06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

rumanisht: pentru, de, la, dupЈ etj. Në rastin e fundit pjesorja e përdorur kështu është

diakronikisht e emërzuar; në shqipe ajo mund të jetë e papajisur me nyjën e përparme të

gjinisë asnjanëse, si p.sh. me ba, pa ba/pa bërë, duke ba/ duke bërë, ose e pajisur me

nyjën e përparme të gjinisë asnjanëse, si p.sh. për të ba/për të bërë, me të ardhun/me të

ardhur etj., kurse në rumanishte pjesorja e emërzuar është e paparanyjëzuar, si p.sh.

pentru scris, de scris “për të shkruar” etj. Në të dy gjuhët togjet foljore në shqyrtim

përdoren zakonisht me kuptim vepror. Në gjuhën shqipe tek këto forma të pashtjelluara

foljore është zhvilluar edhe kundërvënia formale dhe kuptimore veprore ~ joveprore.

Forma e pashtjelluar e tipit me ba, që ndeshet kryesisht në të folmet veriore të shqipes,

dhe ato të tipit pa ba /pa bërë, për të ba/për të bërë, që ndeshen në të dy dialektet e

kësaj gjuhe, si edhe format e pashtjelluara të tipit pentru scris, de scris etj. të

rumanishtes përdoren me funksione sintaksore karakteristike për paskajoren. E kjo bie

ndesh me dukurinë e përgjithshme të gjuhëve ballkanike për zëvendësimin e paskajores

nëpërmjet formave të shtjelluara të mënyrës lidhore ose të dëftores (shih kreun IX).

Format e pashtjelluara të tipit me ba, pa ba/pa bërë (ashtu si edhe ajo e tipit duke

ba/duke bërë) janë përftuar qysh në periudhën parashkrimore të gjuhës shqipe, kurse ato

të tipit për të ba/për të bërë, me të ardhun/me të ardhur etj. janë zhvilluar në periudhën

e dokumentuar të kësaj gjuheTF31FT. Ne nuk dimë se kur janë gramatikalizuar togjet e tipit

de f£cut në rumanishte. Por fakti që elementet përbërëse të këtyre togjeve nuk janë

shkrirë në një mënyrë të tillë që të bëjnë të mundur edhe kundërvënien formale veprore

~ joveprore, ashtu si në gjuhën shqipe, nuk flet për një moshë të hershme të këtij

gramatikalizimi. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh edhe moshën relativisht jo aq të

hershme të gramatikalizimit të togjeve të tipit për të bërë në gjuhën shqipe, mund të

arrihet në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me dy zhvillime paralele, të përftuara si

pasojë e një prirjeje të përbashkët të këtyre dy gjuhëve për të krijuar forma analitike

foljore me vlerë paskajoreje (shih edhe IX/9-14)TF32FT.

T31T Për gramatikalizimin e togut të tipit numërori një + emër prejpjesor në shqipe, në aromunishte dhe në

maqedonishte shih Demiraj: 1986,991 v. (me literaturë).

T32T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986,953-995.

164

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!