06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

por edhe në bullgarishte (e maqedonishte). Sipas Sandfeldit: 1930,167, të këtij mendimi

kanë qenë disa sllavistë. Nga një mendim i tillë duket se anon edhe Tagliavini:

1924,522TF11FT.

Përveç këtyre, nuk kanë munguar edhe hipoteza të tjera, për të cilat shih Sandfeld:

1930,166.

5. Siç del edhe nga paraqitja e përmbledhur tek & 4, deri sot nuk ka qenë (dhe vështirë

se mund të ishte) e mundur të arrihej në një mendim të përbashkët, për sa i takon

burimit dhe rrugës së përhapjes së këtij ballkanizmi, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me

një dukuri të përftuar relativisht mjaft herët, të paktën në shqipe dhe në rumanishte.

Megjithatë, po të kemi parasysh faktin që në gjuhët sllave të lartpërmendura

prapavendosja e nyjës shquese dokumentohet më vonë se në shqipe dhe në rumanishte

(shih & 6), burimi sllav i këtij ballkanizmi duhet përjashtuar. Gjithashtu duhet

përjashtuar edhe burimi grek, po të mbajmë parasysh faktin e njohur që në greqishte

nyja shquese është me të vërtetë mjaft e vjetër (shih II/10, shënimi 37), por atje ajo del

qysh në krye të herës e paravendosur.

Në këto rrethana, në rast se burimi i dukurisë në shqyrtim duhet kërkuar patjetër në një

gjuhë të vetme, atëherë këtu vijnë në vështrim ose shqipja, ose rumanishtja. Por, siç do

të shtjellohet në paragrafët ndjekës, çështja e burimit dhe e përhapjes së këtij

ballkanizmi paraqitet mjaft më e vështirë nga sa mund të duket në një vështrim të parë.

Sidoqoftë, për një zgjidhje sa më të saktë të këtij problemi është e nevojshme të

sqarohet më parë se sa e vjetër është prapavendosja e nyjës shquese në secilën nga

gjuhët ballkanike dhe nëse në ndonjë nga këto gjuhë treguesi i shquarsisë ka qenë më

përpara i paravendosur, ashtu siç del edhe në shumicën e gjuhëve i.e., ku është përftuar

një tregues i tillë.

6. Në gjuhët sllave të Ballkanit nyja e prapavendosur nuk duhet të jetë fort e hershme.

Fakti që gjurmë të një nyje të tillë nuk ndeshen në shkrimet e Qirilit e të Metodit, të cilët

kanë qenë me origjinë nga Selaniku, është një dëshmi e qartë se ajo në bullgarishte ka

zënë të shfaqet pas shekullit IX të e.r. Sipas Koneskit: 1967/1,153, gjurmët e një nyje të

prapavendosur ndeshen në shkrimet e vjetra “maqedonase” qysh në shekullin XIII.

Sipas Gëlëbovit: 1962,141, dhe sipas Mirçevit: 1950,148 v., nyja e prapme në

bullgarishte është shfaqur para shekullit XIII. Do pasur parasysh gjithashtu se deri sot

nuk është vënë gjëkundi në dukje që në bullgarishten e vjetër të ketë pasur edhe ndonjë

nyjë të përparme.

7. Për sa i takon rumanishtes, në ILR II, 232 pohohet se “... nyja shquese shfaqet në

rumanishten e përbashkët pas shekullit VII, kur vihen re shenja të sigurta të

riorganizimit të fleksionit emëror". Gjithsesi, siç pohon Sandfeldi: 1930,170, “përkimi

(akordi) midis degëve të ndryshme të rumanishtes tregon se zhvillimi i nyjës duhet të

ketë qenë një fakt i kryer para shekullit X ...”.

Për vjetërsinë relativisht të madhe të nyjës shquese në rumanishte dëshmojnë edhe

reduktimet e mëdha fonetike, që kanë pësuar format rasore (sidomos ato të rasës

emërore) në njëjës edhe në shumës për të dy gjinitë (mashkullore e femërore)TF12FT. Këtu

nuk po ndalemi në çështjen nëse në një fazë më të hershme nyja shquese në rumanishte

T11T Për prapavendosjen e nyjës shquese si një zhvillim i pavarur në shqipe dhe në rumanishte është

shprehur edhe Demiraj: 1986,336; 1988,59 v.

T12T Të krahasohen: m. lup-u-l < ille, lupi-i < illi: f. fat-a < illa, fete-le < illae etj.; të kihet parasysh edhe

forma e përbashkët (mashkullore e femërore) e rasës gjinore shumës -lor (p.sh. lupi-lor, fete-lor), që e

ka burimin tek forma e gjinores shumës të dëftorit latin (mashkullor) illórum.

101

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!