06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

përjashtuar mundësia që një dukuri e tillë të jetë përftuar në fillim edhe nëpër fjali, ku

kundrina vendosej rregullisht pas foljes kallëzues, si p.sh. nëpër fjali urdhërore dhe

pyetëse.

Sido që të ketë qenë zanafilla e kësaj dukurie sintaksore, në këtë rast kemi të bëjmë me

një nga pasojat e prirjes relativisht të hershme të gjuhës shqipe për një përdorim

ridondant të mjeteve gjuhësoreTF14FT.

7. Më i vështirë paraqitet sqarimi historik i rrugës, që ka përshkuar dukuria e rimarrjes

së kundrinave, kur këto nuk shpreheshin nëpërmjet përemrave vetorë të dy vetave të

para. Në këtë rast, siç u vu në dukje në && 3-4, rimarrja e kundrinave ka ndodhur nëpër

fjali, ku ato përfaqësonin gjënë e njohur të kumtimit, temënTF15FT. Duke qenë se kjo

vendoset rregullisht nga fillimi i fjalisë, mund të mendohet se në krye të herës rimarrja e

këtyre kundrinave të shprehura nëpërmjet një përemri vetor të vetës së tretë do të jetë

përftuar nëpër fjali, ku ai vendosej rregullisht para foljes kallëzues. Por edhe në këtë

rast, ashtu si në rastin e përemrave vetorë të dy vetave të para (shih & 6), nuk duhet

përjashtuar mundësia që një dukuri e tillë të jetë përftuar qysh në fillim edhe nëpër fjali,

ku kundrina vendosej rregullisht pas foljes kallëzues, si p.sh. nëpër fjali urdhërore ose

pyetëse.

Faktori kryesor, që i ka dhënë shkas rimarrjes së kundrinave të shprehura nëpërmjet

përemrave vetorë të vetës së tretë, në zanafillë do të ketë qenë dëshira e folësit për ta

konkretizuar e për ta përcaktuar më mirë përmbajtjen kuptimore të atyre përemrave, të

cilët kanë një kuptim shumë të pacaktuar (shih edhe & 3). Sidoqoftë, edhe në këtë rast

kemi të bëjmë me një nga shfaqjet e prirjes relativisht të hershme të gjuhës shqipe për

një përdorim ridondant të mjeteve gjuhësore (shih edhe & 6). E një prirje e tillë ka bërë

që kundrina e zhdrejtë të rimerrej nëpërmjet formave të patheksuara përemërore të vetës

së tretë, edhe kur ajo përfaqësonte remën.

8. Duke qenë se rimarrja e kundrinave të shprehura nëpërmjet formave të patheksuara të

përemrave vetorë të dy vetave të para është përftuar në kushte sintaksore të ndryshme

nga ato të rimarrjes së vetorëve të vetës së tretë (shih && 6-7), vetvetiu lind pyetja nëse

këto dy dukuri janë përftuar në mënyrë të pavarur dhe në kohë të ndryshme, apo janë

përftuar në të njëjtën kohë si shfaqje të një faktori të përbashkët. Në rastin e parë do të

duhej të përcaktohej edhe se cila nga këto dy dukuri është më e hershme dhe nëse ka

ushtruar ndonjë ndikim në shfaqjen e dukurisë tjetër. Mungesa e një dokumentimi

shkrimor më të hershëm të gjuhës shqipe e bën shumë të vështirë sqarimin e këtyre

pyetjeve. Megjithatë, duke u mbështetur në të dhënat e shqipes së dokumentuar, mund

të jepen disa mendime edhe për këto pyetje.

Ka mjaft të ngjarë që këto dy dukuri të mos kenë zënë fill në të njëjtën kohë. Por cila

prej tyre është përftuar më parë, kjo është shumë e vështirë të përcaktohet me saktësi.

Po të nisemi nga përgjithësimi më i hershëm i rimarrjes së kundrinave të shprehura

T14T Një prirje e tillë, që do të meritonte një studim të posaçëm për gjuhët ballkanike, shfaqet, ndër të tjera,

edhe nëpërmjet përdorimit të përemrit dëftor pranë një emri të pajisur me nyjë shquese në shqipe,

greqishte, maqedonishte dhe rumanishte. P.sh. shqip: ky burri (këtu), ajo gruaja (atje) etj.; greqisht:

autos o antras “ky burrë”, toute § (=i) gynaika “kjo grua” etj.; maqedonisht; toj çovek-ot (dojde), taa

zhena-ta (dojde) etj.; rumanisht: om-ul acesta, femei-a acestea etj. Po kështu edhe përdorimi i një emri

të shquar me një përemër pronor, si p.sh.; shqip: bir-i im, nën-a jote etj.; greqisht o hyjos mou, § (=i)

manna sou etj.; rumanisht; fiu-l meu, mam-a ta etj.

T15T Prandaj, kundrinat nuk rimerren, kur shprehen nëpërmjet një emri të pashquar të paprirë nga një

përcaktor. Madje, kundrina e drejtë nuk rimerret, as kur është e prirë nga nyja joshquese një; për rastet

përjashtimore në shqipe dhe në rumanishte shih Demiraj: 1986,588,612.

122

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!