06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

vulgare e vendeve të tjera të Perandorisë Romake? Ndikimi i gjuhëve të vjetra të

Ballkanit mbi latinishten vulgare të mbishtresuar në këtë rast nuk do të mund të

përjashtohej. E një gjë të tillë ka qenë i detyruar ta pranojë edhe Reichenkron-i në

studimin e tij Der Typus der Balkansprachen (1962). Këtu ai, megjithëse mbron tezën e

një ndikimi latin në përftimin e disa ballkanizmave, nuk e përjashton mundësinë e

ndikimit të gjuhës a të gjuhëve ballkanike. Kështu p.sh. në këtë studim (: 1962,119) ai

nuk e përjashton mundësinë që kurba zbritëse e të folurit, “që shfaqet në renditjen e

fjalëve para së gjithash në rumanishte, bullgarishte, shqipe si edhe në serbokroatishte,

në këtë rast e ka burimin tek popullsia vendëse...”TF27FT

11. Disa gjuhëtarë të tjerë burimin e të gjithë ballkanizmave ose të një pjese të mirë të

tyre e kanë kërkuar tek ndikimi i gjuhës substratTF28FT. Madje, nuk kanë munguar edhe

mendime të tjera lidhur me përftimin e ballkanizmave, si p.sh. hipoteza e ndikimit të

ndërsjellë midis gjuhëve fqinje gjatë marrëdhënieve të tyre shekullore, përkatësisht

hipoteza e ndikimit të ndonjë gjuhe sllave. Këtu nuk po ndalemi më gjatë në këtë çështje

të ndërlikuar, e cila do të merret në shqyrtim për çdo dukuri të përbashkët të gjuhëve

ballkanike, që do të diskutohet në kapitujt ndjekës. Këtu do të ndalemi vetëm në disa

parime a kritere të përgjithshme, që duhen mbajtur parasysh në trajtimin e

ballkanizmave në përgjithësi ose të secilit ballkanizëm në veçanti.

12. Në radhë të parë, për çdo ballkanizëm duhet hetuar nëse në të gjitha gjuhët

ballkanike ka qenë apo jo në përputhje të plotë me prirjet e evolucinit të sistemit

gjuhësor përkatës në kohën e shfaqjes së tij. Natyrisht, kjo paraqitet jashtëzakonisht e

vështirë, sidomos, për gjuhët me një dokumentim shkrimor relativisht të vonë, siç janë

shqipja dhe rumanishtja. Relativisht më e lehtë paraqitet një punë e tillë për greqishten

me një dokumentim shkrimor pothuaj të pandërprerë qysh prej kohësh shumë të

hershme, si edhe për gjuhët sllave të Ballkanit, evolucioni i të cilave qysh nga shekulli

IX e këtej mund të ndiqet edhe nëpërmjet krahasimit me evolucionin e gjuhëve të tjera

sllave.

Por edhe në rastin e greqishtes dhe të gjuhëve sllave të Ballkanit sqarimi i kësaj

çështjeje nuk është aq i lehtë, sa mund të duket në një vështrim të parë. Në të dy rastet

paraqitet natyrshëm pyetja: Përse greqishtja dhe bullgarishtja (e maqedonishtja) ndoqën

një rrugë të tillë evolucioni? Sqarimi historik i faktorëve, që përcaktuan një evolucion të

tillë, është tepër i vështirë për arsye, që vetëkuptohen. Madje, në ndonjë rast mund të

pritej që evolucioni historik në greqishte dhe në gjuhët sllave jugore të mos merrte atë

drejtim, që ka marrë. Këtu është fjala për mënjanimin e paskajores nëpërmjet

zëvendësimit të saj nga format vetore të mënyrës lidhore, përkatësisht dëftore (shih

IX/19). Në një gjuhë kulture si greqishtja, si u vu në dukje edhe në & 9, pritej që

paskajorja të gjallërohej më tej. E një vërejtje e tillë mund të bëhej edhe për gjuhët

sllave të Ballkanit, po të vështrohen ato në krahasim me gjuhët e tjera sllave. Pra, për

këtë rast, si edhe për raste të tjera dukurish gjuhësore ballkanike, mund të flitet me të

drejtë për një ballkanizim të greqishtes dhe të gjuhëve sllave në shqyrtim. Por, ndërkaq,

mbeten gjithnjë për t'u sqaruar faktorët, që i kanë dhënë shkas këtij ballkanizimi.

13. Edhe më i vështirë paraqitet sqarimi historik i ballkanizmave në rumanishte e në

mënyrë të veçantë në shqipe. Për sa i takon rumanishtes, në këtë rast mund të ndihmojë

T27T Mendimet e këtij gjuhëtari për përftimin e disa ballkanizmave do të vihen në dukje në kapitujt

përkatës (shih p.sh. IX/20).

T28T Gjuhëtarë të ndryshëm kanë pasur parasysh gjuhë substratë të ndryshme, që do të vihen në dukje, sa

herë që të paraqitet rasti.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!