06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

prapavendosur është më e hershme se në bullgarishte e maqedonishte (& 6).

Përkundrazi, mund të shtrohet me të drejtë pyetja nëse në këto gjuhë sllave të

ballkanizuara (shih III/21-28) vetë lindja e nyjës shquese të prapavendosur është bërë

nën ndikimin e njërës apo të dy gjuhëve të tjera ballkanike, ku dukuria në shqyrtim

është përftuar më herët. Në këtë rast është fjala për procesin e ballkanizimit të

bullgarishtes e të maqedonishtes nën ndikimin e gjuhëve ballkanike rreth e rrotull

(shqipja dhe rumanishtja), ose të gjuhës (a gjuhëve) substrat, mbi të cilën (a mbi të cilat)

ato janë mbishtresuar. Po të kemi parasysh kohën, kur është shfaqur kjo dukuri në

gjuhët sllave në shqyrtim, atëherë mund të anohet nga mendimi se në këtë rast do të

kenë luajtur rol të dy faktorët e porsapërmendur, duke qenë faktori i dytë ndofta

mbizotërues. Në këtë rast është fjala më fort për praninë e rrethanave sintaksore të

përftuara nën ndikimin e gjuhës (a të gjuhëve) substrat, që do të bënin të mundur

shfaqjen e nyjës së prapme shquese.

Me fjalë të tjera, lindja e nyjës shquese në këto dy gjuhë sllave jugore, përkundrejt

mungesës së saj në gjuhët e tjera sllave, mund të shpjegohet si një zhvillim i brendshëm

i atyre gjuhëve, por nën ndikimin e gjuhës (a të gjuhëve) substrat si edhe të gjuhëve të

tilla fqinje, si shqipja dhe rumanishtja, ku nyja e prapme shquese ishte zhvilluar më

herët (shih && 7-8). Sidoqoftë, këtu kemi të bëjmë me një nga shfaqjet e ballkanizimit

të bullgarishtes (e të maqedonishtes) nëpërmjet krijimit të kundërvënies trajtë e

pashquar ~ trajtë e shquar e emrave. Kjo kundërvënie është krijuar me mjetet e

brendshme. d.m.th. nëpërmjet përemrave dëftorë përkatës (shih shënimin 8). Përemri

dëftor anaforik, duke u përdorur si një mjet gramatikor, do ta humbiste dalëngadalë

theksimin, dhe prandaj erdh e u përdor si një fjalëz enklitike, që iu prapangjit emrit.

Sipas rregullsive të sistemit fonetik-sintaksor të gjuhëve sllave, pritej që ky mjet

gramatikor të përdorej herë pas e herë para emrit në varësi të pozicionit të këtij në fillim

apo në mes të fjalisëTF15FT. Por në këtë rast këtu ka mbizotëruar prapavendosja, çka të bën

të mos e përjashtosh mundësinë e ndikimit prej gjuhëve ballkanike rreth e rrotull.

11. Siç u vu në dukje në & 4, për shfaqjen e nyjës shquese të prapavendosur në gjuhët

ballkanike është parashtruar edhe hipoteza e ndikimit latin. Një hipotezë e tillë gjen

mbështetje në faktin e njohur që sundimi i gjatë romak në Ballkanet ka lënë gjurmë të

shumta në gjuhët ballkanike (shih II/27). Për më tepër, është një gjë e njohur që edhe në

të gjitha gjuhët romane perëndimore është zhvilluar nyja shquese, por atje ajo është e

paravendosurTF16FT. Sidoqoftë, në këtë rast mund të shtrohet çështja kryesisht për

rumanishten dhe shqipen, pasi nyja shquese në bullgarishte (dhe maqedonishte) është

zhvilluar në një kohë kur nuk mund të bëhet fjalë për një ndikim latin të drejtpërdrejtë.

Po të kemi parasysh vjetërsinë e shfaqjes së nyjës shquese në shqipe dhe në rumanishte

(shih & 8, përkatësisht & 7), si edhe në gjuhët romane perëndimoreTF17FT, mendimi që edhe

në shqipe nyja shquese të jetë përftuar nën ndikimin e latinishtes, del i pambrojtshëm.

T15T Siç dihet, në gjuhët sllave (me përjashtim të maqedonishtes perëdimore relativisht vonë) është ruajtur

rregullsia e lashtë e gjuhëve i.e. për të mos e nisur frazën me një fjalëz të patheksuar, e cila në raste të

tilla do të renditej rregullisht pas fjalës së parë të theksuar (ligji i Wackernagel-it). Të kihet parasysh

p.sh. përdorimi i pjesëzës së diatezës jo-veprore herë para e herë pas foljeve në shumicën e gjuhëve

sllave.

T16T Edhe në dalmatishten (tashmë të zhdukur) nyja shquese ka qenë e paravendosur (shih për këtë

Piotrovski: 1960, 102).

T17T Në gjuhët romane perëndimore nyja shquese e paravendosur është shfaqur mjaft herët, para shekullit

IX (shih Piotrovski: 1960,87).

103

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!