06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

ndalemi në disa зështje, që kanë të bëjnë me gjendjen gjuhësore të Gadishullit Ballkanik

në lashtësi. Në përputhje me kufizimet e vetëkuptueshme të këtij kreu, këtu nuk do të

hyhet në hollësira, që do të kërkonin një trajtim të veзantë. Për më tepër, do të lihen

krejt jashtë vështrimit зështje, që kanë të bëjnë me gjuhët e atyre popujve e fiseve i.e.

apo jo-i.e., që kanë kaluar nëpër Ballkanet pa lënë gjurmë aq të dukshme në gjuhët e

sotme të Ballkanit, siз është rasti i keltëve, i gotëve etj.TF43FT

Në paragrafët ndjekës, pra, do të kufizohemi në trajtimin e këtyre зështjeve: 1) Cilët

ishin fqinjët veriorë të grekëve dhe з'gjuhë flisnin ata? 2) Si paraqitej gjendja gjuhësore

në Ballkanin perëndimor? 3) Si paraqitej gjendja gjuhësore në Ballkanin lindor?

14. Pyetja lidhur me fqinjët veriorë të grekëve të vjetër dhe me gjuhët që flisnin ata,

paraqitet tejet e vështirë, gjithnjë për mungesë të dokumentimit të tyre. Informatat, që na

kanë arritur për ta, i kemi kryesisht nga autorët e vjetër grekë e romakë, për të cilët jo

vetëm trakasit, por edhe maqedonët dhe epirotët ishin barbarë (=jo-grekë). Megjithatë,

ka edhe disa të dhëna, sipas të cilave maqedonët dhe epirotët flisnin një gjuhë të afërt

me greqishtenTF44FT. Duke u mbështetur edhe në interpretimet e atyre pak glosave dhe

toponimeve dhe antroponimeve, që na kanë mbërritur prej atyre popujve, edhe

studiuesit janë ndarë dysh. Për disa nga këta, ata nuk kanë qenë grekë, por natyrisht

kanë pasur një ndikim të fuqishëm nga fqinjët e tyre jugorë me një kulturë shumë më të

zhvilluar. Kurse për disa të tjerëTF45FT ata kanë qenë fise greke, që flisnin një gjuhë

dialektore disi të ndryshme nga ajo e grekëve të tjerë. Në këto rrethana, duhet mbajtur

një qëndrim i matur, duke u mbështetur sidomos në analizën e atyre pak elementeve, që

na kanë mbetur prej maqedonishtes së vjetër dhe prej gjuhës së epirotëve.

15. Për gjuhën e maqedonëve të vjetërTF46FT, siз u vu në dukje edhe në & 14, dimë shumë

pak gjëraTF47FT. Por mbi bazën e atyre pak njohurive është arritur në përfundimin që

maqedonishtja e vjetër ishte një gjuhë kentum, ashtu si greqishtja. Por ajo ndryshonte

nga greqishtja në trajtimin e bashkëtingëlloreve të aspiruara i.e. bh,gh,dhTF48FT dhe

pjesërisht edhe të labiovelareveTF49FT. Edhe vetëm këto tipare janë të mjaftueshme për të

arritur në përfundimin që tipi gjuhësor i maqedonishtes së vjetër ndryshonte nga ai i

greqishtes (shih & 9) dhe që, si rrjedhim, del më i mbështetur mendimi i atyre

T43T Shih shënimet 1,2.

T44T Për më shumë sqarime shih Kati»iº: 1976, 100-107.

T45T Shih për këta Kati»iº: 1976, 104 v. (për maqedonët) dhe f. 120 v. (për epirotët).

T46T Ajo flitej, në rrjedhën e poshtme të lumit Vardar në veri të malit Olimp, në lindje të malit Gramoz dhe

të liqenit të Ohrit; në lindje kishin trakasit (shih && 24-26) e në veri peonët, të cilët shumë studiues i

mbajnë për fis ilir, megjithëse ka edhe ndonjë mendim të ndryshëm (shih Solta: 1980, 35 v.; shih edhe

shënimin 67).

T47T Nga maqedonishtja e vjetër na kanë mbërritur vetëm disa fjalë të veçuara, disa nga të cilat nuk kanë

gjegjëset e tyre në greqishte, si: alíe “ari”, áksos “dru”, góda “zorrët”, izéla “fat i mirë”, lakedáma

“ujë i kripur që pihej”, sigýne/ sígynnos “heshtë” etj. (shih Kati»iº: 1976,110 v.)

T48T Të kihet parasysh se në greqishte këto janë reflektuar si bashkëtingëllore të pazëshme të aspiruara

ph,kh,t h (shih & 9). P.sh. të krahasohen Bilippos, greq. Philippos, kebal¨, në vend të greqishtes

kephal¨ “kokë”; d®raks, në greqishte th®raks “gjoks” etj. (shih Kati»iº: 1976,111 v.; Banfi:

1985,125).

T49T Shih Benfi: 1985,125, ku pohohet se krahas kalimit g u - > b- tek bor(a) “mal” < + g u or-, vihet re edhe

evolucioni i labiovelares g u në grykoren g, si tek gorpiaªos “emri i një muaji (ndofta korriku ose

gushti)” që “është për t'u lidhur me bazën g u hor-/g u her “djeg”, krs. sllavishten gor¦ti “djeg”...,

greqisht thermós.”

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!