06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

KREU X

DISA BASHKËPËRKIME TË TJERA

MIDIS GJUHËVE BALLKANIKE

1. Siç u vu në dukje në I/17, disa dukuri ballkanike, që ndeshen edhe në gjuhë të tjera

jashtë Ballkanit, do të përmblidhen shkurt në një kapitull më vete. Është fjala për dukuri

të tilla si: formimi i numërorëve 11 ... 19 me ndihmën e një parafjale të ndërfutur midis

numërorit të vogël dhe dhjetëshes, përdorimi i foljes “kam” në vetën e tretë njëjës si

folje pavetore me kuptimin “gjendet, ndodhet, ekziston”, formimi i kohës së kryer

analitike me anë të foljes ndihmëse “kam” dhe përdorimi i disa formave foljore për të

riprodhuar me rezervë e me dyshim fjalët e dikujt tjetër. Dukuria e fundit ndeshet vetëm

në shqipe dhe në bullgarishte-maqedonishte, kurse të tjerat kanë një përhapje më të

gjerë.

2. Siç dihet, në gjuhën shqipe, në gjuhët sllave të Ballkanit dhe në rumanishte numërorët

njëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë ndërtohen duke vendosur midis njësisë së vogël

dhe dhjetëshes një parafjalë: shqip mbë < mbi, rum. spre < super “mbi”, dhe në gjuhët

sllave na “mbi”. P.sh., të krahasohen: shqip njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj., rum. unspre-zece,

doisprezece etj.; bullg. edi-nà-deset, (ose edinàjset), dvanàdeseti (ose

dvanàjseti) etj.; maqedonisht edi-nà-eset, dvanàeset etj.; serbo-kroatisht jedà-na-est,

dvànaest etj. Siç dihet, në këtë mënyrë ndërtohen këta numërorë edhe në gjuhët e tjera

sllave jashtë Ballkanit. Për më tepër, një mënyrë e tillë ndërtimi për këta numërorë

dëshmohet edhe për gjuhë të tjera jo-sllaveTF1FT.

Prania e këtij tipi numërorësh edhe në gjuhët ballkanike jo-sllave (në shqipe dhe në

rumanishte) e bën të pashmangshme pyetjen nëse në këtë rast kemi të bëjmë me një

ndikim sllav apo jo. Për rumanishten një ndikim i tillë, në përgjithësi, është pranuarTF2FT.

Kurse për rastin e shqipes është shprehur mendimi se kemi të bëjmë me një izoglosë

shqiptare-balto-sllaveTF3FT.

3. Një tjetër dukuri e gjuhëve ballkanike, që ndeshet edhe jashtë Ballkanit, është

përdorimi i foljes “kam” në vetën e tretë njëjës si folje pavetore me kuptimin “gjendet,

ndodhet, ekziston”TF4FT. Ajo ndiqet zakonisht nga një emër në numrin shumës, rregullisht

T1T Një

T2T Shih

T3T Shih

T4T Në

tip i tillë ndërtimi i numërorëve në shqyrtim ndeshet edhe në degën letone të baltishtes. Sipas

Sandfeldit: 1930,148 (shën. 1), edhe në disa dialekte të greqishtes së vjetër ndeshen numërorë të tipit

dyo epi Fikati “dy mbi njëzet” Ai shton: “Maxharishtja procedon në të njëjtën mënyrë: tizenegy,

tizenkettö etj., pa dyshim sipas gjedhes sllave”.

Coteanu: 1969,155.

Brugmann: 1913 (II) f. 28; Hirt: III (1927), 310; Çabej: 1979, 62. Ky i fundit shënon se edhe

Jokli (“Die Sprache” XIII, 140, SF 3.1967,124) ishte i një mendimi të tillë.

këtë përdorim folja “ka” ndeshet më fort në kohën e tashme të mënyrës dëftore, disi më pak në të

pakryerën dhe ende më pak në kohët e tjera të së shkuarës dhe të së ardhmes.

149

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!