http://www.dielli.net në këtë rast nuk është për t'u përjashtuar krejt një ndikim i mundshëm nga ana e gjuhëve fqinje, rumanishtes dhe greqishtes. 78
http://www.dielli.net KREU VI PRAPAVENDOSJA E NYJËS SHQUESE 1. Prapavendosja e nyjës shquese është radhitur me të drejtë ndër ballkanizmat më tipikë, megjithëse një dukuri e tillë ndeshet edhe në gjuhë të tjera i.e. jashtë Ballkanit, si p.sh. në armenishteTF1FT, në gjuhët skandinaveTF2FT, madje edhe në gjuhë të tjera i.e. dhe joieTF3FT. Vështrimi i kësaj dukurie si një ballkanizëm i përftuar në rrymë të shekujve në trevat ballkanike është i kuptueshëm, po të mbahet parasysh fakti i njohur që ajo ndeshet në gjuhë ballkanike, që u përkasin grupeve të ndryshme të familjes i.e., siç janë shqipja, rumanishtja, dhe bullgarishtja e maqedonishtja. Të kihet parasysh, ndër të tjera, se në grupin e gjuhëve romane, ku bën pjesë rumanishtja, nyja shquese është e paravendosur, dhe se gjuhët e grupit sllav në përgjithësi nuk kanë zhvilluar ndonjë nyjë shqueseTF4FT. 2. Në gjuhët ballkanike me nyjë shquese të prapavendosur, kjo, ashtu si në gjuhët e tjera i.e. që e kanë zhvilluar këtë mjet gramatikor, është përftuar nga evolucioni i përemrave dëftorë përkatës. Madje, në shqipe dhe në rumanishte nyja shquese e prapavendosur i ka ruajtur në një farë mase edhe format rasore gjegjëse të përemrave dëftorë përkatësTF5FT. Kurse në bullgarishte e maqedonishte nyja shquese e prapavendosur del sot me një formë rasore të vetme, duke qenë se ato e kanë humbur prej kohësh sistemin e lakimit në përgjithësiTF6FT. Por, nga ana tjetër, në maqedonishten perëndimore dhe në ndonjë T1T Në T2T Shih T3T Shih T4T Mendimi T5T P.sh. T6T Sipas armenishte, siç dihet, ka një seri prej tri nyjash të prapme, nëpërmjet të cilave shenjohet një send i caktuar pranë folësit (-s), larg folësit (-d), ose as afër, as larg tij (-n). Një dukuri e ngjashme është përftuar edhe në maqedonishten perëndimore (shih & 2). Steblin-Kamenskij: 1953,194 v,; po ai: 1957,55. Tagliavini: 1924,515-522. i mbrojtur nga disa gjuhëtarë (si p.sh. nga Hirti: 1934,166) se në gjuhët sllave dhe lituane të ashtuquajturit mbiemra të caktuar të tipit dobr-yj “i mirë” etj. janë formuar duke marrë në fund një nyjë të prapme, kështu siç është shprehur, nuk del i mbështetur. Nyja shquese, si e tillë, nuk mund të shfaqej tek mbiemri, pa pasë lindur më parë tek emri. Kjo vërejtje vlen në radhë të parë për mbiemrin e paemërzuar, i cili të gjitha kategoritë gramatikore i ka të kushtëzuara nga ato të emrit, që përcakton. Për më tepër, mbiemri kategorinë e shquarsisë nuk e ka. Por edhe kur në ndonjë gjuhë ai përdoret me nyjë pas një emri të shquar, atëherë nyjën rregullisht e merr sipas emrit. P.sh. të krahasohen në greqishte të re: o ánthropos o agathós; i (η) gynaíka i (η) agathí, to paid(h)í to agathó (njeriu i mirë, gruaja e mirë, fëmija i mirë”) etj. të krahasohen në shqipe format rasore të nyjës së prapme të gjinisë mashkullore njëjës me ato të dëftorit gjegjës: mal -i- : a-i, mal-i-t : a-ti(j); po kështu të krahasohen në rumanishte format e nyjës së gjinisë mashkullore njëjës me ato të përemrit dëftor gjegjës latin: lup-u-l : ille, lupu-lui : illui, etj. Mirçevit: 1950,150, nyja e prapme në bullgarishten e vjetër dilte me forma të ndryshme rasore. Ai shton se gjurmë formash rasore të nyjës së prapme ndeshen ende në të folmet bullgare të Rodopit 99