06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

gjuhët ballkanike në shqyrtim në këtë rast një evolucion të dukshëm paraqit greqishtja e

re, duke qenë se greqishtja e vjetër ka pasur një theks kryesisht muzikor (shih shënimin

3). Pas gjithë gjasash, një evolucion i tillë ka qenë një zhvillim i brendshëm i asaj gjuhe.

Arsyet e këtij zhvillimi të brendshëm mbeten për t'u hulumtuar. Me sa duket, këtu kemi

të bëjmë me një nga pasojat e prirjes së përgjithshme të gjuhëve i.e. Por, nga ana tjetër,

greqishtja e re e ka ruajtur në përgjithësi lëvizshmërinë e theksit brenda paradigmës së

një fjaleTF4FT.

7. Për sa i takon rumanishtes, karakterin kryesisht ekspirator të theksit ajo duhet ta ketë

trashëguar nga “nëna” e saj, latinishtja ballkanike, e cila duhet të ketë pasur një theksim

të tillë ashtu si latinishtja në përgjithësi (shih shënimin 3). Por, nga ana tjetër, theksimi i

fjalëve në rumanishte duhet të ketë pësuar ndryshime të dukshme në krahasim me

latinishten. Mjafton të kemi parasysh faktin e njohur që në latinishte prej kohësh të

hershme në fjalët me më shumë se një rrokje ishte mënjanuar theksimi i rrokjes fundore

dhe lëvizja e theksit brenda paradigmës së të njëjtës fjalë (me më shumë se dy rrokje)

ndodhte vetëm në kushte të caktuara sintaksoreTF5FT. Kurse në rumanishte veprojnë të tjera

rregullsi theksimi. Këtu theksi mund të bjerë edhe mbi rrokjen fundore të fjalës, pra

edhe mbi mbaresat, dhe mund të lëvizë nga një rrokje në tjetrën edhe brenda paradigmës

së të njëjtës fjalë me më shumë se një rrokje. P.sh. të krahasohen: fac ~ fЈcйm, fЈcъi,

fЈcъt etj. “bëj ~ bëjmë, bëra, bërë” etj. (shih edhe III/18).

Në këtë rast ndofta nuk duhet përjashtuar edhe ndonjë ndikim nga ana e sllavishtes

(bullgarishtes), që në përgjithësi ka ushtruar një ndikim jo të vogël mbi rumanishten.

8. Theksimi i fjalëve në bullgarishte (dhe në maqedonishten lindore) ka ruajtur në

përgjithësi ato tipare, që vihen re edhe në gjuhë të tjera sllave: mundësia e rënies së

theksit mbi зdo rrokje të tjalës dhe e lëvizjes së tij edhe brenda paradigmës së të njëjës

fjalë, duke rënë kështu edhe mbi rrokjen fundore, ku ndodhen edhe treguesit

gramatikorë. P.sh. të krahasohen në bullgarishte format e njëjësit dhe të shumësit të

emrave të tillë si: glas ~ glas-№t ~ glas-а “votë ~ vot-a ~vot-a (shumës)”; vol ~ vol-уve

“ka ~ qe”; brjag ~ breg-№t ~ breg-ovй “breg ~ breg-u ~ brigj-e” etj. (shih edhe III/24).

Ndryshe qëndron puna në maqedonishten perëndimore, ku theksi nuk bie mbi rrokjen

fundore të fjalëve dhe në fjalët shumërrokëshe bie rregullisht mbi rrokjen e tretë nga

fundi. Si rrjedhim, theksi lëviz një rrokje më përpara, kur fjalës shumërrokëshe i shtohet

ndonjë rrokje tjetër, si në rastin e shtimit të nyjës së prapme, kur kjo del në trajtë

njërrokëshe. P.sh. makйdonci ~ makedуnci-te” “maqedonas ~ maqedonas-it” etj. (shih

edhe III/27).

Kjo mënyrë të theksuari në maqedonishten perëndimore është pa dyshim një risi. Po të

kihet parasysh pozicioni gjeografik i këtij dialekti të maqedonishtes, nuk duhet

T4T Kjo

T5T Kështu

në keltishte, në gjermanishte, në balto-sllavishte dhe në armenishte, kryesisht muzikor në indishten e

vjetër dhe në greqishten e vjetër. Gjatë historisë së gjuhëve vihet re shpesh kalimi nga njëri tip në

tjetrin; kështu p.sh. greqishtja e re, në kundërvënie me greqishten e vjetër, ka një theks kryesisht

ekspirator”.

vërejtje vlen sidomos për lëvizjen e theksit gjatë lakimit të disa emrave shumërrokësh. Një veçori

e tillë e theksimit në greqishten e re është ruajtur në vija të përgjithshme nga greqishtja e vjetër (shih

II/9), duke qenë se në greqishten e re kundërvënia e hershme zanore të gjata ~ zanore të shkurtra është

mënjanuar, ashtu si edhe në gjuhët e tjera ballkanike (shih edhe & 11).

ndodhte p.sh. në gjinoren shumës të emrave të lakimit të parë e të dytë; khs. stélla ~ stell¤rum

“yll ~ i yjve”; lúpus ~ lup®rum “ujk ~ i ujqve” etj.

61

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!