06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

BASHKËPËRKIMI I RASAVE

GJINORE DHE DHANORE

KREU V

1. Qysh nga Mikloshiзi (shih & 15) e këtej është vënë në dukje se në gjuhët ballkanike

është përftuar, ku më herët e ku më vonë, bashkëpërkimi formal i rasave gjinore e

dhanore. Një dukuri e tillë, e cila nuk është e panjohur edhe në ndonjë gjuhë tjetër jashtë

BallkanitTF1FT, del si e papritur sidomos për gjuhët, që e kanë ruajtur pak a shumë mirë

sistemin e lakimit, sepse rasat gjinore e dhanore, për nga funksionet, dallohen shkoqur

njëra nga tjetra. Siз dihet, rasa gjinore ka shërbyer kryesisht për të shprehur përcaktorin

e emritTF2FT, kurse dhanorja ka shërbyer kryesisht për të shprehur kundrinën e zhdrejtë, pra,

për të plotësuar foljen-kallëzues. Të kihet parasysh se edhe për nga mbaresat këto dy

rasa në përgjithësi kanë qenë të dalluara nga njëra-tjetra.

2. Prandaj bashkëpërkimi formal midis rasave gjinore e dhanore në gjuhët ballkanike, të

cilat kanë edhe mjaft bashkëpërkime të tjera midis tyre, është trajtuar si një ndër

ballkanizmat kryesorë. Dhe, siз pritej, të gjithë ata që janë marrë me shqyrtimin e kësaj

dukurie, janë përpjekur të shpjegojnë edhe burimin si edhe përhapjen e saj në gjuhët e

ndryshme ballkanike. Lidhur me këtë зështje, disa gjuhëtarë në këtë rast kanë parë një

nga shfaqjet e ndikimit të substratit të vjetër (shih & 15). Disa të tjerë edhe në këtë rast,

ashtu si për ballkanizmat e tjerë që dalin edhe në greqishte, burimin e dukurisë në

shqyrtim e kanë kërkuar pikërisht në këtë gjuhë të vjetër kulture të Ballkanit (shih &

16). Kurse disa të tjerë kanë vënë në dukje ndikimin e latinishtes. (shih & 17).

3. Për të dhënë një gjykim sa më të mbështetur për këtë зështje, është e nevojshme që

më parë të parashtrohet përmbledhtas si paraqitet bashkëpërkimi formal midis rasave

gjinore e dhanore në gjuhët e ndryshme ballkanike dhe sa e vjetër duhet të jetë kjo

dukuri në secilën prej tyre. Dhe po nisim me greqishten.

Në greqishte qysh nga shekujt e parë të e.r. përdorimi i formës së gjinores edhe me

vlerën e dhanores ka qenë diзka që bie në syTF3FT. Por në greqishten e re kuptimi i rasës

T1T Kështu

T2T Edhe

T3T Shih

p.sh. në persishten e vjetër dhanorja është bashkëpërputhur me gjinoren, në armenishe me

gjinoren dhe vendoren (shih Brugmann: 1913, 458). Po kështu edhe në latinishten e epokës klasike

dhanorja e emrave të lakimit të parë është “konfonduar” me gjinoren (shih Ernout: 1935, 34. Për

përzierjen e këtyre dy rasave në latinishte shih edhe & 17).

në përdorimet e kësaj rase në funksionin e kallëzuesit emëror ose të kallëzuesorit të kryefjalës

apo të kundrinës (d.m.th. në ndërtime të tipit Ai është i gojës. Ai duket i gojës. Atë é kam të nënës).

kemi të bëjmë, në thelb, me funksionin e përcaktorit, duke u nënkuptuar lehtë një emër tjetër para

rasës gjinore. Në disa gjuhë i.e., si p.sh. në greqishte dhe në latinishte, gjinorja përdoret edhe si

rrethanor vendi.

Sandfeld: 1930, 186: “Pra, ekzistenca e një gjinore - dhanoreje në greqishte është një fakt i

vërtetuar, që shkon deri në shekujt e parë të erës sonë (shih Dieterich. Untersuchugnen, f. 149 v.)”.

69

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!