06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

e fundit (pjesëza e ngurosur + e tashmja e foljes themelore) është arritur gjatë shekujve

XVII-XVIIITF27FT.

9. Për sa i takon serbokroatishtes, këtu është ruajtur ndërtimi i vjetër i së ardhmes me

foljen ndihmëse “dua”, e cila zgjedhohet sipas vetave, por ka bjerrë rrokjen nistore ho-

dhe del kështu në trajtat vetore зu, зesh etj. Këto trajta vetore ndiqen nga paskajorja e

foljes themelore, ose paraprihen nga një formë e reduktuar e kësaj: ja єu dati/da-єu “do

të jap” etj.TF28FT

10. Edhe në rumanishte tipi më i përhapur i kohës së ardhme është ai që ndërtohet me

anë të foljes ndihmëse “dua”. Nga ky tip i së ardhmes atje ndeshen tri forma: 1) Forma

e tipit voi (vei, va etj.) face “do të bëj”, ku folja ndihmëse ndryshon sipas vetave dhe

ndiqet nga paskajorja e shkurtuar. 2) Forma e tipit oi (ei, a etj.) face. Edhe këtu elementi

i parë i zgjedhueshëm s'është gjë tjetër veзse folja voi pa tingullin nistor v-. 3) Forma e

tipit o sЈ fac, ku elementi i parë i ngurosur o ndiqet nga e tashmja e lidhores, e cila

zgjedhohet rregullisht. Edhe këtu elementi i parë o e ka burimin tek forma e vetës së

tretë njëjës të foljes ndihmëse “dua”TF29FT. Nga këto tri forma e para ndeshet në stilin e

kujdesshëm, kurse dy të tjerat janë të gjuhës së zakonshme popullore.

Përveз këtyre, në rumanishte përdoret edhe një tip tjetër i së ardhmes, i formuar

nëpërmjet kohës së tashme të foljes ndihmëse “kam” dhe kohës së tashme (lidhore) të

foljes themelore. Këtu zgjedhohen rregullisht të dy elementet: p.sh. am sЈ fac, ai sЈ faci,

are sЈ face etj”TF30FT. “do të bëj, do të bësh, do të bëjë etj”.

Rumanishtja nuk e ka ruajtur tipin sintetik të së ardhmes, që dëshmohet në latinishten

klasike (shih shënimin 4). Madje, ky tip i së ardhmes, siз dihet, nuk është ruajtur as në

gjuhët e tjera romane. Përkundrazi gjuhët romane perëndimore në këtë rast kanë

zhvilluar më tej formime perifrastike, që përdoreshin në latinishten popullore me vlerën

e kohës së ardhme. Por, ndryshe nga з'ka ndodhur në gjuhët e tjera romaneTF31FT, në

rumanishte është zhvilluar kryesisht tipi i së ardhmes, që e ka burimin tek togfjalëshi i

tipit “dua” + një folje tjetër. Ky tip togfjalëshi, që në latinishte dëshmohet qysh tek

PlautiTF32FT, me sa duket, ka gjetur një përhapje më të madhe në truallin ballkanik, ku u

ngjiz rumanishtja.

Nga krahasimi i formave të së ardhmes në dialektet rumune është nxjerrë përfundimi që

në krye të herës, në rumanishten e përbashkët, ka qenë në përdorim vetëm forma e së

ardhmes e ndërtuar nëpërmjet foljes ndihmëse “dua” dhe paskajores së foljes

T27T Shih Mirçev: 1950,169; Koneski: 1967/1,205.

T28T Paravendosja ose prapavendosja e foljes ndihmëse në këtë rast kushtëzohet nga pozicioni i formës së

kohës së ardhme në fjali. Kur ajo përdoret në ballë të fjalisë, atëherë folja ndihmëse, duke qenë e

patheksuar, nuk mund të qëndrojë në fillim të fjalisë dhe vendoset pas foljes themelore. Siç dihet, një

dukuri e ngjashme ndodh edhe me pozicionin e foljes ndihmëse “jam” në format analitike të së

kryerës. Sipas Banfit: 1985,54, edhe në bullgarishten e sotme, krahas shta pisa, përdoret edhe pisa

shta “do të shkruaj”.

T29T o < volet (shih Lombard: 1974,34,275).

T30T Shih Lombard: 1974,34 v.

T31T Në gjuhët romane perëndimore, siç dihet, është zhvilluar tipi i së ardhmes së formuar me anë të foljes

ndihmëse “kam”, e cila i prapangjitet paskajores. Khs. italisht farò, farai, farà etj. < fare habeo, fare

habes, fare habet etj.” I njëjti tip ndërtimi ndeshet edhe në frëngjishte: je ferai, tu feras etj, në

spanjishte: hacerè etj. Por në sardinishte koha e ardhme është ndërtuar me foljen ndihmëse “debeo”

“duhet”.

T32T Shih Mih£escu: 1978,233.

112

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!