06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

e së ardhmes ndërtohet rregullisht nga një folje ndihmëse e ndjekur nga paskajorjaTF17FT.

Kjo rrugë e dyanshme e ndërtimit të kohës së ardhme dëshmohet edhe për fazën e vjetër

të gjuhëve sllave të BallkanitTF18FT. Format perifrastike të së ardhmes në këto gjuhë dikur

ndërtoheshin kryesisht nëpërmjet foljes ndihmëse “kam”, të ndjekur nga paskajorjaTF19FT.

Por qysh herët në gjuhët sllave të Ballkanit koha e ardhme perifastike filloi të ndërtohet

edhe nëpërmjet foljes ndihmëse “dua”, të ndjekur nga paskajorjaTF20FT. E ky tip ndërtimi u

bë shpejt mbizotërues në këto gjuhë, natyrisht duke pësuar edhe disa ndryshime të

kushtëzuara nga evolucioni i sistemit gjuhësor përkatës. Madje, edhe në serbokroatishte,

ku tipi perifrastik është ruajtur më mirë, ai nuk ka mbetur pa evoluar (shih & 9).

8. Një evolucion edhe më të madh ka pësuar e ardhmja perifrastike në shqyrtim në

bullgarishte-maqedonishte. Këtu folja ndihmëse, që zgjedhohej rregullisht sipas

vetaveTF21FT, me kohë erdh e u nguros në formën e vetës së tretë njëjës, ashtu si në gjuhët e

tjera bllkanike: shte në bullgarishte dhe qe në maqedonishteTF22FT. Edhe forma e foljes

themelore, paskajorja, në përputhje me evolucionin e kësaj kategorie foljore në gjuhët

në shqyrtim (shih IX/7), erdh e u zëvendësua nga forma e kohës së tashme, në fillim të

prirë nga pjesëza da, e cila më vonë u mënjanua fareTF23FT. E në këtë mënyrë u arrit në

trajtat e sotme të tipit shte pravja në bullgarishte dhe qe pravam në maqedonishteTF24FT.

Mbi bazën e kësaj forme të së ardhmes në gjuhët në shqyrtim janë ndërtuar edhe e

ardhmja e së shkuarës (bullgarisht shзah da prava, maqedonisht qe pravev), si edhe e

ardhmja e përparme (bullgarisht shta sëm praval, maqedonisht qe sum pravel). Për

bullgarishten dëshmohet edhe e ardhmja e përparme e së shkuarës shзah da sëm

praval)TF25FT.

Në bazë të dokumentimit shkrimor ka qenë e mundur të përcaktohen, në vija të

përgjithshme, edhe periudhat, kur janë vërtetuar fazat e ndryshme të evolucionit të tipit

të së ardhmes në shqyrtim në bullgarishte-maqedonishte. Faza e parë (tipi “dua” +

paskajore) i takon periudhës së bullgarishtes së mesme (shekujt XII-XIV)TF26FT, kurse faza

T17T Khs. p.sh. në rusishte ja budu »itat, në polonishte budu çist etj.

T18T Shih Koneski: 1967/1,205, ku pohohet se në gjuhën sllave të vjetër e ardhmja e foljeve të aspektit të

pakryer formohej me anën e foljeve ndihmëse “kam”, “filloj” etj. Ai shton se ajo gjuhë njihte edhe

ndërtimet me foljen “dua”, në të cilat ndihej ende kuptimi i dëshirës.

T19T Shih Mirçev: 1950,159. Do pasur parasysh se edhe sot në bullgarishte ndeshen forma perifrastike me

vlerën e së ardhmes, të ndërtuara nëpërmjet foljes ndihmëse “kam” në trajtën joveprore (niama); në

maqedonishte edhe në trajtën veprore. Por në të dy rastet folja themelore vihet në kohën e tashme të

prirë nga pjesëza da (shih Mirçev: 1950,159: Stojanov: 1977,380 v.; Koneski:

1967/1,205,1967/2,487).

T20T Sipas Koneskit: 1967/1,204 v., kjo dëshmohet qysh në shekullin XIV.

T21T Shih për këtë Mirçev: 1950,159 v., Koneski: 1967/1,204 v.

T22T Për rrugën e evolucionit të vetës së tretë njëjës të kësaj foljeje ndihmëse në trajtën e ngurosur shte,

përkatësishte qe, shih Mirçev: 1950,159 v., përkatësisht Koneski: 1967/1,204 v.

T23T Shih Mirçev: 1950, 160, Koneski: 1967/1,206.

T24T Koneski: 1967/1,205 jep edhe trajta të tjera dialektore të kësaj pjesëze të kohës së ardhme.

T25T Shih Stojanov: 1977,379 v.; Koneski: 1967/2,487 v., 1967/1,204 v.

T26T Shih Mirçev: 1950,159; Koneski: 1967/1,204, ku shënohet shekuli XIV.

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!