por rastet si ky janë krejt të izoluara dhe dëshmojnë

vetëm se një dukuri e tillë është shfaqur sporadikisht në ndonjë të folme jugore, edhe

pasi ajo në përgjithësi kishte pushuar së vepruari. Të kihet parasysh se një dukuri e tillë

shfaqet në disa të folme jugore edhe tek disa fjalë të huazuara nga turqishtja, si: Osmën

< Osman, Sulejmën < Sulejman, akshëm < aksham, tamëm < tamam etj.TF34FT

Ndryshe qëndron puna me fjalët e trashëguara dhe me huazimet e vjetra greke dhe latine

të shqipesTF35FT. Në të gjitha këto a-ja e theksuar, sa herë që është ndodhur para një

bashkëtingëlloreje hundore, është shndërruar në ë-. Madje, kur bashkëtingëllorja

hundore ka qenë -n në pozicion fundor, edhe ka rënë fare. P.sh. gjг > gjë, zг > zë, zan-i

~ zër-i etj. Kjo vërejtje vlen edhe për rastet, kur para -n-së ndodhej zanorja -e-, si p.sh.:

dr© > drë (edhe dre), dren-i ~ drër-i (edhe drer-i): p© > pë (edhe pe), pen-i > për-i

(edhe per-i) etj.

Siз del edhe nga shembujt e fundit, ndërrimi i -e-së në -ë- nuk dëshmohet për të gjitha të

folmet jugore, por ndeshet kryesisht në të folmet jugperëndimore të atij dialekti dhe, me

sa duket, do të jetë shfaqur relativisht vonë.

18. Zanorja ë, e përftuar nëpërmjet reduktimit të një zanoreje tjetër të patheksuar,

ndeshet edhe në bullgarishte. Një zanore e tillë (e ngritjes së lartë) në atë gjuhë është

T32T I këtij mendimi ka qenë Meyer-Lübke-ja: 1914,41. Kurse Jokli: 1936,140, mendonte se hundorësia ka

prekur edhe shtresën më të vjetër të huazimeve sllave.

T33T Shih Çabej: 1964,12.

T34T Për viset, ku dëshmohen këto trajta fonetike, shih Gjinari: 1981,52.

T35T P.sh. në fjalë të trashëguara: hanë>hënë, amë>ëmë, banj>bënj etj.; në huazimet nga greqishtja e

vjetër: shtamë>shtëmë; dhe nga latinishtja: i pëganë>i pëgërë, ranë>rërë, kambë>këmbë etj.

66

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!