06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

KREU VI

PRAPAVENDOSJA E NYJËS SHQUESE

1. Prapavendosja e nyjës shquese është radhitur me të drejtë ndër ballkanizmat më

tipikë, megjithëse një dukuri e tillë ndeshet edhe në gjuhë të tjera i.e. jashtë Ballkanit, si

p.sh. në armenishteTF1FT, në gjuhët skandinaveTF2FT, madje edhe në gjuhë të tjera i.e. dhe joieTF3FT.

Vështrimi i kësaj dukurie si një ballkanizëm i përftuar në rrymë të shekujve në

trevat ballkanike është i kuptueshëm, po të mbahet parasysh fakti i njohur që ajo

ndeshet në gjuhë ballkanike, që u përkasin grupeve të ndryshme të familjes i.e., siç janë

shqipja, rumanishtja, dhe bullgarishtja e maqedonishtja. Të kihet parasysh, ndër të tjera,

se në grupin e gjuhëve romane, ku bën pjesë rumanishtja, nyja shquese është e

paravendosur, dhe se gjuhët e grupit sllav në përgjithësi nuk kanë zhvilluar ndonjë nyjë

shqueseTF4FT.

2. Në gjuhët ballkanike me nyjë shquese të prapavendosur, kjo, ashtu si në gjuhët e tjera

i.e. që e kanë zhvilluar këtë mjet gramatikor, është përftuar nga evolucioni i përemrave

dëftorë përkatës. Madje, në shqipe dhe në rumanishte nyja shquese e prapavendosur i ka

ruajtur në një farë mase edhe format rasore gjegjëse të përemrave dëftorë përkatësTF5FT.

Kurse në bullgarishte e maqedonishte nyja shquese e prapavendosur del sot me një

formë rasore të vetme, duke qenë se ato e kanë humbur prej kohësh sistemin e lakimit

në përgjithësiTF6FT. Por, nga ana tjetër, në maqedonishten perëndimore dhe në ndonjë

T1T Në

T2T Shih

T3T Shih

T4T Mendimi

T5T P.sh.

T6T Sipas

armenishte, siç dihet, ka një seri prej tri nyjash të prapme, nëpërmjet të cilave shenjohet një send i

caktuar pranë folësit (-s), larg folësit (-d), ose as afër, as larg tij (-n). Një dukuri e ngjashme është

përftuar edhe në maqedonishten perëndimore (shih & 2).

Steblin-Kamenskij: 1953,194 v,; po ai: 1957,55.

Tagliavini: 1924,515-522.

i mbrojtur nga disa gjuhëtarë (si p.sh. nga Hirti: 1934,166) se në gjuhët sllave dhe lituane të

ashtuquajturit mbiemra të caktuar të tipit dobr-yj “i mirë” etj. janë formuar duke marrë në fund një

nyjë të prapme, kështu siç është shprehur, nuk del i mbështetur. Nyja shquese, si e tillë, nuk mund të

shfaqej tek mbiemri, pa pasë lindur më parë tek emri. Kjo vërejtje vlen në radhë të parë për mbiemrin

e paemërzuar, i cili të gjitha kategoritë gramatikore i ka të kushtëzuara nga ato të emrit, që përcakton.

Për më tepër, mbiemri kategorinë e shquarsisë nuk e ka. Por edhe kur në ndonjë gjuhë ai përdoret me

nyjë pas një emri të shquar, atëherë nyjën rregullisht e merr sipas emrit. P.sh. të krahasohen në

greqishte të re: o ánthropos o agathós; i (η) gynaíka i (η) agathí, to paid(h)í to agathó (njeriu i mirë,

gruaja e mirë, fëmija i mirë”) etj.

të krahasohen në shqipe format rasore të nyjës së prapme të gjinisë mashkullore njëjës me ato të

dëftorit gjegjës: mal -i- : a-i, mal-i-t : a-ti(j); po kështu të krahasohen në rumanishte format e nyjës së

gjinisë mashkullore njëjës me ato të përemrit dëftor gjegjës latin: lup-u-l : ille, lupu-lui : illui, etj.

Mirçevit: 1950,150, nyja e prapme në bullgarishten e vjetër dilte me forma të ndryshme rasore.

Ai shton se gjurmë formash rasore të nyjës së prapme ndeshen ende në të folmet bullgare të Rodopit

99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!