06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

Hipoteza e substratit në këtë rast (dhe jo vetëm në këtë rast) as mund të pranohet, as

mund të hidhet poshtë patjetër. Një e panjohur nuk ka se si të zgjidhet nëpërmjet një

tjetër të panjohure. Ne nuk dimë nëse substrati ilir, trak, proto-bullgar apo ndonjë

substrat tjetër i ka pasur të njësuara format e rasave gjinore e dhanore. Por edhe sikur të

pranohej - natyrisht me rezervë - një hipotezë e tillë, prapë do të mbetej për t'u

argumentuar rruga e përhapjes së kësaj dukurie në gjuhët e ndryshme ballkanike. Është

vështirë që ajo, nën ndikimin e një substrati, të jetë shfaqur në të njëjtën kohë në të

gjitha ato gjuhë. Prandaj, në këtë rast duhet argumentuar shfaqja e saj në fillim në një

gjuhë të dhënë dhe pastaj përhapja e saj, nën ndikimin e kësaj gjuhe, edhe në gjuhët e

tjera ballkanike.

Sidoqoftë, substrati proto-bullgar në këtë rast mund të përjashtohet, po të kemi parasysh

se në bullgarishte kjo dukuri nuk duhet të ketë qenë më e hershme se në gjuhët e tjera

ballkanike (shih & 11).

16. Për sa i takon hipotezës, sipas të cilës burimi i dukurisë në shqyrtim në gjuhët

ballkanike duhet kërkuar në greqishte, ajo është shprehur në mënyrë të tërthortë së pari

nga Sandfeldi (: 1930,185 v.). Pasi mbron mendimin që prania e një forme të përbashkët

rasore për gjinore-dhanoren në greqishte dëshmohet qysh në shekujt e parë të e.r. (shih

& 3), Sandfeldi vë në dukje dukurinë e ngjashme në gjuhët e tjera ballkanike dhe ndalet

pak më shumë në ndërtimet e bullgarishtes, duke pranuar (f. 187) që në bullgarishten e

vjetër ndeshen shembuj të shumtë përdorimi të dhanores në vend të gjinores. Dhe lidhur

me këtë pohon: “Kjo nuk pengon të supozohet një lidhje midis këtyre gjuhëve në këtë

pikë”. Por, pasi pranon edhe mendimin e M. Roque-ut, P. Skokut etj. mbi përhapjen e

kësaj dukurie edhe në latinishten vulgare (shih edhe & 18), ai përfundon: “Pra, ka

mundësi që të kemi të bëjmë me dy korrente homogjene, që kanë kontribuar të dy për

uniformimin, që paraqisin gjuhët ballkanike në këtë pikë." Por, po të kemi parasysh

qëndrimin e përgjithshëm të Sandfeldit për ndikimin e madh të greqishtes mbi gjuhët

ballkanike, atëherë mund të pohohet se, sipas tij, njëri nga dy korrentet, që kanë ndikuar

në përhapjen e dukurisë në shqyrim në gjuhët ballkanike, ka qenë ai i greqishtes. Por në

këtë rast një ndikim grek ai duket ta ketë supozuar vetëm për bullgarishten dhe shqipen.

Supozimi për një ndikim grek në njësimin e formave të gjinores e të dhanores në gjuhët

ballkanike në përgjithësi nuk ka gjetur përkrahje; megjithatë, nuk duhet hedhur poshtë

patjetër për bullgarishten e maqedonishtenTF36FT. Por edhe në këtë rast ky supozim do të

kërkonte një argumentim bindës (shih edhe & 19).

Për sa i takon gjuhës shqipe, një ndikim grek në këtë rast vështirë se mund të

argumentohet, po të kihet parasysh se dukuria në shqyrim në gjuhën shqipe del

relativisht shumë e vjetër, ndofta edhe më e vjetër se në greqishte (shih edhe && 5,8).

17. Disa gjuhëtarë të tjerë burimin e dukurisë në shqyrtim në gjuhët ballkanike ose, të

paktën, në disa prej tyre e kanë kërkuar tek latinishtja popullore. Kështu p.sh. siç u vu

në dukje në & 16, edhe Sandfeldi ka pranuar që për përhapjen e kësaj dukurie në gjuhët

ballkanike, krahas greqishtes, ka ndikuar edhe latinishtja. Për një ndikim latin në këtë

rast janë shprehur edhe gjuhëtarë të tjerë. Një ndër këta është edhe Reichenkron-i, i cili

përpiqet të vërtetojë ndikimin latin jo vetëm për dukurinë në shqyrtim, por edhe për

ballkanizmat e tjerëTF37FT.

T36T Sipas Schaller-it: 1975,138, një ndikim grek mbi bullgarishten në këtë rast është pranuar nga W.

Lettenbauer në “Münchener Beiträge zur Slavenkunde”: München 1953, f. 155-156.

T37T Shih Reichenkron: 1962,116 v. Ai arrin në këtë përfundim, pasi ka përjashtuar më parë ndikimin e

substratit, të greqishtes dhe të sllavishtes (f. 114 v.).

76

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!