06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

nisur mjaft herët. Ajo paraqitet në një fazë “mjaft të përparuar” qysh në gjuhën e

UngjijveTF12FT dhe pas kësaj kohe merr një të përhapur gjithnjë e më të madh, duke u bërë

një dukuri e përgjithësuar e asaj gjuhe aty nga shekulli XI i erës sonëTF13FT, Megjithatë,

gjurmë të përdorimit të paskajores ndeshen ende aty-këtu edhe në greqishten e sotmeTF14FT.

7. Siç u vu në dukje në & 5, mënjanimi i paskajores dhe zëvendësimi i saj nga ndërtime

me forma vetore të foljesTF15FT, të prirë nga lidhëza da “që, që të”, është një dukuri e

përhapur edhe në bullgarishte-maqedonishte e pjesërisht edhe në serbishten jugore. Pra,

edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një zhvillim të përkundërt me atë të gjuhëve të tjera

sllave, ku përdorimi i paskajores jo vetëm që s'është dobësuar, por në ndonjë rast është

shtrirë edhe në ndonjë funksion të pazakonshëm për këtë kategori foljoreTF16FT.

Fillimi i dukurisë në shqyrtim në këto gjuhë sllave jugore mund të përcaktohet disi më

mirë, po të kemi parasysh se ajo nuk ndeshet në shkrimet e Qirilit e Metodit (shekulli

IX), të cilët kanë qenë nga anët e Selanikut. Gjithashtu dëshmohet se paskajorja ka qenë

“një kategori ende plotësisht e gjallë” në bullgarishten e vjetër dhe në fazën e hershme

të bullgarishtes së mesme. Me fjalë të tjera, mënjanimi i paskajores në atë gjuhë duhet të

ketë nisur aty nga shekujt XI-XII të erës sonëTF17FT.

Për sa i përket serbokroatishtes, këtu mënjanimi i paskajores ndeshet kryesisht në ato të

folme, që kanë qenë në kontakt me gjuhët ballkanike, ku është përftuar dukuria në

shqyrtim, siç janë të folmet e Timok-Prizrenit dhe në BanatTF18FT. Mënjanimi i paskajores

dhe zëvendësimi i saj nëpërmjet ndërtimesh me forma vetore të foljes, të prira nga

lidhëza da, vihen re edhe në të folme të tjera të serbishtes, por jo në kroatishteTF19FT.

Sidoqoftë, në këtë rast kemi të bëjmë me një dukuri anësore të papërgjithësuar.

8. Mënjanimi i paskajores nëpërmjet zëvendësimit të saj me format vetore të mënyrës

lidhore është vërtetuar edhe në rumanishte, e cila gjatë evolucionit të saj historik në

truallin ballkanik në mjaft raste ka ndjekur një rrugë të ndryshme nga gjuhët romane

perëndimore. Ndërsa në këto të fundit në ndonjë rast paskajorja ka pasur një gjallërim të

mëtejshëm edhe në krahasim me latinishtenTF20FT, në rumanishte, në përgjithësi, përdorimi i

saj ka ardhur duke u kufizuar gjithnjë e më shumë deri në mënjanimin e saj pothuaj të

T12T Është fjala për katër Ungjijtë e shkruar greqisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë

(shih Sandfeld: 1930,177; Solta: 1980,213; Banfi: 1985,60, etj.).

T13T Shih Banfi: 1985,63.

T14T Këtu është fjala për formën e rrallë të së ardhmes së tipit thél- gráfei (grápsei). Gjithashtu, paskajorja

është ruajtur pjesërisht në të folmet greke të Italisë jugore si edhe në dialektin pontik (Azi e Vogël)

(shih Sandfeld: 1930,173).

T15T Në këtë rast është fjala për format vetore të mënyrës dëftore, sepse në gjuhët sllave në përgjithësi

mënyra lidhore mungon.

T16T Është fjala për përdorimin e paskajores të prirë nga lidhëza nënrenditëse kushtore jesli “në qoftë se”.

T17T Shih Sandfeld: 1930,175 (shënimi 2); Rohlfs: 1958,734; Mirçev: 1950,161.

T18T Shih Schaller: 1975,156.

T19T Shih Banfi: 1985,59.

T20T Është fjala për përdorimin e paskajores në gjuhët romane edhe në ato raste, kur në latinishte përdorej

supini. P.sh. të krahasohen: venio rogatum, italisht vengo a domandare, frengjisht je viens à

demander etj.

Por, nga ana tjetër, në gjuhët romane paskajorja përdoret vetëm kur kryefjala e saj është e njëjtë me

atë të foljes drejtuese, kurse në latinishte ajo mund të përdorej edhe kur veprimi i saj kryhej nga një

kryefjalë e ndryshme. P.sh.: Puto fratrem dormire “Mendoj që vëllai (po) fle”.

138

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!