06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

dëshmohet së pari për të folmet veriore të shqipes. Atë e ndeshim për herë të parë në

shënimet e mbledhura në Durrës në fund të shekullit XV nga kalorësi gjerman Arnold

von Harff, ku gjejmë, ndër të tjera, edhe shprehjen do daple (= do ta blej)TF40FT.

Dëshminë e dytë për përdorimin e këtij tipi të së ardhmes e gjejmë tek fraza e Buzukut:

A nukë do të pi kelqinë qi më ordhënoi AtiTF41FT? Këtu do të pi është përdorur me vlerën e

së ardhmes latine bibamTF42FT.

Për përdorimin e hershëm të këtij tipi të së ardhmes në të folmet veriore të shqipes

dëshmon, ndër të tjera, edhe dorëshkrimi i “djalit plangprishës” nga e folmja e

shqiptarëve të Istries, të cilët janë shpërngulur atje në fund të shekullit XVII apo në

fillim të shekullit XVIII nga brezi bregdetar midis Shkodrës dhe KotorritTF43FT. Gjithashtu

gjurmë të këtij tipi të së ardhmes nuk mungojnë as në të folmen e katundit Arbnesh afër

Zarës në Dalmaci. Banorët e parë të atij katundi janë shpërngulur nga krahina e Briskut

dhe Shestanit në vitin 1733TF44FT. Ky tip i së ardhmes është mbizotërues sot në gegërishten

jugoreTF45FT. Për më tepër, në të folmet veriore ndeshen edhe raste të përdorimit të së

ashtuquajturës e ardhme e përparme me “do”, për të shprehur veprime të mundshme të

së shkuarësTF46FT.

Ky tip i së ardhmes është mbizotërues në të folmet jugore të shqipes, ku në ligjërimin e

lirë përdoret më fort pa pjesëzën “të" të lidhores (do bëj). Edhe në këto të folme ky tip i

së ardhmes është përhapur mjaft herët. Për këtë dëshmon, ndër të tjera, edhe prania e tij

në të folmet e arbëreshëve të Italisë, që kanë veзori gjuhësore të toskërishtes. Tek ata ky

tip i së ardhmes dëshmohet qysh në veprën e Matrëngës (1592) : Si do të duash fqinjënë

ashtu si vetëhenëTF47FT ? Madje, tek ata ndeshen edhe forma të së ardhmes së të shkuarës

dhe të së ashtuquajturës e ardhme e përparmeTF48FT.

14. Pra, tipi i së ardhmes me formën e ngurosur foljore “do” dëshmohet relativisht herët

në të dy dialektet e shqipes. Përderisa kjo formë foljore paraqitet plotësisht e përfunduar

tek Buzuku (1555) dhe tek Matrënga (1592), duhet pranuar që një formë e tillë duhet të

jetë, të paktën, dy-tre shekuj më e hershme se shekulli XVI. Për më tepër, prania e

T40T “Ich wyl it gelden”; shih Die Pilgefahrt des Ritters Arnold von Harff von Cöln durch Italien, Syrien,

Aegypten, Arabien, Ethiopien..., wie er sie in den Jahren 1496 bis 1499 vollendet, beschrieben und

durch Zeichnungen erklärt hat. Herausge - geben von Dr. E. von Groote. Cöln 1860 (faqe 64-65).

T41T “Calicem quem dedit mihi Pater, non bibam?” (Gjoni, 18/11).

T42T Në një rast tjetër një kuptim të ngjashëm Buzuku e shpreh nëpërmjet së ardhmes së tipit kam me pitë:

A mundë pini ju kelqinë qi u kam me pitë? “Potestis bibere calicem, quem ego bibiturus sum?”

(Matth. 20/22). Veç kësaj, Buzuku me kuptimin e së ardhmes përdor edhe togfjalëshin e tipit “dua” +

lidhore e tashme. P.sh.:... e hinje u duo të përfaronj ata n dheut ... “... et eo disperdam eos cum terra...”

(Genesis 6/13). Për shembuj të tjerë shih Demiraj: 1986,829.

T43T Shih Ajeti: 1961,232. Në këtë dorëshkrim ndeshet e ardhmja e tipit në shqyrtim pa pjesëzën “të” të

lidhores. P.sh... do grihem e vete me karko tëtan tem, a do tham ati... “Surgam et ibo ad patrem meum

et dicam ei...”

T44T Shih Ajeti: 1961,55,102.

T45T Shih Çabej: 1975,64; Çeliku: 1968,130.

T46T Shih Shkurtaj: 1967,54;1972,106 v. etj.

T47T “Come amerete il prossimo come voi stesso?” (shih Sciambra: 1964,55).

T48T P.sh.: Do t martonej dhrija e bardhë // të më mirr qiparrisin. (Popullore). U llojas se ajo gluhë ngë do

t ish tjetër se arbresha, a gëlar t'arbëreshës... (G. Dara i Riu). Kur ka të zërë fill t'agronjë? Do ket bërë

njëzet vjet. (N. Filia).

114

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!