06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

përfshirë edhe ato fjalë të përbashkëta, që kanë pësuar ndërrimin -l- > -ll- dhe -s- > -sh-

në gjuhën shqipe. Pra, në këtë shtresë të vjetër të përbashkët parasllave duhen përfshirë,

ndër të tjera, fjalët brez < + bren-z (rumanisht brоu), kulpën/kulpër (rum. curpen), avull

(rum. abur), mugull (rum, mugur), niegull/mjegull (rum. negure), dhallë (rum. zarЈ),

shtrep (rum. strepede), shtrungë (rum. strungЈ), etj. Këtu duhen përfshirë edhe fjalë të

tilla, si baltë (rum. baltЈ), i bukur (krahaso rum. a se bucura), buzë (rum. buzЈ), gardh

(rum. gard), gushë (rum. guµЈ), kurth (rum. cursЈ), mëz (rum. mоnz), nepërkë (rum.

nЈpоrcЈ), përrua (rum. pоrоu), sorrë (rum. cioarЈ), vatër (rum. vatrЈ) etj.

9. Fjalët e kësaj shtrese (shih & 8) mund të kenë qenë pjesërisht fjalë të përbashkëta të

“nënës” së shqipes dhe të substratit të rumanishtes, që si gjuhë i.e. mund t'i kenë

trashëguar ato nga një fond i hershëm i.e. Por pjesërisht ato mund të kenë depërtuar nga

njëra gjuhë në tjetrën nëpërmjet marrëdhënieve të gjata, që kanë pasur popujt e vjetër

fqinjë të Gadishullit Ballkanik. Gjithashtu nuk duhet përjashtuar as mundësia që ndonjë

apo disa nga këto fjalë ta kenë pasur burimin tek ndonjë gjuhë më e lashtë, që flitej në

trevat ballkanike para ardhjes së ilirëve, trakasve etj. në këto trevaTF7FT. Por një shtresim

kohësor i mëtejshëm i këtyre fjalëve të vjetra të shqipes e të rumanishtes kërkon

hulumtime dhe studime të mëtejshme. Përndryshe, në vend të disa përfundimeve të

sigurta do të mbetemi në fazën e supozimeve të paargumentuara bindshëm.

10. Midis shqipes e rumanishtes vihet re edhe një bashkëpërkim në ndërtimin e disa

përemrave dhe ndajfoljeve të përngjitura me kuptim të pacaktuar. Është fjala për

përemrat dhe ndajfoljet e tipit kush-do, зfarë-do, ku-do, kur-do(herë), nga-do etj. Këto

janë formuar nëpërmjet njëfjalëzimit të dy gjymtyrëve të një fjalie të varur. Kështu, nga

ndërtime të tipit Këtë e bën kush do; Këtë e gjen ku do (=ku dëshiron) etj. është arritur

në ndërtime të tipit Këtë e bën kushdo; Këtë e gjen kudo, etj.

Për nga tipi i ndërtimit këto fjalë përemërore të shqipes kanë ngjashmëri me fjalët

përemërore të rumanishtes të tipit cine-va, care-va, unde-va etj., ku elementi i parë është

cine- “kush”, care- “cili”, unde- “ku” etj., ndërsa elementi i dytë -va i përgjigjet formës

foljore -do të shqipes. Por nga kuptimi këto fjalë të përngjitura të rumanishtes u

përgjigjen fjalëve të përngjitura të shqipes të tipit ndo-kush, ndo-ku-nd etj. Në kuptimin

e fjalëve të tipit kushdo, kudo etj. në rumanishte përdoren fjalët e përngjitura të tipit oricine,

ori-care, ori-unde etj., ku elementi i parë ori-(=do-) është i paravendosur.

Njëfarë ngjashmërie ka edhe midis fjalëve përemërore të përngjitura të shqipes të tipit

di-kush, di-sa etj. dhe fjalëve përemërore të përngjitura të rumanishtes të tipit ne-µ-care,

(=dikush), ne-µ-tine (= dicili), ne-µ-te (=diзka) etj. Në gjuhën shqipe fjalët në shqyrtim

janë formuar nga përngjitja e kallëzuesit di të një fjalie kryesore njëkryegjymtyrëshe

dhe të përemrit a të ndajfoljes pyetëse, që shërbente si gjymtyrë e vetme e një fjalie të

nënrenditur kundrinore (pyetëse të zhdrejtë). Pra, ato kanë dalë nga përngjitja e pyetjeve

të tilla; Di (unë) kush? Di (unë) ku? etj. Kurse në rumanishte fjalët përemërore të

përngjitura të tipit neµcare janë formuar nga përngjitja e fjalive të tilla, si Ne µtiu care

(=Nuk di kush).

Ngjashmëria midis shqipes dhe rumanishtes në ndërtimin e këtyre fjalëve përemërore të

përngjitura, sidomos të atyre të tipit kush-do dhe ndo-kush, është diзka që bie në sy. Por

vështirë se ky bashkëpërkim mund të jetë aq i vjetër, sa të na bëjë të pranojmë një

trashëgimi të përbashkët të këtyre dy gjuhëve qysh nga ajo periudhë, kur të parët e

shqiptarëve dhe të rumunëve kishin kontakte të drejtpërdrejta ndërmejt tyreTF8FT.

T7T Si

T8T Për

të tillë disa gjuhëtarë mbajnë p.sh. fjalën mal (shih Solta: 1980,20,113, me literaturë).

më shumë hollësira shih Demiraj: 1986,516 v. 527 v.

159

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!