06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

2. Si rrjedhim i ndikimeve të ndërsjella midis gjuhëve të Gadishullit Ballkanik si edhe i

ndikimeve të kushtëzuara nga fatet e përbashkëta historike të popujve të këtij gadishulli,

në këto gjuhë janë përftuar një varg tiparesh të përbashkëta, që nuk ndeshen në gjuhë të

tjera i.e., ose që duket qartë se, edhe kur ndeshen në ndonjë gjuhë tjetër, këtu ato janë

një zhvillim i brendshëm ballkanik. Mjafton të kujtojmë këtu prapavendosjen e nyjës

shquese (shih VI/1). Tipare të tilla të përbashkëta janë zhvilluar sidomos në shqipe,

rumanishte, bullgarishte-maqedonishte dhe greqishte, të cilat nga kjo pikëpamje janë

quajtur me të drejtë gjuhë ballkanike. Në serbokroatishte, megjithëse edhe kjo është

zhvilluar në truallin ballkanik, tiparet e përbashkëta të gjuhëve ballkanike janë më të

pakta dhe janë të kufizuara sidomos në viset jugore të saj (shih & 31).

Këtu poshtë po bëjmë një paraqitje të shkurtër të gjuhëve kryesore të Gadishullit

Ballkanik.

3. Shqipja

Kjo gjuhë flitet në Republikën e Shqipërisë (mbi 3.100.000 vetë)TF5FT në Kosovë (rreth

1.300.000 vetë), në Republikën e Maqedonisë (380.000 vetë)TF6FT dhe të Malit të Zi

(36.000 vetë)TF7FT. Shqipen si gjuhë amtare e ruajnë sot edhe një numër i madh shqiptarësh

të shpërngulur për arsye ekonomike ose politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në

Turqi, Egjipt, Argjentinë etj.TF8FT Në një masë të mirë e ruajnë gjuhën amtare në trajtat e saj

arkaike edhe arbëreshët e GreqisëTF9FT dhe të ItalisëTF10FT.

4. Deri pak shekuj më parë stërgjyshërit e shqiptarëve e emërtonin gjuhën e tyre me

mbiemrin e arbëneshe/e arbëreshe ose me ndajfoljen arbënisht/arbërisht. Këto fjalë e

kanë burimin tek emri i fisit ilir të Arbanëve, që banonin në lindje të DurrësitTF11FT. Të

kihet parasysh se edhe të huajt, për të emërtuar gjuhën shqipe, popullin dhe atdheun e

T5T Shih

T6T Statistikat

T7T Kjo

T8T Numri

T9T Numri

Vjetari (1990), f. 35.

për Kosovën dhe Maqedoninë janë dhënë në bazë të regjistrimit jugosllav të vitit 1981 (shih

Beci: 1982, 25 v.). Atje pohohet se në bazë të atij regjistrimi numri i përgjithshëm i shqiptarëve në

Jugosllavi atëherë ishte mbi 1.730.000 vetë. Shih edhe Der Fischer Welt almanach 1990, f. 323.

shifër është dhënë në bazë të regjistrimit të vitit 1971 (shih Krasniqi: 1979, 37.v).

i përgjithshëm i shqiptarëve të mërguar në vende të ndryshme të botës është vështirë të jepet

me saktësi. Kolonitë më të mëdha të shqiptarëve janë në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, ku numri i tyre në secilin nga këto dy vende arrin në qindra mijë vetë e në Turqi ndofta

edhe më shumë.

i saktë i arbëreshëve (arvanitasve) të Greqisë është vështirë të dihet, sepse në statistikat zyrtare

të Greqisë ata trajtohen si grekë. Veç kësaj, një pjesë e mirë prej tyre kanë shtegtuar për arsye

ekonomike në vende të tjera, ku edhe gjuhën amtare në përgjithësi nuk e kanë ruajtur. Edhe një pjesë e

mirë e të rinjve arvanitas të shpërngulur nëpër qytete të Greqisë me kohë e kanë humbur, ose janë

duke e humbur gjuhën amtare. Sipas Hahn-it: 1854,32, në Greqi në shekullin e kaluar banonin

173.000 arvanitas, shumica e të cilëve dinin shqip.

T10T Sipas Giordano-s: 1963, X dhe 597, në Itali më 1961 kishte 55 katunde arbëreshe, ku flitej shqip, me

një popullsi prej 135.811 vetësh, kurse në 39 katunde arbëreshe me 182.182 vetë flitej italisht.

Shumica e katundeve arbëreshe ndodhen në Italinë e jugut (Kalabri, Abruce, Molize, Kampania,

Apulia, Bazilikata) dhe pak në Siçili.

T11T Këtë fis ilir e përmend për herë të parë Ptolemeu, gjeografi grek i Aleksandrisë, në shekullin II të e.r..

Ai përmend, ndër të tjera, fisin Albanoi me kryeqendër Albanopolis (shih Çabej: 1976,65).

44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!