06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

kjo çështje mbetet për t'u sqaruar. Sipas C. Frîncu-tTF59FT, kjo dukuri në rumanishte është

përftuar në mënyrë të pavarur nga dukuria e ngjashme e greqishtes. Duke u mbështetur

në faktin që kjo dukuri nuk del e plotë në tekstet e vjetra rumune, ku përparon shkallëshkallë,

autori nxjerr përfundimin se ajo është shfaqur vonë, d.m.th. do të ketë nisur në

shekujt XIV-XVI, dhe është përftuar nga shkaqe të brendshme.

Prandaj, në këtë rast është e nevojshme që dukuria në shqyrtim në rumanishte të

vështrohet jo vetëm në evolucionin historik, por edhe nga pikëpamja e shtrirjes

dialektore, si edhe në lidhje të ngushtë me historinë e ndërtimeve me mënyrën lidhore

në atë gjuhë.

23. Për sa i takon gjuhës shqipe, çështja në shqyrtim paraqitet edhe më e ndërlikuar,

sepse zgjidhja e saj kushtëzohet nga sqarimi i vetë çështjes së paskajores në këtë gjuhë

(shih & 10). Në rast se pranohet mendimi që shqipja apo “protoshqipja” ka pasur një

paskajore sintetike, atëherë është e nevojshme të përcaktohet koha e mënjanimit të saj -

para apo pas krijimit të paskajores së tipit me ba. Po të jetë mënjanuar para krijimit të

formës së tipit me ba, d.m.th. në një kohë relativisht të hershme, atëherë vështirë se

mund të mendohet për një ndikim grek në këtë rast. Nga ana tjetër, në rast se pranohet

që paskajorja sintetike në gjuhën shqipe është mënjanuar krahas gramatikalizimit të

togut të tipit me ba, atëherë arsyeja e mënjanimit të saj duhet kërkuar në dukurinë e

njohur që një formë arkaike ia lëshon vendin dalëngadalë një forme të re më shprehëse.

Natyrisht, në këtë rast do të pranohej edhe që tipi me ba ka qenë përftuar në mbarë

shqipen dhe atëherë duhej shpjeguar arsyeja e mënjanimit të kësaj forme analitike në të

folmet jugore të kësaj gjuhe.

Përkundrazi, po të pranohej mendimi që shqipja nuk ka pasur kurrë një paskajore

sintetike para asaj të tipit me ba, atëherë çështja e mënjanimit të paskajores mund të

shtrohej vetëm për të folmet jugore të kësaj gjuhe, në rast se edhe ato e kanë pasë

zhvilluar dikur formën e tipit me ba (shih edhe & 12). Sido që të jetë, çështja e

mospranisë së formës së pashtjelluar analitike të tipit me ba në të folmet jugore të

shqipes, në përgjithësi, në periudhën e dokumentuar të kësaj gjuhe mbetet për t'u

sqaruar. Kjo është edhe arsyeja që kjo dukuri ka tërhequr me të drejtë vëmendjen e atyre

studiuesve, që janë marrë me çështjen e mënjanimit të paskajores në gjuhët ballkanike.

Një pjesë e këtyre kanë parë këtu një nga pasojat e ndikimit, që greqishtja si gjuhë

kulture ka ushtruar, ndër të tjera, edhe mbi të folmet jugore të shqipes. Kështu p.sh.

kanë menduar Sandfeldi (:1930, 175 v.), Rohlfs-i (:1958, 733 v.) etj., të cilët zhdukjen e

paskajores në gjuhët ballkanike në përgjithësi e kanë shpjeguar nëpërmjet ndikimit të

greqishtes (shih edhe & 18). Por nuk ka munguar edhe ndonjë shpjegim tjetër për rastin

në shqyrtim. Është fjala për mendimin e pathemeltë të Gabinski-t (;1967, 48), i cili

zhdukjen e paskajores së tipit me ba në të folmet jugore orvatet ta shpjegojë nëpërmjet

hipotezës së tij të paargumentuar mbi të ashtuquajturin “substrat grek” në ToskëriTF60FT.

Kurse La Piana (: 1939, 144) mendon se zhdukja e paskajores në dialektin jugor të

shqipes është përftuar në mënyrë të pavarur nga greqishtja.

24. Mundësia që paskajorja në një gjuhë të mënjanohet nën ndikimin e një gjuhe tjetër,

nuk përjashtohet, mjafton të kihet parasysh ç'u tha për këtë dukuri në bullgarishte dhe

maqedonishte (shih & 22). Prandaj nuk ka si të mos merret në vështrim mundësia që

greqishtja të ketë ndikuar në mënjanimin e paskajores së tipit me ba në të folmet jugore

T59T Në Cu privire la “uniunea lingvistica balcanic£”, Înlocuirea infitivului prin construcœii personale în

limba român£, cituar sipas Iv£nescu-t: 1980, 416.

T60T Për pasaktësinë e një mendimi të tillë shih Demiraj: 1986, 1012 (shënimi 14).

146

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!